Të pyes dijetarët apo ta kërkoj nëpër libra?
Pyetje: Në rast se më vështirësohet kuptimi i një çështjeje, apo komentimi i një ajeti nga Kurani, a është më përparësore që ta ka kërkoj atë nëpër librat (e fikhut) dhe tefsiret (komentimet) e Kuranit, apo të pyes për të ndonjërin prej dijetarëve tanë të besueshëm?
Përgjigje: Çështja ndryshon nga njëri tek tjetri. Kush i njeh çelësat e dijes dhe bazat e saja, dhe i kupton fjalët e autorëve të librave sipas terminologjisë së secilit, i kupton termat e autorit, nëse është kështu, atëherë është diçka e mirë që tu kthehet librave. Ndërsa ai që nuk i di këto gjëra dhe mund t’i kuptojë fjalët në mënyrë të gabuar, dhe nuk është i mirë në kuptimin e fjalëve të autorit, dhe qëllimin që ai ka pasur, në këtë rast është detyrë për të që të pyesë. Dhe të pyeturit e njerëzve të dijes është detyrë. Allahu (i Lartësuar) thotë: “Pyesni njerëzit e dijes nëse nuk dini”
Çfarë përfitojmë nga ky ajet? Nga ky ajet përfitojmë dy rregulla: Një rregull të qartë për çdo person dhe një tjetër që nuk e kupton askush tjetër përveç dijetarëve.
Rregulli i qartë dhe i kuptueshëm për të gjithë është: Ai që nuk di, e ka detyrim fetar që të pyesë. Dhe kjo detyrë është njësoj si namazi farz (obligim). Dhe turpi që të pengon nga pyetja është i qortueshëm. Dhe ai që nuk pyet është mendjemadh dhe i qortuar. Grada më e ulët e kërkimit të dijes është pyetja. Ai që nuk di të pyesë atë që di.
Rregulli tjetër që nuk e kupton askush veç dijetarëve është: Ekzistenca e një grupi njerëzish që pyeten, apo ekzistenca e dijetarëve në këtë ummet, të cilët plotësojnë nevojat që kanë njerëzit, është ‘farz kifaje’ detyrim kolektiv (që duhet ta marrë përsipër patjetër një pjesë e shoqërisë, përndryshe të gjithë janë gjynahqarë).
Kështu ajeti pohon ‘farzin ajn’ (detyrimin individual) dhe detyrimin kolektiv. Detyrim individual (për çdo person) është që ai i cili nuk di, të pyesë atë që di; ndërsa detyrimi kolektiv është që në çdo lagje, në çdo zonë ku jetojnë muslimanë, të jetë një grup njerëzish të cilët plotësojnë nevojat e tyre. Dmth është detyrë që në çdo fshat, (në çdo qytet) të jetë dikush që pyetet (për çështjet e fesë). Prandaj Khatib el Baghdadij thotë: “Është e ndaluar për ty të jetosh në një vend ku nuk ka dijetar” Kjo fjalë është shumë e rëndësishme dhe shumë e fortë!
Pra thotë: “Është e ndaluar për ty të jetosh në një vend ku nuk ka dijetar” Përse? Sepse nëse ti nuk i ke në rregull punët e dynjasë tënde diku, ti nuk banon në atë vend (shpërngulesh prej tij). Nëse nuk ke për të ngrënë e për të pirë në një vend, ti nuk banon aty. Që të kesh mundësi të jetosh jetë normale, të rregullohet dynjaja jote. Dhe që të rregullohet feja jote, duhet të banosh diku ku ka të atillë, që kur ti nuk di, t’i pyesësh ata, dmth të pyesësh ata që dinë.
Dakord po ummeti sot?! (Në ç’gjendje është?!) O kërkues të dijes! KUSH GJEN NË VETVETE SE E DO KËRKIMIN E DIJES, LE TA PËRGATISË VETEN QË T’I BËJË DOBI UMMETIT TË TIJ!!! Në mënyrë që ta plotësojë detyrimin që është mbi të gjithë muslimanët.
Sot ka braktisje të dijes fetare. Dhe detyrimi kolektiv nuk është përmbushur. Është detyrim kolektiv për gjithë ummetin që të ketë në të: fukaha (dijetarë të jurisprudencës islame), muhadithë (dijetarë të fjalëve të Profetit alejhisselam), mufessirë (dijetarë të komentimit të Kuranit) dhe muftinj (shumësi i mufti: ai që ka kapacitet të japë përgjigje fetare për një çështje), të cilët do të plotësojnë detyrimin kolektiv që ka ummeti.
Dijetarët thonë: Kush gjen në vetvete aftësi për ta kryer obligimin kolektiv, ky e ka detyrë individuale (farz ajn) që të angazhohet, të merret me këtë detyrim, (ta marrë përsipër atë) në mënyrë që të largojë gjynahun prej të tjerëve. E ka obligim që të përparojë (apo ta marrë përsipër këtë detyrë) dhe të mësojë.
Përktheu: Emin Bilali/udhaebesimtareve/