Origjina e Muhamedit (sal-lallahu alejhi ue selem) dhe e familjës së tij
Origjina e Resulullahut e është klasifikuar në tri periudha koho-re. Pjesa e parë është pranuar si e saktë nga të gjithë autorët e Sires. Këtu përmendet prejardhja e Resulullahut e deri tek Adnani. Pjesa e dytë është në lidhje me brezin hyrës të Resulullahut e, nga Adnani e gjer te Ibrahimi e.
Aty ka edhe mospajtime mendimesh. Pjesa e tretë ka të bëjë meorigjinën lidhur nga Ibrahimi e e deri tek Ademi e.Te brezi i fun-dit ka të dhëna, të cilave nuk mund t’u besohet me siguri të plo-të.
Shkalla e parë e origjinës:
Muhammed b.Abdullah b. Abdul-Muttalib – i quajtur Shejbe, ibën Hashim – i quajtur Amër, – ibën Abdi Menaf – i quajtur El-Mugire, – ibën Kussaj – i quajtur Zejd, – ibën Kilab b. Marre b. Ka’b b. Lu’a b. Galib b. Fahër – i quajtur Kurejsh, sipas tij, fisi mori emrin, – Ibni Malik b. En-Nadar – i quajtur Kajs, – b. Ken’aneh b. Huzejmeh b. Mudriket – i quajtur Amir, – ibën Ilijas b. Mudar b. Nazzar b. Me’ad b. Adnan.[1]
Shkalla e dytë:
Këtu llogaritet vija hyrëse, duke filluar prej Adnanit, i cili është djali i Edd b. Humejs b. Selaman Ibni Avs b. Berz b. Kamval b. Ebi b. Avam b. Nashid b. Haza b. Beldas b. Judlah b. Tabih b. Xhahim b. Nahish b. Mahij b. I’id b. Abkar b. Ubejde b. ed-Du’a b. Hemdan b. Senber b. Jethrebij b. Jah; Zen b. Jehhan b. Eravij b. Dishan b. Ajser b. Efnad b. Ejham b. Naksar b. Nahas b. Zerah b. Semij b. Mezzij b. Avdat b. Aram b. Kajdar b. Ismail b. Ibrahim e.[2]
Shkalla e tretë:
Vija hyrëse nga Ibrahimit u deri tek Ademi u është kjo: Ibrahimi u është djali i Tarihit, i cili është quajtur Azer – ibën Nahur b. Sar’u (ose Sarug) b. Rauv b. Lamik b. Metuveshleh b. Ehnuh – thonë se ky është Idrisi u – ibën Jerid b. Mehlail b. Kajnan b. Anusheh b. Shejth b. Adem u.[3]
Familja e Pejgamberit
Familja e Resulullahut e është e njohur me emrin Hashimitët, sipas gjyshit të tij Hashim b. Abdi Menafit. Andaj do të themi diçka për familjen Hashimi.
I. Hashimi:
Ky e ka trashëguar mbikëqyrjen rreth furnizimit të haxhilerëve me ujë dhe me ushqim nga Beni Abdi Menafi. Më parë përmendëm se Abdi Menafi dhe Abi-d-Dari janë pajtuar dhe i kanë ndarë pozitat mes tyre. Hashimi ka qenë mekas i dalluar dhe i pari që u ka siguruar ushqim haxhilerëve (përshesh – bukë të grimcuar). Emri i tij ka qenë Amër, kurse Hashim ofiq (llagap) e ka fituar për shkak të thërrmimit të bukës për përshesh. Ai, gjithashtu është i pari që ka caktuar dhe zbatuar praktikisht udhëtimin dimër – verë të kurejshëve për tregti. Për mirësinë dhe mendjemprehtësinë e tij flasin edhe shumë poetë paraislamikë.
Disa ngjarje interesante janë të lidhura me Hashimin.
