BallinaTEZKIJELidhja me All-llahunPërmbledhje nga Dersi “Mos u Dorëzo” – Hoxhë Lulzim Susuri

Përmbledhje nga Dersi “Mos u Dorëzo” – Hoxhë Lulzim Susuri

 

Përmbledhje nga Dersi “Mos u Dorëzo” – Hoxhë Lulzim Susuri 

 

  1. Mos të kaloj asnjë ditë pa e përmend Allahun – qoftë përmendjen e mëngjesit dhe të mbrëmjes etj. Zaten njeriu atë që e do e përmend shumë, e ne Allahun duhet ta duam më së shumti.
  2. Qëndro dhe flej me abdes – kjo është praktikë e Muhamedit –alejhis-selam!-. Abdesi është armë dhe mburojë e besimtarit.
  3. Fale namazin në xhami, apo së paku bëja vetes synim që së paku të falësh një vakt në ditë.
  4. Lexo Kuran çdo ditë, e nëse nuk gjete kohë, qoftë edhe një ajet, ashtu që të regjistrohesh prej lexuesëve të Kuranit…
  5. Lexo disa faqe nga librat fetar që ta shtosh diturinë dhe njëkohësisht imanin…
  6. Respekto dhe fute gëzim tek prindërit, sidomos tek nëna – qoftë me fjalë apo materialisht. Respektimi i prindërve është derë për në xhennet.
  7. Këshilloji dhe lutu çdo ditë për fëmijët tuaj, qoftë edhe me vetëm nga një këshillë në ditë. Ti i edukon dhe i don ata më së shumti.
  8. Mos u shtri për të fjetur bile pa i falur dy rekate namaz. Pastaj flij.
  9. Mos e harro këtë lutje: “Allahumme-lhimni rushdek” (O Allah më jep udhëzmin dhe inspirimin në çdo send). Udhëzimin dhe inspirimin në çdo gjë që të flet, vepron, sheh, dëgjon, punon, lëviz, shkruan vetëm hajrin…
  10. Prezanto së paku një herë në javë në ders/ligjeratë fetare, jashta dersit të xhumasë. Shto diapazonin e diturisë, qoftë edhe në qytete të tjera.
  11. Ndihmoju familjarëve dhe të tjerëve në gjëra të ndryshme të dobishme. Të paktën bile buzëqeshi dikujt.

 

 Linku i dersit të plotë: 

Mos u dorëzo•hoxhë Lulzim Susuri Youtube

 

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

 

Must Read