Pirja mesatare e alkoolit e lidhur me kancerin e gjirit
Shumë studime kanë ndërlidhur kancerin e gjirit me konsumimin e alkoolit, mirëpo detajet e shkallës së rrezikshmërisë nuk kanë qenë aq të qarta. Tani, the Nurses’ Health Study ofron vlerësime më të thukta: bile edhe pirja mesatare e alkoolit ka efekt në rritjen e prekjes nga kanceri i gjirit. Në këtë studim, 105 mijë gra ishin pyetur rreth dietës, stilit jetësor, dhe shëndetit për çdo disa vjet përgjatë 2 e më shumë dekadave. Afro 7700 raste të kancerit të gjirit ishin diagnostikuar tek këto gra gjatë kësaj kohe.
Gratë të cilat pinin 3 deri në 6 gota verë në javë, që i bije më pak se një gotë në ditë, kishin 15 përqind rritje të rrezikshmërisë relative për t’u diagnostikuar me kancer, krahasuar me gratë që nuk pinin fare. Mirëpo, gratë të cilat konsumonin dy ose më shumë pije në ditë kishin gjasa që të prekeshin nga kanceri për 50 përqind. Hulumtuesit sugjerojnë se alkooli duket të rrit nivelet e estrogjenit në qarkullin e gjakut, që mund të jetë arsye e ndërlidhjes.
[ JAMA, Journal of the American Medical Association Nov. 2, 2011]
Burimi: http://jama.ama-assn.org/content/306/17/1884.abstract
Përshtati: Meriton Muriqi