Ai tregon se një herë niset për tregtar në Sham. Kur arrin në Jethrib (Medinë) martohet me Selmën, vajzën e njëfarë Amri nga familja Beni Adijj Nexhar dhe ngel aty për të jetuar tek ajo. Pas një kohe, kur niset përsëri për në Sham, ajo mbetet shtatzënë. Hashimi vdes në Gazzë, qytet në Palestinë, e Selmalind Abdul-Muttalibin në vitin 497, të cilit i jep emrin i Thinjuri, për shkak të ballukës së thinjur me të cilën u lind.[4]
Selmakujdesej për fëmijën në shtëpinë e babait të saj, në Medinë. Për të nuk dinte kurrgjë familja e Hashimit nga Meka. Hashimi ka pasur katër djem dhe pesë vajza. Djemtë quheshin: Esed, Ebu Sajfi, Nadleh dhe Abdul-Muttalib, kurse vajzat: Esh-Shifa, Halide, Daife, Rukaja dhe Xhenete.[5]
II. Abdul Muttalibi
Thamë se furnizimi i haxhilerëve me ujë dhe me ushqim nga Hashimi ka kaluar te vëllai i tij El-Muttalib b. Abdi Menafi, i cili gëzonte autoritet të madh, ishte i nderuar dhe i famshëm ndër fisin e vet. Kurejshët e quanin El-Fejjad-bujar. Kur Shejbe (më vonë Abdul-Muttalibi) bëhet djalosh, për të dëgjon xhaxhai i tij El-Muttalib b. Menafi dhe shkon në Jethrib për ta kërkuar. Kur e gjen dhe e sheh, fillon të qajë, e përqafon dhe e hip në devenë e vet. Djaloshi zbret dhe nuk do që të shkojë me të, pa lejen e nënës së vet. El-Muttalibi e pyet, por ajo refuzon t’ia japë djalin xhaxhait. Atëherë El-Muttalibi i thotë asaj:
“Ai do të shkonte në çifligun e babait të vet, në tempullin e Zotit”, andaj nëna e lejon të shkojë. El-Muttalibi hyn në Mekë kaluar mbi deve e prapa tij djaloshi. Njerëzit tregonin me gisht nga djaloshi dhe thoshin:
“Ky është rob i Abd-Muttalibit.” El-Muttalibi ju thotë: “Duhet të keni turp, ky është djali i vëllait tim – Hashimit.” Djaloshi jetoi te xhaxhai i vet derisa u bë më i pjekur. Dikur, përafërsisht në atë kohë El-Muttalibi vdes në Redman, vend ky në Jemen.
Të gjitha punët e tij i trashëgon Abdul-Muttalibi. Të gjithë kushërinjtë dhe pjesëtarët e fisit filluan ta duan, sepse ishte bujar, i ndershëm, i drejtë dhe i aftë në kryerjen e punëve. Ai ia rriti edhe më tepër famën fisit të vet.[6]
Pas vdekjes së El-Muttalibit në Jemen, Neufeli me dhunë uzurpon oborrin e Abdul-Muttalibit. Ai kërkoi ndihmë nga kurejshët, por ata i përgjigjen: “Nuk dëshirojmë të ndërhyjmë mes teje dhe Neufe-lit, sepse ai është xhaxhai yt”. Atëherë Abdul-Muttalibi thërret da-jën e vet nga Jethribi për ta ndihmuar. Daja i tij, Ebu Sead b. Adijj, niset për në Mekë me tetëdhjetë kalorës. Në hyrje të Mekës, e pret Abdul-Muttalibi dhe i thotë: “Eja të shkojmë në shtëpi, o dajë.” “Jo, për Zotin, pa u takuar me Neufelin”, dhe nisen për në shtëpinë e Neufelit. Ai po rrinte afër Ka’bes me disa kurejshitë dinjitozë. Kur e pa Ebu Seadi, nxori shpatën dhe briti: “Për Zotin dhe për Ka’ben, nëse nuk ia kthen tokën Abdul-Muttalibit, do të të ther me këtë shpa-të.” Neufeli iu përgjigj: “Që tani ia kthej, e tij është”, e vërte-tuan edhe të pranishmit. Ebu Seadi bujti tek Abdul-Muttalibi tri net, pastaj e bëri umren dhe u kthye në Medinë.
