Engjëlli regjistrues në të majtë pret
Ebu Umameh (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen se i Dërguari i Allahut (lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë:
“Shoqëruesi (Engjëlli) në të majtë, e mban lartë lapsin e tij për gjashtë orë për robin musliman, i cili gabon apo mëkaton. Nëse ky rob pendohet dhe kërkon faljen e Allahut për atë gabim apo mëkat, Engjëlli nuk e regjistron. Kurse, nëse robi nuk kërkon faljen e Allahut, Engjëlli e regjistron njëherë.”
Përmbledhur nga Et-Taberaniu në Kebir (7667), Ebu Ne’im në Hilje (6/124), El-Bejhaki në Shu’ab (6788). Graduar si “Hasen” nga El-Albani në “es-Sahihah” (1209)
Burimi: www.islamifejaevertete.com