BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeVajza që falë namaz nuk lejohet të martohet me atë që nuk...

Vajza që falë namaz nuk lejohet të martohet me atë që nuk falet?


Vajza që falë namaz nuk lejohet të martohet me atë që nuk falet?

 

 

Pyetje: Jam vajzë njëzetvjeçare dhe e përkushtuar në fe. I zbatoj detyrimet fetare, namaz, agjërim e kështu me radhë. Kohë pas kohe vijnë shkues në shtëpi për të më kërkuar. Kur më tregojnë mua unë i pyes, se ai për të cilin më kërkojnë, a është i përkushtuar në fe, a e fal namazin? Ata më japin përgjigje jo bindëse, thonë se e falka xhumanë, apo ngjashëm. A më lejohet të pranoj një martesë me njerëz të këtillë?

 

 

Përgjigje: Nuk lejohet që vajza muslimane e përkushtuar në fe, që zbaton dispozitat e Fesë Islame, të martohet me një njeri që nuk fal namazin, sepse nuk i dihet halli atij që nuk fal namaz. Allahu i Madhëruar ka thënë: “…ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit, edhe të ndershmit janë për të ndershmet…” Nur 26. Çështjet e fesë janë me përparësi, pastaj vijojnë të tjerat.

 

Ali Shabani

Burimi: http://www.albislam.com

http://www.islamifejaevertete.com/

Must Read