Pas kësaj ngjarjeje Neufel b. Abdi Shems b. Abdi Menafi, lidhi marrëveshje me benu hashimitët. Kur fisi Huza’ah e sheh se çfarë ndihme fitoi Abdul-Muttalibi prej dajës së vet, Ebu Seadit, nga fisi En-Nexhar, thanë: “Ashtu siç e keni lindur ju, edhe ne, e kemi lindur (sepse nëna e Abdul-Muttalibit ishte nga fisi Huza’ah), prandaj ne jemi më tepër të nevojshëm se ju për t’i ndihmuar atij.”
Prandaj ata shkuan edhe në Mekë, hynë në Këshill dhe lidhën marrëveshje më benu hashimitët, pastaj edhe me benu abdi shemsët – fisin e Neufelit.
Kjo ndërlidhje mes fiseve të Medinës dhe Mekës, e forcuar kështu, do të jetë një nga faktorët e rëndësishëm për çlirimin e Mekës, që do ta mësojmë më vonë.[7] Është me rëndësi të përmendim dy punë të vlefshme që ka bërë Abdul-Muttalibi për Ka’ben:
Hapja e pusit Zem-zem dhe mbrojtja e Ka’bes në luftën me elefantin.[8]
I. Abdul-Muttalibit i është urdhëruar në ëndërr që të hapë pusin Zem -zem, dhe i është treguar vendi ku duhej gropuar. Gjatë gropimit gjeti sende që i kishin fshehur xherahimët kur patën ikur nga Meka, gjeti shpata, stoli dhe dy kaproj ari. Me shpata e stolisi portën e Ka’bes, në to i vendosi (gozhdoi) kaprojtë e artë, e muroi pusin dhe hapësirën për rreth pusit për haxhilerët. Kur u zbulua pusi Zem-zem, kurejshët u grindën me Abdul-Muttalibin duke thënë: “Ne duam të marrim pjesë me ty”, e ky u përgjigj: “Kurrsesi, unë jam i zgje-dhur për këtë punë”. Ata nuk e lanë të qetë derisa e nxorën para gjyqi te magjistari nga beni seadët. Ende pa u kthyer në shtëpi, këta rrugës hasën shenja që paralajmëronin se Abdul-Muttalibi kishte të drejtë. Atëherë Abdul-Muttalibi u betua se: Në qoftë se Zoti do t’i dhuronte dhjetë djem e ai do të jetonte gjersa ata të rriteshin e ta ndihmonin, do ta flijonim njërin prej atyre para Ka’bes.
II. Mëkëmbësi i sundimtarit të Abisinisë në Jemen, Ebreheja, duke parë se arabët pelegrinote Ka’ben, ndërtoi një kishë të madhe në San’a. Ai dëshironte që haxhilerët të ktheheshin në San’a, në vend të Mekës.
Kur njëri nga fisi Ken’aneh dëgjon për këtë ndodhi, hyn natën në këtë kishë dhe ndyen ballinën e saj me fëlliqësirë. Kur Ebreheja dëgjon për këtë, hidhërohet shumë, mbledh një ushtri prej 60 mijë luftëtarësh dhe niset në Mekë për të rrënuar Ka’ben.
Për vete zgjodhi elefantin më të madh, të cilit i hipi dhe niset për në Mekë. Ushtria kishte 9 ose 13 elefantë dhe kur arriti në vendin Mugammese, ndaloi të pushonte dhe të përgatitej për të hyrë në Mekë. Kur arriti në luginën Mehser, ndërmjet Muzdelifes dhe Minnes, elefanti u ndal dhe u shtri, duke refuzuar për të shkua drejt Ka’bes. Thuhet se janë munduar ta ngrenë me zor, por nuk kanë mundur dot, e kur e tërhiqnin në ndonjë anë tjetër, ai ngrihej menjëherë.
