BallinaTEZKIJELidhja me All-llahunNdikimi i një buzëqeshje të këndshme

Ndikimi i një buzëqeshje të këndshme

 

Ndikimi i një buzëqeshje të këndshme

Sa i përket hadithit ku i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem! – ka thënë:

“Mos e nënvleftësoni asnjë veprim të mirësisë, qoftë edhe të jetë takimi i vëllait tënd me një buzëqeshje të këndshme në fytyrën tënde.” [Sahihul Muslim]

Shejh Uthejmini ka thënë:

“Një e buzëqeshur e këndshme shkakton që njerëzit të lumturohen, të fitohet dashuria dhe pëlqimi i tyre, dhe bën që të dy palët të kenë mendime të mira për njëri tjetrin. Vetëm provoje dhe do ta shohësh.

Përkundrazi, nëse do të mrroleshe para njerëzve, ata do të qëndronin larg nga ti dhe nuk do të ndiheshin rehatshëm të uleshin afër teje apo të flitnin me ty.

Kjo gjendje bile mund të shkaktojë që të prekesh me një sëmundje të rrezikshme: shtypjen e lartë të gjakut. Pasja e një gjoksi të qetë dhe një buzëqeshje të këndshme është ilaçi më i dobishëm dhe masa më e mirë parandaluese për këtë sëmundje. Për këtë arsye, mjekët këshillojnë njerëzit të cilët vuajnë nga kjo sëmundje të qëndrojnë larg nga ajo e cila i shqetëson dhe zemëron ata, sepse këto gjëra edhe më shumë e trazojnë këtë sëmundje.

Një buzëqeshje e këndshme ka ndikim shërues në këtë gjendje/çështje, sepse ajo çon në një kraharor të qetë, dhe bën që të tjerët të duan ty.”

Referenca: “Upright Moral Character”, nga Ibën Uthejmin, fq. 49]

Përshtati: Meriton M.

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read