BallinaAKTUALEZbulime ShkencoreBuzëqeshja, a e zgjat jetën?

Buzëqeshja, a e zgjat jetën?

 

 

 

 

 

 

Buzëqeshja, a e zgjat jetën?

 

A dëshiron të jetosh një jetë të qetë dhe të gjatë? Ekziston një metodë shumë e thjeshtë dhe falas. Ajo është buzëqeshja.

Në një studim shkencor bashkëkohor është konstatuar se buzëqeshja ka një ndikim shumë më të madh se ç’është parashikuar. Revista “Shkencat psikologjike” ka publikuar një studim lidhur me disa persona që kanë jetuar më tepër sesa të tjerët dhe kur ka përfunduar studimi i fotografive të marra prej tyre gjatë jetës së tyre, në fytyrat e tyre është shfaqur buzëqeshja në raste të ndryshme.

Shkencëtarët deklarojnë se personat që anojnë drejt buzëqeshjes, lumturisë dhe gëzimit, çrregullimet e tyre psikike thuajse janë mosekzistuese dhe kjo reflektohet në shëndetin e tyre dhe si rezultat i kësaj u ekspozohen më pak sëmundjeve dhe jetojnë për një periudhë më të gjatë.

Çfarë thotë feja jonë e pastër?

 

Të dashurit e mi! Sa herë që lexoj për ndonjë studim shkencor bashkëkohor në të cilin shkencëtarët deklarojnë se është hera e parë që kanë arritur deri te një rezultat, të njëjtin e rezultat e gjej në mësimet e Islamit tonë të pastër.

Kjo na jep të kuptojmë se Allahu vërtet e ka plotësuar këtë fe dhe nuk ka lënë ndonjë gjë të dobishme pa na ka folur për të dhe na ka urdhëruar me të, por nuk ka lënë as ndonjë gjë të dëmshme pa na paralajmëruar nga ajo.

I Dërguari ynë i dashur, Muhamedi, lavdërimi dhe paqja Allahut qoftë mbi të, na urdhëron për buzëqeshje duke thënë: “Buzëqeshja jote e drejtuar në fytyrën e vëllait tënd është sadakë.” Kjo është një nxitje nga Profeti i Allahut për të gjithë njerëzit që të mësojnë “artin e buzëqeshjes” si dhe të përhapin lumturinë dhe gëzimin ndërmjet tyre në mënyrë që të jetojnë një jetë më të bukur.

Kush thellohet në biografinë e Profetit, do të gjejë se jeta e tij ka qenë e mbushur me optimizëm, buzëqeshje dhe gëzim për mëshirën e Allahut. Ai nuk zemërohej për ndonjë çështje të kësaj bote, nuk mërzitej për ndonjë gjë në këtë botë kalimtare, nuk ishte i ashpër ose dashamirës i hakmarrjes, por ka qenë tolerant, i durueshëm, ua donte të gjithë njerëzve të mirën.

Allahu i Lartësuar nuk e ka përshkruar kot atë si mëshirë për botët. Ai thotë: “Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët.” (Enbija, 107)

Ai është mëshirë për besimtarin dhe mëshirë për jobesimtarin për faktin se mësimet me të cilat ka ardhur ai, po t’i zbatonte çdo njeri, do të fitonte të mira të shumta në këtë botë dhe në botën tjetër.

Mrekullia manifestohet në faktin se Profeti i Allahut ka inkurajuar për buzëqeshjen dhe ka urdhëruar për të në kohën kur arabët e injorancës buzëqeshjen e konsideronin si pikë të dobët, që njeriu nuk duhej ta praktikonte, por duhet të ishte fytyrëvrenjtur, i vrazhdë, që t’i tmerrojë njerëzit. I Dërguari i Allahut, paqja e Zotit qoftë mbi të, erdhi për t’i përmirësuar këto koncepte dhe për të vërtetuar se buzëqeshja konsiderohet gjëja më e vlefshme që mund t’i ofrosh vëllait tënd besimtar.

Tani, a dëshiron që Allahu të ta zgjasë jetën tënde? Atëherë, që nga ky moment mëso “artin e buzëqeshjes”, në mënyrë që të jetosh një jetë të qetë dhe të lumtur.

Vëllezër të nderuar! Gjëja më e vlefshme që e fton njeriun drejt gëzimit është mëshira e Allahut të Lartësuar, për të cilën na ka urdhëruar duke na thënë: “Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij – vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.” (Junus, 58)

Përshtati: Almedin Ejupi

Burimi: KlubiKulturor

www.islamifejaevertete.com

 

Must Read