Disa vepra që të afrojnë me Xhenetin
1. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush e takon Allahun duke mos i bërë shirk në asgjë, do të hyj në Xhennet.” (Transmeton Buhariu)
2. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush beson në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, e fal namazin, e agjëron ramazanin ka të drejt tek Allahu që ta futë në Xhennet.” (Transmeton Buhariu)
3. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush ndërton një xhami, duke e kërkuar kënaqësinë e Allahut, Allahu ia ndërton atij një te ngjashme në Xhennet” (Transmeton Buhariu)
4. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush e fal sabahun dhe ikindinë do të hyj në Xhennet”. (Transmeton Buhariu)
5. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush shkon në xhami apo kthehet nga ajo Allahu ia përgatit atij një shtëpi në xhenet sa herë që shkon dhe kthehet.” (Transmeton Buhariu)
6. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush ma garanton mua gjuhën dhe organin (gjenital) e tij, Unë ia garantoj atij Xhenetin.” (Transmeton Buhariu)
7. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush i falë 12 rekate brenda ditës, do t’i ndërtohet një shtëpi në Xhennet.” (Transmeton Muslimi)
8. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush niset në rrugë që të kërkoj dituri, Allahu do t’ia lehtësojë me të rrugën për në Xhennet.” (Transmeton Muslimi)
9. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Nëse myezini thotë: Allahu Ekber-Allahu Ekber, e dikush nga ju thotë: Allahu Ekber-Allahu Ekber… (Pastaj e ka përmendur ezanin)… pastaj (muezini) thotë: Hajje ales-slah, e dikush nga ju thotë: La havle ve la kuvvete il-la bil-lah. Pastaj (muezini) thotë: Hajje alel felah. E dikush nga ju thotë: La havle ve la kuvvete il-la bil-lah… e pastaj(muezini) thotë: La ilahe il-lAllah. E përcjellësi nëse thotë: La ilahe il-lAllah me zemër te sinqertë, do të hyj në Xhenet.” (Transmeton Muslimi)
10. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Çdo Musliman i cili merr abdes dhe e plotëson atë, e pastaj ngritët dhe i falë dy rekate me përkushtimin e zemrës dhe fytyrës së tij, i obligohet atij Xheneti”. (Transmeton Muslimi)
11. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush thotë jam i kënaqur me Allahun-Zot, Islamin si fe dhe Muhamedin, alejhi selam, si të Dërguar do të hyj në Xhennet.” (Transmeton Ebu Davudi)
12. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Vërtetë sinqeriteti të çon në bamirësi, dhe bamirësia të çon në Xhennet.” (Transmeton Buhariu)
13. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Ai i cili viziton ndonjë të sëmurë apo një vëlla për hir të Allahut, do të hyj në Xhennet”. (Transmeton Tirmidhiu)
14. Muhamedi. alejhi selam, ka thënë: “O ju njerëz, shpërndajeni selamin, jepni ushqime dhe faluni kur njerëzit flenë, do të hyni në Xhennet.” (Transmeton Tirmidhiu)
15. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Umreja mes umres është falje gjynahesh mes tyre, dhe Haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër pos Xhenetit”. (Transmeton Buhariu)
16. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Me të vërtetë Allahu ka 99 emra e kush i mëson (i vërteton dhe përfiton nga përmbajtja e tyre), do të hyjë në Xhennet.” (Transmeton Buhariu)
17. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kam parë një njeri në Xhennet për shkak se kishte hekur nga rruga një gjemb/therrë që pengonte besimtarët.” (Transmeton Muslimi)
18. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje; Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd, me sa të kem mundësi; Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar. Unë jam mirënjohës ndaj dhuntive të Tua, i pranoj mëkatet e mia, prandaj më fal, sepse mëkatet nuk mund t’i fali askush tjetër përveç Teje”. Ka thënë: “Kush e thotë gjatë ditës me bindje në të, e nëse vdes gjatë ditës para së të ngrysë, ai do të jetë nga banorët e xhenetit, e nëse e thotë gjatë natës i bindur në të, e vdes para se të gdhijë, ai do të jetë nga banorët e Xhenetit.” (Transmeton Buhariu)
Përktheu : Valdet Kamberi
Burimi: www.islamifejaevertete.com