BallinaAKIDEAkide të ndryshmeDy llojet e përçimit të diturisë

Dy llojet e përçimit të diturisë

Dy llojet e përçimit të diturisë

Pyetësi:Si mund të pajtojmë ndërmjet thënies së tij –sal-lAllahu alejhi ue sel-lem!- “Transmetoni nga unë qoftë edhe një ajet,” me kushtin, që thirrësi duhet të ketë dituri të mjaftueshme?

Shejh Salih el-Feuzan:Nuk kakundërshti këtu elhamdulilah, sepse përçimi i diturisë është dy llojesh: Përçimi i tekstit dhe përçimi i kuptimit.

Lloji i parë:Përçimi i tekstit [d.m.th. fjalëve] është diçka që cilido i cili ka mësuar përmendësh një tekst nga Libri i Allahut apo Suneti i Profetit të Tij mund ta bëjë, ai mund t’u ndihmojë njerëzve që ta mësojnë përmendësh atë… Kur të ketë mësuar përmendësh një sure apo një ajet ai mund t’u mësojë njerëzve atë sure, dhe kur të ketë memorizuar një hadith ai mund t’ua mësojë njerëzve. Kjo quhet bartje e tekstit dhe çdokush mund ta bëjë këtë, dhe për këtë arsye Kurani mësohet nga shumë njerëz të cilët nuk kanë dituri, por ata e kanë mësuar Kur’anin dhe e recitojnë mirë, dhe [ngjashëm] njerëzit të cilët nuk kanë dituri u mësojnë hadithe njerëzve sepse ata janë të mirë në mësimin përmendësh të haditheve dhe [kështu] i mësojnë njerëzit. Pasja e kuptueshmërisë [fikhut] nuk është kusht për përçimin e tekstit.

Lloji i dytë:Përçimi i kuptimit, d.m.th. shpjegimi i këtyre teksteve dhe sqarimi i rregullave dhe urtësive që gjenden aty—kjo është ajo e cila kërkon dituri dhe askush nuk duhet që ta zbatoj përveç dijetarit. Andaj, nuk ka kundërshti ndërmjet obligimit të përçimit dhe faktit që askush nuk i thërret njerëzit përveç atij i cili ka dituri rreth asaj tek e cila thërret, sepse daveti kërkon kuptueshmëri. Përçimi i kuptimit, kuptimit të teksteve dhe shpjegimeve të tyre dhe sqarimi i tyre njerëzve është i ndryshëm nga lloji i parë të cilën çdokush i cili ka mësuar përmendësh nga Libri i Allahut apo Suneti i të Dërguarit të Tij mund ta bëjë dhe t’i mësojë njerëzit, kjo është e mirë … që ai të ulet dhe t’i mësojë njerëzit dhe t’i bëjë që ta mësojnë përmendësh Kur’anin dhe t’i mësojnë përmendësh hadithet dhe tekstet [e tjera], kjo është [diçka] shumë e mirë por ne i themi atij: Mos u shpjego kuptimet njerëzve kur nuk i din ato [për vete].

El-Ixhabat el-Muhimmeh fil-Meshakil el-Mulimmeh, fq. 279-280.

Përkthim

Burimi: www.islamifejaevertete.com

Must Read