BallinaPse ISLAMI?Pse Islami është zgjedhja jonë e vetme?

Pse Islami është zgjedhja jonë e vetme?

Njeriu është pjesë e një tërësie, me ndjenjë të brendshme për t’u nënshtruar dhe prirje për të kërkuar Krijuesin e Tij. Këtë në Islam e quajnë Fitreh. I Dërguari i All-llahut, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka deklaruar:
“Secili fëmijë që lind, lind në Islam, por prindërit e tij e kthejnë atë në të krishterë ose në hebre”.

Njeriu e di se Toka është një pjesë e vogël e gjithësisë ku ai jeton. Në këtë Tokë të vogël, krijesa të panumërta janë paraqitur dhe ende vazhdojnë të paraqiten për çdo ditë. Njeriu nuk mimd të besojë se gjithçka e rrethon ka ndodhur rastësisht. Ai e kupton se ky Univers nuk është vetëm një grumbull i disa objekteve të pakuptimta e të pakoordinuara. Vetë logjika i tregon njeriut se gjithë kjo duhet të ketë një Krijues, një Përgjegjës, një Kontrollues. Por kush mund të jetë Krijues i këtij Universi të mrekullueshëm, i cili shtrihet deri në pakufi! Nuk mund të jetë askush tjetër përveç All-llahut i cili nuk ka gabime e dobësi, vetëm All-llahu posedon tipare, veti e cilësi hyjnore. Fuqia dhe Mëshira e Tij nuk kanë kufij. Ky krijues (All-llahu) nuk është njeri, por nuk është as kafshë e as bimë, as idhull e as skulptura, sepse asnjëri nga të lartpërmendurit nuk mund të krijojë asgjë. Në të vërtetë, ai duhet të jetë ndryshe nga krijesa e Tij. Shumë fakte e shkaqe, na tregojnë se ai është shumë më madhështorë në krahasim me gjërat që ai krijon. E ata, njerëzit e ndriçuar nga Islami e quajnë Atë “All-llah”.

 

All-llahu thotë:
“Thuaj: Ai, All-llahu është Një All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet)
për çdo nevojë. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.Dhe Atij askush nuk i është i barabartë“.

(El-Ihlas: 1-4)

Gjithashtu është e pakundërshtueshme që të gjitha këto cilësi hyjnore të perfeksionuar lidhe për një qenie të Gjithëfuqishme. Është e paarsyeshme që të dy personalitete të bashkëjetojnë nëse ata kanë cilësi, veti, tipare të barabarta. Një është qënia supreme e cila posedon dhe kontrollon këtë gjithësi (All-llahu). Prandaj politeizmi është tërësisht i shkyçur, sepse nëse ekzistonin më shumë zota ata do të ndesheshin në mes vete.Përveç kësaj, dituria e njeriut ka arritur në një pikë që konfirmon se çdo gjë në gjithësinë e pafund është kompletuar dhe funksion në një harmoni absolute që nga krijimi i saj. Secila pjesë e gjithësisë është e ndërvarur dhe e rregulluar më ligjet hyjnore (ato të All-llahut), dhe ka kahen e vet të veprimit dhe ekzistimit.Islami është feja e cila bazohet në nënshtrimin e një Zoti të vërtetë, koncept ky i Monoteizmit, d.m.th. adhuxim i vetëm një Zoti. Fjala “Islam” në gjuhën arabe do të thotë “nënshtrim dhe paqe”. Dëshira e All-llahut është që njeriu t’i nënshtrohet vetëm Atij dhe të jetojë në paqe.

 

“…Sot persosa per ju fene tuaj,plotesova ndaj jush dhuntine Time,zgjodha per ju Islamin fe“.(El-Maide:3)

Must Read