Ndërsa Ebreheja dhe ushtria e tij kishin probleme me elefantin, Allahu Y dërgoi mbi ta zogjtë Eba-Bil, të cilët gjuanin mbi ushtrinë e Ebrehes copa nga balta e pjekur, dhe Allahu Y i shndërronte ata porsi gjethe të brejtura nga krimbat. Zogjtë kishin pamje të çuditshme si dallëndyshe të balsamosura. Secili nga zogjtë mbarte nga tre gurë, një në sqep dhe dy në kthetra. Kur e qëllonte dikë me këtë masë, nuk shpëtonte dot, i shkapërderdhej trupi dhe vdiste në vend. Ushtarët e Ebrehes nuk u goditën të gjithë. Disa filluan të iknin, por gjatë rrugës shumica prej tyre e pësuan, prandaj u shpërndanë në të gjitha anët.
Ebreheja u ndëshkua me një sëmundje, nga e cila i ranë majat e gishtërinjve. U kthye në San’a me kraharor të çarë ku vdiq shpejt.
Kurejshët e Mekës, duke parë se Meka do të sulmohej nga një ushtri e madhe, ikën nëpër kodra. Vetëm kur kaloi rreziku ata u kthyen të sigurt në shtëpitë e tyre.[9] Kjo ngjarje ka ndodhur në mu-ajin muharrem, 50 ose 55 ditë para lindjes së Muhammedit e, që i përgjigjet fundit të shkurtit ose fillimit të marsit të vitit 571, sipas kalendarit.
Kjo ngjarje – mbrojtja e Ka’bes nga rrënimi – sigurisht ishte dhuratë e Allahut Y, që ia dhuroi Pejgamberit e dhe Shtëpisë së Tij, Bejtullahut, sepse nëse e shikojmë Kuddusi-Sherifin, vërejmë se këtë kible e kishin pushtuar armiqtë e Allahut, jobesimtarët, dhe i kishin nënshtruar muslimanët, siç ka ndodhur në vitin 587 para erës së re me Buhatanaserin, pastaj këtë e pushtuan romakët në vitin 70 sipas kalendarit.
Ka’ben dhe kiblën në Mekë nuk ka mundur ta pushtojë askush, megjithëse banorët e Mekës ishin jobesimtarë.
Për këtë ngjarje në Mekë dëgjuan, jo vetëm vendet fqinje, por edhe fuqitë udhëheqëse e qytetëruese të asaj kohe. Abisinasit mba-nin lidhje të forta me romakët dhe me persianët. Së shpejti pas kësaj ngjarjeje, persianët erdhën në Jemen dhe e nënshtruan atë.
Kjo ngjarje, gjithashtu, i tregoi botës shenjtërinë e Shtëpisë së Zotit, dhe se Meka është vend të cilin Allahu Y e ka zgjedhur si Vend të Shenjtë.
Nuk është për t’u çuditur përse Allahu Y e shpëtoi këtë vend nga rrënimi, kur dihet se prej këtej doli më i besueshmi El-Emin – Pejgamberi i fundit i Allahut Y.
Abdul- Muttalibi ka pasur dhjetë djem. Këta janë: El-Harithi, El-Gajdaku, Ez-Zubejri, Ebu Talibi, Abdullahu, Hamza, Ebu Lehebi, El-Mekumi, Saffari dhe El-Abbasi.
Në disa libra numërohen njëmbëdhjetë djem, e i njëmbëdhjeti ka qenë Kathem. Në të tjerat janë trembëdhjetë djem dhe i shtojnë edhe Abdul-Ka’bin dhe Huxhlanin, por me siguri të plotë dihet për dhjetë djem. Përveç dhjetë djemve, Abdul Muttalibi ka pasur edhe gjashtë vajza. Ato janë: Ummul-Hakim, e quajtur El-Bejda, pastaj Berret, Atika, Safija, Erva dhe Umejma.[10]
III. Abdullahu është babai i Resulullahut e. Nëna e Abdullahut është Fatimja, vajza e Amër b. Aidh b. Umran b. Mahzum b. Jekadhe b. Merret.
