BallinaARTIKUJHadith dhe SunetA e dini se në xhenet është një shtëpi e quajtur “bejtul...

A e dini se në xhenet është një shtëpi e quajtur “bejtul hamd shtëpia e falënderimit?!

Në xhenet është një shtëpi e quajtur “bejtul hamd shtëpia e falënderimit”. Me të Allahu i veçon ata që e bëjnë hamd Atë kur janë në mirëqenie dhe vështirësi, si dhe ata që tregohen të durueshëm ndaj caktimit të hidhur.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kur dikujt prej njerëzve i vdes fëmija, Allahu i pyet engjëjt: “A ia morët shpirtin fëmijës së robit Tim?” Thonë: “Po.” Thotë Allahu: “A ia morët frytin e zemrës së tij?” Thonë: “Po.” Thotë Allahu: “Çfarë tha robi im?” Thonë: “Të falënderoi dhe tha: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.” Thotë Allahu: Ndërtojani robit Tim një shtëpi në xhenet dhe emërtojeni “shtëpia e falënderimit! Tirmidhiu.

Ky e ka bërë hamd Allahun në fatkeqësi, përmes këtij hamdi e ka arritur këtë pozitë kaq të lartë në xhenet. Secilit nga ne i lind pyetja se si të arrij të jem falënderues ndaj Allahut, si të arrij këtë nivel.

Ibën Tejmije rahimehullah përgjigjet më së miri. Ai thotë: “Që njeriu ta lavdërojë dhe falënderojë Allahun gjatë fatkeqësive, janë dy shkaqe që e shtyjnë në këtë:

  1. Të dijë me bindje se Allahu e meriton hamdin (Allahu çdo gjë e ka krijuar në mënyrën e plotë e të përsosur, çdo gjë që e vepron, e vepron me një urtësi të plotë).
  2. Të dijë me bindje se zgjedhja e Allahut për robin e Tij (për një gjë që t’i ndodhë) është më e mirë sesa zgjedhja e tij për veten e tij. Në çdo gjë që Allahu e cakton për robin e Tij besimtar, ai ose do të tregohet i durueshëm nëse ajo është fatkeqësi, ose do të jetë falënderues nëse është mirësi.
    Kjo është pa dyshim më mirë për të në të dy gjendjet.”

/Hoxhë Lulzim Perçuku.
Fikhu i dhikreve dhe lutjeve/

Must Read