BallinaRekomandojmëKontrolloni zemrat, aty nis gjithçka

Kontrolloni zemrat, aty nis gjithçka

Atë zemër që Allahu nuk e lejon të pastrohet, nuk do ta pastrojnë as oqanet dhe as detet e botës edhe sikur të derdhen mbi të.
Allahu i Lartmadhëruar thotë për këtë:
{أُو۟لَـٰۤىِٕكَ ٱلَّذِینَ لَمۡ یُرِدِ ٱللَّهُ أَن یُطَهِّرَ قُلُوبَهُمۡۚ لَهُمۡ فِی ٱلدُّنۡیَا خِزۡیࣱۖ وَلَهُمۡ فِی ٱلۡـَٔاخِرَةِ عَذَابٌ عَظِیمࣱ}
“Këta janë ata, të cilëve Allahu nuk do t’ua pastrojë zemrat. Në këtë botë, ata janë të poshtruar, dhe në botën tjetër do të kenë dënim të dhembshëm”. [El-Maide: 41].

ShejhuI Islam Ibnu Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Vërtetësitë e imanit nuk hyjnë në zemër nëse në të ka diçka që e ndot atë prej mendjemadhësisë dhe zilisë”.
[Mexhmu’el-Fetava (13/242)].

Ndërsa Imam Es-Si’dij, Allahu e mëshiroftë, në interpretimin e këtij ajeti ka thënë:
“Kjo tregon se pastërtia e zemrës është shkak për çdo mirësi, biles është shkaku më i madh që thërret dhe tërheq për çdo fjalë të drejtë dhe çdo vepër të mirë”.

Hoxhë Hariz Allkoçi

Must Read