BallinaTEZKIJEMëkatët dhe PendimiGjurmët e shëmtuara të mëkateve

Gjurmët e shëmtuara të mëkateve


Gjurmët e shëmtuara të mëkateve

Ibn Kajjim El-Xheuzijjeh

 

Dijetari i njohur Ibn Kajjim El-Xheuzijjeh në librin e tij të famshëm „Ed-Deu ued-Deveu“ (në shqip: Sëmundja dhe Ilaçi“ ka përmendur një vargë të gjatë të pasojave nga mëkatët, edhe pse në librin e tij ai i shpjegon secilën prej tyre gjerësisht, por mendoj se neve na mjafton si këshillë që t’i përmendim vetëm  titujt në pika të radhitura, kurse për më tepër duhet t’i kthehemi librit.

 

Gjurmët e shëmtuara të mekateve:

  

  1. Të privuarit nga Dituria.
  2. Të privuarit nga furnizimi (rrisku).
  3. Ngurtësimi i zemrës.
  4. Ngurëesia e zemrës së mekatarit ndaj njerëzve dhe sidomos nga njerëzit e mirë.
  5. Vështirësimi i punëve.
  6. Zemrën e mekatarit e mbulon errësira.
  7. Mëkatet dobësojnë zemrën dhe trupin.
  8. Të privuarit nga Adhurimi.
  9. Mëkatet pakësojnë vitet e jetës dhe fshijnë bereqetin e saj.
  10. Mëkati sjellë mekatin (saherë që bën një mëkat, të dytin e bën edhe me lehtë).
  11. Mëkatet dobesojnë zemrën,
  12. Mëkatet e zhveshin zemrën nga urrejtja për to.
  13. Mëkatet bëhen shkak për poshtërimin e njeriut,
  14. E keqja e mëkateve kalon edhe tek njerezit e tjerë dhe tek kafshet,
  15. Mëkatet shkaktojnë përbuzje.
  16. Mëkatet fshijnë mendjën.
  17. Mëkatet vulosin zemrën,
  18. Mëkatet shkaktojnë mallkimin.
  19. Mëkatet bëhen shkak për privimin nga lutja e të Dërguarit të Allahut dhe Melekëve të Tij.
  20. Mëkatet janë shkak për fatkeqësi.
  21. Mëkatet shuajnë xhelozinë e zemrës.
  22. Mëkatet fshijnë turpin.
  23. Mëkatet dobësojnë madhërimin e Allahut.
  24. Mëkatet bëhen shkak për harresën e njeriut nga Zoti i tij.
  25. Mëkatet janë shkak për të dalë nga rrethi i mirësisë
  26. Mëkatet janë shkak për shpërdorimin e të mirës
  27. Mëkatet janë shkak për dobësimin e  marshimit te zemrës drejtë Allahut,
  28. Mëkatet fshijnë begatitë dhe sjellin fatkeqësi.
  29. Mëkatet janë shkak i frikës dhe tmerrit në zemër.
  30. Mëkatet e largojnë zemrën nga rruga e drejtë
  31. Mëkatet e verbojnë vizionin e zemrës
  32. Mëkatet e përulin shpirtin dhe e shpërfillin at.
  33. Mëkatet janë shkak për të qenë nën robërinë e shejtanit dhe në burgun e dëshirave.
  34. Mëkatet bëhen shkak për uljen e rëndësisë tek Allahu dhe tek krijesat.
  35. Mëkatet i rrëmbejnë  të zotit të tyre epitetet e lavderimit dhe i mveshin epitetet e shpërfytyrimit.
  36. Mëkatet ndërpresin lidhjen e njeriut me Zotin e tij.
  37. Mëkatet fshijnë begatinë e fesë dhe të dunjasë
  38. Mëkatet janë shkak i përuljës, nënçmimit dhe papërfillshmërisë.
  39. Mëkatet i japin guxim krijesave të ndyshme kundër bërësit të tyre.
  40. Mëkatet e tradhëtojnë bërësin e tyre atëherë kur ka nevojë.
  41. Mëkatet  verbojnë zemrën dhe dobësojnë vizionin (largpamësinë) e saj.
  42. Mëkatet janë armatim për armikun e njeriut.
  43. Mëkatet bëhen shkak për harrimin e vetëvetës dhe lënien e saj pas dore.
  44. Mëkatet fshijnë mirisitë e tashme dhe ato të ardhshmet.
  45. Mëkatet largojnë melekët prej njeriut.
  46. Mëkatet bëhen shkak i shkatërrimit në këtë botë dhe në botën tjetër
  47. Mëkatet bëhen shkak i dënimeve ligjore fetare
  48. Etj.

 

Allahu na ruajt prej secilit mëkat që na shkakton ndonjërën nga këtë pika!

 

Përktheu librin: Genc Plumbi, Shtëpia botuese “JEHONA” – Tiranë

Përgatiti: Liridon Trstena, 25.03.2011

Burimi: http://www.islamifejaevertete.com

Must Read