BallinaTEZKIJEMëkatët dhe PendimiStudim: Muzika, televizioni, leximi dhe depresioni!

Studim: Muzika, televizioni, leximi dhe depresioni!

Studim: Muzika, televizioni, leximi dhe depresioni!

Hulumtuesit:
Brian A. Primack, MD, EdM, MS; Jennifer S. Silk, PhD; Christian R. DeLozier, BS; William G. Shadel, PhD;Francesca R. Dillman Carpentier, PhD; Ronald E. Dahl, MD; Galen E. Switzer, PhD 

Adoleshentët të cilët janë dëgjues të etur të muzikës kanë një rritje të shprehur të rrezikut për Çrregullimin e Depresionit Madhor (ÇDM), përderisa ata të cilët janë lexues të etur me sa duket kanë një rrezik shumë më të vogël për ÇDM, sugjerojnë hulumtimet e reja.

Çrregullimi i depresionit madhorë është një sëmundje në të cilën ndryshe nga depresioni i zakonshëm personi ndjehet i pikëlluar, i humbur, i zemëruar dhe i frustruar për një kohë më të gjatë duke ndikuar në jetën e përditshme.

Në studimin e bërë me më shumë se 100 adoleshent, hulumtuesit gjetën se adoleshentët të cilët dëgjuan muzikë më shumë kishin mundësi 8.3 herë më shumë për ÇDM se personat të cilët janë ekspozuar më pak ndaj muzikës. Në kontrast nga ky fakt adoleshentët të cilët lexonin më shumë kishin shumë më pak mundësi për të fituar ÇDM.

,,Nuk ishte befasi fakti që ne gjetëm një lidhje ndërmjet muzikës dhe depresionit, por ishte një befasi që kjo lidhje ishte shumë e fuqishme,’’ tha për Medscape Medical News, udhëheqësi i studimit Brian A. Primack, MD , asistent profesor i mjekësisë dhe pediatrisë në Universitetin e Shkollës së Mjekësisë së Pitsburgh-it në Pensylvania.

Hulumtuesit theksojnë se këto zbulime nuk japin përgjigje rreth pyetjes nëse përdorimi i rritur i muzikës e rritë rrezikun për zhvillimin e ÇDM apo ndoshta personat me depresion dëgjojnë më shumë muzikë.

Është e mundshme që të jetë edhe kjo e fundit sepse personat me ÇDM zakonisht kanë mungesë të përqendrimit të nevojshëm për të lexuar apo për të kryer detyra të tjera që kërkojnë përfshirjen e aftësive të larta kognitive (të njohjes).

Ky studim është publikuar ne botimin e muajit Prill të Archives of Pediatric and Adolescent Medicine.

Indikatorë për Sëmundje Mendore?

‘’Prapë , unë mendoj përdorimi i këtyre medieve mundë të shërbejë si indikatorë (tregues) i shëndetit mendorë, veçanërisht kur një media përdoret tepër ndërsa aktivitetet tjera lihen anash.Kjo mundë të jetë shenjë për prindërit dhe kliniqistët për tu kushtuar vëmëndje.Neve na duhet çfarëdo ndihme qoftë për të diagnostifikuar depresionin e adoleshentëve, që është një gjendje mjaftë e trishtueshme.

‘’Ekspozimi i tanishëm ndaj medieve për rininë e moshës nga 8 deri 18 vite është vlerësuar mesatarisht në më shumë se 10 orë në ditë,’’ thonë hulumtuesit,të cilët theksojnë në komunikatë se ÇDM prek 1 në 12 adoleshent.

‘’Pasiqë ekspozimi ndaj medieve tani është shumë i lartë, ne mendojmë se është shumë e rëndësishme të zbulojmë lidhjen që gjendet ndërmjet tyre dhe rezultatet në shëndet,’’ tha Dr.Primack.

Në një studim të mëparshëm të raportuar nga Medscape Medical News, Dr. Primack dhe kolegët e tij gjetën se përdorimi ekstremishtë i lartë i televizionit nga adoleshentët pjesëmarrës në Anketën Kombëtarë të Shëndetit Të Adoleshentëve kishte rritur në mënyrë të theksuar shanset për zhvillim të ÇDM tek të rinjtë.

