BallinaARTIKUJKuran dhe TefsirNdonjëherë harrojmë që edhe njerëzit janë sprovë për ne

Ndonjëherë harrojmë që edhe njerëzit janë sprovë për ne

Ndonjëherë harrojmë që edhe njerëzit janë sprovë për ne, Allahu i Madhëruar thotë:

“…Dhe Ne kemi bërë që disa prej jush të jenë sprovë për të tjerët. A do të jeni të durueshëm ju? E Zoti yt i sheh të gjitha.”

وَجَعَلْنَا بَعْضَكُمْ لِبَعْضٍ فِتْنَةً أَتَصْبِرُونَ ۗ وَكَانَ رَبُّكَ بَصِيرًا

Surja Furkan 20

Kuptimi i ajetit.

“Ne ju bëmë të jeni sprovë për njëri-tjetrin:

Kështu, profetët ishin sprovë për ata ku dërgoheshin. Ata nxirrnin në pah të bindurit nga të pabindurit. Nga ana tjetër, profetët vetë, Zoti i sprovoi duke i urdhëruar që të ftojnë krijesat në rrugën e drejtë. I pasuri është sprovë për të varfërin dhe i varfëri është sprovë për të pasurin. Në këtë mënyrë, sprovohen të gjitha krijesat me njëra tjetrën. Kjo botë është vendi i sprovës dhe belave. Qëllimi i të gjitha këtyre sprovave është që të duket shkalla e durimit. Ai thotë:

“… A do të jeni të durueshëm?“

A do të jeni të durueshëm e këmbëngulës dhe të plotësoni me përkushtim e përpikmëri detyrat tuaja, që Zoti ju ka ngarkuar, dhe kështu Ai t’ju shpërblejë? Apo nuk do të bëni durim, dhe kështu të meritoni ndëshkimin?

“Allahu është Ai që sheh çdo gjë.“

Ai i di mirë çdo gjendje tuajën, prandaj dhe Ai zgjedh dhe i dallon ata të cilët e meritojnë dhe janë të duhurit për të mbartur Shpalljen e Tij. Ai i di mirë edhe veprat tuaja dhe ka për t’ju shpërblyer për to. Nëse keni bërë vepra të mira, do t’ju shpërblejë me të mira, e nëse keni bërë të liga, ato do të merrni si dënim.

Tefsiri Sadit

Must Read