BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjePyetja ime ka të bëjë me ajetin numër 47 të sures Rrum

Pyetja ime ka të bëjë me ajetin numër 47 të sures Rrum

 

Pyetja ime ka të bëjë me ajetin numër 47 të sures Rrum

 

Pyetja:

Selam alejkum hoxhë i nderuar! E kam një pyetje që ka të bëjë me ajetin numër 47 të sures Rrum, ku Allahu thotë: “…Obligim Yni ishte të ndihmojmë besimtarët.”
Pyetja ime është: A vlen kjo ndihmesë edhe për ne tash si besimtar ndihma e Allahut, se ajeti po thotë se ka qenë?
Pyetja e dytë është: Pse Allahu po e quan veten në shumës, Yni?
Selam alejkum!

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

1. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne edhe para teje popujve të tyre u dërguam Pejgamberë dhe ata u erdhën atyre me argumente të qarta, e kundër atyre që bën krim, Ne ndërmorëm masa ndëshkuese. Obligim Yni ishte të ndihmojmë besimtarët.” (Rrum, 47)

Pjesa e ajetit: “…Obligim Yni ishte të ndihmojmë besimtarët”, ka ardhur në kohën e shkuar, që nënkupton se Allahu i Lartësuar ia kishte bërë Vetes obligim që t`i ndihmonte besimtarët. Ky ligj i Allahut të Lartësuar që t`i ndihmojë besimtarët është i vazhdueshëm do të jetë i vlefshëm edhe në Ditën e Gjykimit.
Allahu i Lartësuar tregon se si i ndihmoi muslimanët në betejën e Bedrit:
“Kur dy grupe prej jush gati u treguan të dobëta, po Allahu ishte që u ndihmoi atyre (që të mos largoheshin), andaj besimtarët le t’i mbështeten vetëm Allahut. Allahu u ndihmoi juve në Bedër kur ju ishit pak në numër, e për të qenë mirënjohës, keni frikë nga Zoti. Kur ti u thoshe besimtarëve: “A nuk është mjaft për ju që Zoti juaj t’ju vazhdojë ndihmën me tre mijë engjëjt e zbritur?” (Ali Imran, 122-124)
Gjithashtu thotë: “Nëse Allahu ju ndihmon, s’ka kush që mund t’ju mposhtë, e nëse Ai iu lë pa ndihmë, atëherë kush është ai pas Tij, që do t’ju ndihmojë? Pra vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët.” (Ali Imran, 160)
Dhe thotë: ”O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) Allahun, Ai ju ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja.” (Muhamed, 7)

2. Ndërsa në lidhje me përdorimin e shumësit për Allahun e Lartësuar, “Ne”, ose “Yni” në disa vende në Kuran themi se në gjuhën arabe kjo formë e përdorimit të shumësit për njëjës është e njohur dhe e pranuar. Gjithashtu komentuesit theksojnë se në Kuran përdoret shumësi për Allahun e Lartësuar për të vërtetuar madhërinë dhe fuqinë absolute të Tij. Allahu e di më së miri!
 

Alaudin Abazi


20.6.2008

 

Burimi: klubikulturor.com

www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read