BallinaARTIKUJKuran dhe TefsirBleta - Nga mrekullitë Kuranore

Bleta – Nga mrekullitë Kuranore

“Nga barqet e saj del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. Vërtet që kjo është shenjë për ata që përsiatin.” Nahël: 69

Në këtë ajet Allahu na tregon për bletën. Po pse tha “nga barqet e saj” dhe jo “nga barku i saj”?
Është vërtetuar shkencërisht se bleta ka tre barqe. E merr nektarin dhe e fut në barkun e parë si fazë e parë. Pastaj hapet një valvul dhe nektari zbret në barkun e dytë dhe këtu e kthen atë në mjaltë. Në fund të barkut të dytë është një valvul që nuk lejon zbritjen e mjaltit për në barkun e tretë përveç shumë pakëz, diçka e nevojshne për bletën që i shërben për t’u ushqyer që më pas të fluturojë.
Kur bleta kthehet në koshere, mrekullia ndodh këtu: rikthen atë që ndodhet në barkun e dytë, pra mjaltin e deponuar aty, që nuk e lejoi të kalojë në barkun e tretë ku ndodhen zorrët e bletës në mënyrë që mjalti të jetë i pastër.

Must Read