Në këtë studim, ata vlerësuan të dhënat e 106 adoleshentëve (mosha mesatare, 12.7 vjeqarë; 63.2% femra; 88.7 të racës së bardhë)të cilët morrin pjesë në studimin për Depresionin dhe Anksiozitetin e Fëmijëve dhe Adoleshentëve ndërmjet vitit 2003 dhe 2008. Prej këtyre, 46 prej tyre u diagnostifikuan se kishin ÇDM dhe 60 u përfshin si persona të shëndetshëm.

Të gjithë pjesëmarrësve u janë dhënë celularë vetëm me mundësi përgjigjeje dhe pjesëmarrësit kanë pranuar më shumë se 60 thirrje për një periudhë prej 8 javësh. Gjatë këtyre thirrjeve, adoleshentët janë pyetur se çfarë media janë për momentin duke përdorur, duke përfshirë muzikën, televizionin apo filmat, internetin, videolojrat, dhe mediet e shtypura- të cilat mundë të jenë magazinat, gazetat, dhe/apo librat.

Hulumtuesit nuk kanë bërë pyetje specifike sa i përket medieve, siç janë pyetjet se çfarë lloji të muzikës janë duke dëgjuar.

Lëvizje për të kuptuar të vërtetën…

‘’Kjo konfirmon atë që ne që moti e kemi parë, se leximi mesa duket është faktorë mbrojtës nga depresioni. Pastaj gjetja e një lidhshmërie kaq të fortë me muzikën ishte mjaftë interesante, veçanërisht fakti se kishte të bëjë më shume me muzikën dhe jo me përdorimin e televizionit,’’tha Kathryn R. Cullen, MD, asistent profesor në Departamentin e Psikiatrisë për Fëmije dhe Adoleshent në Universitetin e Minesotës të Shkollës Mjekësore në Mineapolis dhe Drejtor në programin Hulumtues dhe Klinik për Çrregullimet në Humorin e Fëmijëve dhe Adoleshentëve, në mendimin e dhënë për Medscape Medical News.

Ajo theksoi se prindërit e adoleshentëve të cilët janë trajtuar për ÇDM shumë shpesh i thonë asaj se lloji i muzikës që fëmijët e tyre dëgjojnë është depresive dhe se ata janë të brengosur se muzika është duke e rënduar edhe më tej depresionin.

‘’Ata vijnë tek unë si Psikiatre dhe më pyesin se çka duhet të veprojnë dhe se a duhet ta luftojnë këtë gjë. Andaj është shumë mirë që ka studime që kërkojnë përgjigjen e kësaj pyetje. Problemi i vetëm është se ky studim nuk hulumton llojet e muzikës. Andaj ne ende nuk e dimë përgjigjen,’’ tha Dr. Cullen.
‘’Ky është një studim i shkurtë dhe jo një studim i plotë,prandaj ne nuk dimë shkaktarin. Do ishte interesante të themi se muzika disi shkakton depresionin, por ne ende nuk jemi në gjendje të pohojmë këtë gjë.’’

Ajo tha se dyshimi nëse përdorimi i tepërt i çfarëdo lloji të medieve është ‘’ duke shkaktuar probleme tek fëmijët tanë sot’’ është një pyetje që mbetet për një kohë të gjatë.

‘’Si klinicistë, ne kërkojmë një studim që thotë: ’Po, ju duhet të veproni dhe të fikni atë TV apo muzikë’ apo një studim që thotë se nuk ka shumë rëndësi, andaj lërini të dëgjojnë muzikë sepse u ndihmon atyre. Ky është lloji i informatave që do ishte i dobishëm për Prindërit,’’ tha Dr. Cullen.

‘’Mendoj se dobia e këtij studimi është se janë fituar të dhëna rreth lidhjes ndërmjet përzgjedhjes se medieve dhe depresionit madhorë. Meqenëse nuk jipet përgjigje për shkaktarin apo llojin e muzikës, kjo me të vërtetë forcon konceptin se fëmijët me depresion dëgjojnë më shumë muzikë dhe më pak lexojnë.’’
E vërteta e qartë….

