BallinaAKTUALETë ndryshmeExpress financohet nga organizata që deshi të bëj grusht shtet në Turqi

Express financohet nga organizata që deshi të bëj grusht shtet në Turqi

Express financohet nga organizata që deshi të bëj grusht shtet në Turqi

 

Fetullah Gylen, që shpesh herë është diagnostikuar nga imamët vendas dhe ata ndërkombëtar si një spiun që nuk ka lidhje me islamin. Mirëpo, ai qëndron mirë nga burimet financiare, organizata Gylen ka në pronësi të veten shumë kompani dhe media. Kohën e fundit është përmendur shumë për kundërshtimet e tyre ndaj qeverisë turke, shkruan IliriaSot.

Lëvizja Gylen kishte organizuar një grusht shtet, ku me një audiomontazh dhe nëpërmjet njerëzve që kishte futur në polici tentoi ta rrëzoj qeverinë, duke bërë lajme se kinse qeveria turke po dërgon armë terroristëve ekstremist. 

Përveç sherrit të madh që bënë në Turqi, tani lëvizja Gylen ka vendosur që ti vendoj një njollë shtetit turk edhe në Ballkan.
Ajo ka marrë nën financim disa media që njihen si islamofobe, në Kosovë ka dyshime se ka financuar Gazetën Express me 50.000 euro, të ardhura këto nga disa agjentë dhe të dorëzuara një gazetarit të Express-it.

Express me sugjerime të lëvizjes Gyleniste, projekton lajme të kopjuara nga mediet e Gylenit, gjegjësisht nga gazeta “Zaman”.
“Zaman” me disa lajme kohën e fundit tenton t’i lidh organizatat qeveritarë turke që operojnë në Kosovë, si “TIKA”dhe “YUNUS EMRE”, me terrorizmin dhe mbështetjen ndaj ISIS-it. Ndaj këtyre shpifjeve reagoi edhe ambasada turke ne Kosovë duke i quajtur këto fabrikime qëllim këqija.

Lëvizja Gylen i paraqet imamët e arrestuar si pjesëtarë të ISIS-it, që mbështeten nga shteti turk.
Express njihet si gazetë që sulmon qytetarët musliman në Kosovë dhe mundohet që me shpifje dhe akuza të pa argumentuara ti lidh me terrorizmin.

Lëvizja Gylen kohën e fundit është duke u bërë edhe më e fortë në Kosovë, pasi ka hapur disa universitete dhe shkolla të mesme.
Dyshohet se anëtarë të Lëvizjes Gylen shihen shumë shpesh në takime me gazetarë të Express-it, dhe se takimi i fundit i tyre ishte në kafenenë RINGS në Prishtinë.

Mbetet të shihet reagimi i Kosovës ndaj këtij grupacioni, që me shpifje dhe shantazhe tenton ti frikësoj hoxhallarët dhe shtetit turk ti humbin imazhin e mirë që ka në Kosovë./http://www.titulli.com/index.php?m=post&s=4443/

www.islamifejaevertete.com

Must Read