BallinaARTIKUJHadith dhe SunetDuaja që thuhet me rastin e ndonjë fatkeqësie

Duaja që thuhet me rastin e ndonjë fatkeqësie

Duaja që thuhet me rastin e ndonjë fatkeqësie

Jeta e njeriut në këtë botë kalimtare është e mbushur me sprova të shumta në veten e tij, në familjen dhe pasurinë e tij. Prandaj, duhet që ai të bëjë durim dhe të shpresojë shpërblimin e Allahut për atë që e godet. Me të vërtetë Allahu është Ai që shpërblen më së miri!

Allahu i Madhëruar thotë: “Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit, të cilët kur i godet ndonjë fatkeqësi, thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti I tyre; ata janë në rrugën e drejtë!”(Surja el Bekare, 155-157)

Allahu thotë: “S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në Libër (Leuhi Mahfûdh) më parë se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë!”(Surja Hadid, 22)

Ummu Selemeh radijAllahu anha ka thënë: “E lam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sle-lem duke thënë: “Nëse ndonjëri goditet me ndonjë fatkeqësi dhe thotë: “Inna il lahi ue inna ilejhi raxhiun. Allahumme axhirnij fi musibeti ue ekhlif li khajran minha – Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi. O Zoti im, më shpërble për fatkeqësinë time e më jep (ma zëvendëso) me diçka më të mirë sesa ajo!”, Allahu do ta shpërblejë në atë fatkeqësi që e ka goditur dhe do t’i japë atij diçka më të mirë sesa ajo.”
Tha Ummu Selemeh: “Kur vdiq Ebu Selemeh, thashë ashtu siç më urdhëroi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. E mu dhurua më mirë sesa ai (Ebu Selemeh), (mu dha) i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem (u martua me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue selem.). “(Transmeton Muslimi)

Allahu i Madhëruar thotë: “Me të vërtetë, pas vështirësisë vjen lehtësimi!” (Surja Inshirah, 5)

Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!

Burimi:
Libri: “Sunetet e Harruara 1”

Must Read