Të nderuar vëllezër e motra
Koha po kalon, vallë nuk e meritojmë të ndalemi disa çaste të flasim me fjalë të buta dhe shprehje nostalgjie. Vëlla e motër ju lus që mos të bëheni koprrac ndaj meje me lexim të këtij artikulli duke i ndarë pesë minuta nga koha e juaj e çmuar. E kush nuk është i gatshëm tani për lexim le t’i shtypë (printon) këto fjalë e le ti lexojë më pas, ngase këto fjalë meritojnë kujdes të veçantë.

 Vëlla e motër!
O ju që dëgjoni muzikë …Shkronjat e mia ju thërrasin me shpresë. Mos thoni nuk kemi dobi edhe nëse e përsërit këtë këshillë por duke e thënë të vërtetën thoni po, do të heshtim para thirrësit të vërtetë. I mençur është ai i cili e njeh hakun dhe e pranon atë ndërsa injorant është ai i cili i mbyll sytë para hakut… Haku gjithnjë shndritë kurse gënjeshtra fundoset. 
Mirë, t’ia fillojmë…
 A nuk e ke vërejtur vëlla i dashur apo motër e dashur se: Kur ka dëgjuar dikush nga ju muzikë një periudhë të gjatë trupi i tij është në dridhje dhe reaksion nga këto këngë andaj gjysmë ore nuk mund të ulet e të dëgjojë diçka nga kur`ani duke e ditur se ai është shërues i zemrave, udhëzues i njerëzimit, libër qiellor, dritë dhe hair i gjithë njerëzimit. A e ke pyetur veten ndonjëherë?! Pse këngët zënë vend te ti dhe i dëgjon ata, a të vjen rëndë që të ulesh të dëgjosh e të meditosh mbi kur`anin? Allahu xh.sh në kur`anin famëlartë thotë: “Shejtani ua ka zbukuruar veprat e tyre”. Kjo është e vërtetë. Kjo është ajo për të cilën ju thërras që të jemi të qartë.
Fatkeqësi është ta tradhtosh vetveten, sepse me të dëgjuarit e muzikës largohesh nga të përmendurit e Allahut e ajo ta ngushton jetën.
Allahu subhanehu ue teala, thotë: “Kush ia kthen shpinën Kur`anit tim do t`i japim atij jetë të ngushtë (plot halle, vështirësi të parehatshme) dhe do ta ngjallim ditën e kiametit të verbër” TA HA 124.
E vërteta e këngëve është se ato janë dhimbje dhe dëshpërim. Edhe pse duket se ka njëlloj dëfrimi por ai dëfrim është i falsifikuar nga djalli.
Atëherë dëgjoni fjalën e Allahut lidhur me Iblisin (djallin) e mallkuar: “Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët tuaj thirri (bërtitu) ata, përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre! Por, shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrimit”.
Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë: qëllimi në këtë ajet është për muzikën. Muxhahidi thotë: për muzikën dhe fjalët e kota. Kurse Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: Prej tradhtive të iblisit është se ai i mashtron ata që janë të dobët në dije, logjikë dhe fe, e ua rrëmben mendjen dhe i bën që ata të merren me muzikë, fishkëllima dhe duartrokitje që t`i pengojnë zemrat nga Kur`ani e t`i kthejnë nga shfrenimi dhe urrejtja, e ai është Kur`ani i iblisit, perde e sheshtë (e fortë) prej Kur`anit dhe magji e zinasë, me të cilën mëkatari ia arrin qëllimit të vet, si dhe të keqen ua zbukuron që t`u duket e mirë, kështu që Kur`ani mbetet larg tij.
Ky dëfrim i rrejshëm dhe ky gëzim i falsifikuar kalon shpejt, por mëkati mbetet i regjistruar në regjistrin e veprave të tij, sepse muzika është shpalosje e mëkateve të njeriut.
Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, thotë: “Umetit tim i falen mëkatet, pos atyre të cilët i shpalosin mëkatet e veta”. E disa krenohen me muzikë dhe e mbajnë kokën lartë. Krenohen me mëkatin që ia kanë bërë Allahut. Dikush thotë ky është këngëtari im, kjo është këngëtarja ime.
A nuk e dinë ata se ditën e ringjalljes do të ringjallen me ata të cilët i kanë dashur në këtë botë. Disa prej tyre janë të mashtruar nga djalli duke e quajtur muzikën si art apo edukues i gjeneratave. Por nëse i dëgjon vetëm fjalët, atëherë e kupton se ajo është porosi e djallit të mallkuar meqë të shpie nga e keqja. Shumë është e qëlluar fjala e atij i cili e ka quajtur muzikën si magji dhe postë të zinasë.

