1️⃣ Tregohet një histori e përhapur në Egjipt, në Amara, për një grua, e cila lutej gjithmonë me lutjen: ‘O Zot, m’i jep 2 milion pa lodhje, o Zot Ti je Bujar, m’i bëj rrizk 2 milion!’ Dhe Zoti ynë iu përgjigj lutjes së saj dhe ia solli 2 milion, por ato 2 milion ishin, për fat të keq, dijeh (shpagim që i jepet familjes së të vrarit) e të birit të vrarë.
SubhanAllah!!!
2️⃣ Tregohet historia e një zonje, e cila e lodhur nga puna që bënte, lutej që Zoti t’i bënte rrizk një pushim e të qëndronte në shtëpi, e lutej: ‘Zot më jep disa kohë pushim të qetësohem e të rehatohem!’ Shoqja e cila e dëgjon, i thotë që mund t’ia kërkojë lejen drejtorit, por ajo ngulte këmbë se e donte pushimin pa ia kërkuar atij.
Një ditë prej ditëve, i thyhet këmba dhe qëndron 2 muaj në shtëpi pa mundur të lëvizë, “pushim” total, dhe tregohet se qe penduar për lutjen e bërë.
🔹Prej urtësisë së këtyre historive është se, ai që kërkon pasuri, apo të martohet, apo çdo lloj furnizimi le t’ia kërkojë Allahut me ‘afijeh’ (shëndet i plotë dhe pa probleme). Sepse çdo mirësi në këtë dynja pa ‘afije’ pa shëndet të plotë, nuk ka asnjë vlerë.
🔸Argument për këtë është ajo çfarë i ka ndodhur imam Ahmed Ibn Hambel, Allahu e mëshiroftë, i cili i lutej Allahut të Lartësuar që të mësonte përmendësh Kur’anin:
“Allahu iu përgjigj lutjes time dhe unë e mësova Kur’anin përmendësh, por isha në burg, sepse kur u luta harrova t’i kërkoj Allahut ta mësoj Kur’anin dhe të kem ‘afijeh’, të kem shëndet dhe të jem pa probleme.”
🔹Ndodh që, të gjitha ato që të dhurohen të jenë sprovë dhe ato që nuk të jepen të jenë mirësi.
Prandaj, lutjuni Allahut për hajrin (më të mirën) dhe afije-n (shëndet të plotë)!!