Abdullahu ka qenë djali më i bukur dhe më i dashur i Abdul-Muttalibit. Ky ka qenë njëherësh edhe flijimi – kurbani i premtuar. Ngjarja thotë: Kur Abdul-Muttalibit i lindën dhjetë djem, dhe kur ata u rritën, i mblodhi rreth vetes dhe u tregoi për premtimin e dhënë. Ata e miratuan këtë. Ai ua shkroi emrat e tyre në shigjetëza dhe të gjitha ia dha kaddahut – njeriut i cili hidhte shortin. Shigjeta e parë u kthye drejt Abdullahut. Abdul- Muttalibi e mori djalin dhe e dërgoi në Ka’be për ta therur, por kurejshët, dajallarët dhe vëllai i tij Ebu Talibi, nuk lejuan ta bënte këtë. Abdul Muttalibi u tha: “Atëherë si ta përmbush betimin tim?”
Ia mbushën mendjen që përsëri të shkonte te shortari dhe t’i thoshte që tani të hidhte shigjetëzën mes Abdullahut dhe dhjetë deveve. Nëse del tek Abdullahu, le të shtojë numrin e deveve, dhe gjithnjë kështu, derisa shigjeta të bjerë mbi devetë që Zoti të jetë i kënaqur. Nëse binte mbi devetë atëherë ato do t’i therte para Ka’bes.
Dhe, kur numri i deveve arriti në njëqind, vetëm atëherë shigjetëza ra prej Abdullahut mbi devetë. Abdul-Muttalibi i flijoi këto në vend të djalit. Gjer atëherë vlera e gjakut tek arabët ishte dhjetë deve, e pas kësaj ngjarjeje arriti në njëqind deve, gjë që këtë e vër-tetoi edhe Islami.
Rrëfehet se Resulullahu e ka thënë: “Unë jam i biri i dy flijimeve” (Ismailit dhe babait të tij Abdullahut).[11]
Abdul-Muttalibi i zgjodhi për grua djalit të tij Eminen, vajzën e Vehbi b. Abdi Menaf b. Abd Zehre b. Kulabit. Në atë kohë ajo ishte vajza më e bukur dhe më e ndershme ndër kurejshët, si nga origjina ashtu dhe nga pozita. Babai i saj ishte kryepar i familjes Zehra, e njohur për nga prejardhja dhe nderi. Abdullahu martohet dhe me gruan e vet jeton në Mekë. Pas disa kohësh babai e dërgon në Medinë që të furnizohet me hurma, ku edhe ndërron jetë.
Disa thonë se është nisur në Sham për të bërë tregti, por në Medinë takon një karvan të kurejshëve dhe, për shkak sëmundjes, ndalet aty ku edhe vdes dhe varroset në varret Nabig El-Xhadi. Vdes në moshën njëzet e pesë vjeç, dhe para lindjes të djalit të tij, Muha-medit e.
Ky është mendimi i shumë historianëve.
Ka edhe nga ata që thonë se Abdullahu ka vdekur dy muaj pas lindjes së fëmijës.[12] Kur në Mekë arrin lajmi për vdekjen e tij, Eminia e shpreh pikëllimin e saj të madh në vargje shumë prekëse.
E tërë pasuria që Abdullahu kishte lënë pas vetes kanë qenë: pesë deve,një tufë të vogël delesh dhe robëreshën abisinase, Berket, me ofiqin Ummu Ejmen, e cila është kujdesur për Resulullahun e.[13]
[2] Brezin e ka tubuar Muhammed Sulejman el-Mensur Fevri nga el-Kelbi dhe Ibën Sa’dit pas verifikimit.
[3] Ibni Hisham: I/2, 3, 4. Telkihu Fuhumi ehli-l-Ether, f. 6. përmbledhja e Sireve të Taberaniut f. 6. dhe Rahmetun li-l-Alemin II/18 (Në disa vepra emrat janë të shkruar në mënyra të ndryshme, kurse disa mungojnë).
[11] Ibni Hisham: I/151-155; Rahmetun-l-Alemin: II/89, 90; Muhtesar Siretu Resulullah nga En-Nexhdi, f. 12, 22, 23.