BallinaAKTUALEOpinionePërralla mbi laicizmin shtetëror të Kosovës

Përralla mbi laicizmin shtetëror të Kosovës

Përralla mbi laicizmin shtetëror të Kosovës
Ende pa dalë mirë tymi i bardhë nga oxhaku në kapelën Sistinë në Vatikan, një simbolikë kjo e zgjedhjes së Papës së ri, politikanët shqiptarë (jo vetëm nga Kosova), filluan mbase të parët me urimet e tyre për Papën e ri. Dikush me laps, e dikush me telefon, uruan përfaqësues dhe organizata të krishtera në vend dhe më gjerë. E, për çudinë e të gjithëve, Kosova, siç u shpreh në telefonatën e tij Ministri i Jashtëm, Enver Hoxha, e kishte pritur me gëzim këtë lajm?! Kam shumë pikëpyetje para këtij “gëzimi”. Cfarë lidhje ka fati i Kosovës me Vatikanin? Ose, emërimi i Jorge Bergoglio-s, çfarë ka të bëjë me Kosovën, kur, e para, zgjedhja zhvillohet në kushte tepër sekrete për publikun. Këta të fundit vetëm nga oxhaku mund ta marrin vesh se çfarë ka ndodhë. E dyta, Kosova nuk është pranuar nga Vatikani, dhe problem nuk është pranimi, por justifikimi i refuzimit. E dini, ka shtete që për të mos krijuar precedente me territore që kanë nën administrim, nuk e kanë pranuar Kosovën, por rasti me Vatikanin, është krejtësisht ndryshe. Vatikani zyrtar jo vetëm që nuk e ka pranuar Kosovën, por ai është radhitur në anën e Serbisë, duke shpjeguar qëndrimin me po ato fakte dhe dëshmi millosheviqiane që i thonë edhe çetnikët serbë. Nuk di se çka e ka gëzuar Ministrin? Nëse ka marrë premtime për njohjen e Kosovës, tash kur politikës po i duhen shifrat më shumë se miqtë, le ta thotë. E treta, Kosova është shtet laik, kështu që zhvillime sikur këto mund të jenë lajme, por jo gëzime. Politika është neutrale ndaj fesë ndërsa laicizmi i saj është demonstruar si alergjik ndaj fesë. Nëse për Kosovën zgjedhja e Papës është gëzim popullor, ndërsa në Kosovë nuk ka hiç më shumë se 2% katolikë, atëherë çfarë gëzimi do të duhej të paraqiste zgjedhja e një Kryemyftiu në Arabinë Saudite, kur 96% e kosovarëve janë myslimanë. Jo vetëm që politikanët nuk do të merreshin me të, porse do ta injoronin tërësisht. Politikanëve tanë nuk iu bie ndërmend për figurat islame edhe nëse janë me origjinë shqiptare. Vehbi Sulejman Gavoçi, një erudit i dijeve islame, ndërroi jetë në muajin e kaluar në EBA, por askush nuk e përmendi. Kjo më bën t’i parashtroj edhe laicizmit një pikëpyetje. A mos vallë ai është neutral në kontekstin kosovar vetëm në raport me myslimanët? Apo se me logjikën e të fortit përcaktohen edhe botëkuptimet? Ditë më parë, për shkak të pjesëmarrjes ‘enigmë’ të dy ushtarëve të FSK-së në disa gara fetare në Rijad të Mbretërisë së Arabisë Saudite, u çua pluhur aq shumë saqë laikët gati sa nuk i “anatemuan” ata. Prapë çudi me këtë laicizëm. Ai është i veçantë dhe mbase i pashembullt në tërë botën. Laikë janë dhe amerikanët por ata kanë faltore në Bondsteel.
Nejse, ky nuk është paradoksi i vetëm kosovar.

Hoxhë Sedat Islami – SedatIslami.com
www.islamifejaevertete.com

Must Read