O bijtë dhe bijat myslimane… Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që ta pastrojmë shpirtin:
“Ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten”. Muzika nuk është tjetër pos padrejtësi që ia bën shpirtit që Allahu ta ka dhuruar dhe për të cilin të ka urdhëruar ta pastrosh. Pra, liroje atë nga mëkatet dhe epshet, e mos e mashtro atë me muzikë sepse në këtë mënyrë i ke bërë padrejtësi shpirtit tënd.

Allahu subhanehu ue teala, thotë: “Ai nuk i shpëton zullumqarët”. Dhe thotë: “Po ka nga njerëzit që blejnë tregime boshe e me qëllim që t`i largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t’i marrë ato (ajetet ) si tallje. Për ata sigurisht është përgatitur dënim i turpshëm”. LLUKMAN 6
Abdullah b. Mesudi është betuar se qëllimi në këtë ajet është muzika.

Muhamedi salallahu alejhi ue selem, duke na sqaruar dhe duke na e tërhequr vërejtjen nga kjo sëmundje thotë: “Do të ketë nga umeti im që do ta bëjnë hallall marrëdhënien jashtëmartesore, mëndafshin, verën dhe instrumentet muzikore” d.m.th. të gjitha këto janë të ndaluara por do të vijë një kohë ku dikush do t’i bën të lejuara.
Pastaj në hadithin tjetër thotë: “Pa dyshim se do të ketë njerëz nga ky ummet që do ta pinë alkoolin, të cilin do ta emërtojnë me emra tjerë. Ata do të dëfrehen edhe me muzikë dhe këngëtare. Këta njerëz do t’i lëshojë toka dhe do t’i shndërrojë Allahu në derra dhe majmuna”. Albani thotë se ky hadith është i vërtetë.

Të mos thotë dikush se muzika e qetë është e lejuar. Apo, dikush të thotë se këngët patriotike me muzikë janë të lejuara, sepse argumentet që e ndalojnë këtë janë shumë të qarta.
Pastaj duhet ta dish se për të hollat dhe kohën që e ke harxhuar për muzikë do të japësh llogari, sepse as lodra e as shkopi i lodrës nuk do të bëjnë dobi ditën e gjykimit përpos veprës së mirë.
Pra, a je përgatitur që të takohesh me Allahun?!
Në fund…
Secilit që ka vendosë të pendohet dhe të kthehet te e vërteta, ia dërgoj këtë përgëzim. Për atë që ka vendosur të heqë dorë prej muzikës dhe i pastron veshët e tij nga kjo sëmundje.
Ta dërgoj këtë përgëzim, lexo fjalën e Allahut: “Dhe ditën kur do të ndodhë kiameti, atë ditë do të ndahen (njerëzit). E ata të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata do të jenë të gëzuar në një kopsht (të xhenetit)” ER-RUM 14-15. Fjala “të gëzuar” në këtë ajet është shprehur me fjalën “juhberun”, e cila fjalë tekstualisht d.m.th. kënaqësi dhe dëgjim. Muhamedi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, thotë: “Hyritë do të këndojnë në xhenet. Do të thonë: Ne jemi hyri të bukura, jemi bërë gati për burrat e ndershëm”. Albani thotë se ky hadith është i vërtetë.

Dijetari i famshëm Ibën Kajimi, nga ana tjetër, i ka radhitur fjalët e Ibën Abasit në disa vargje të mrekullueshme, ku Ibën Abasi thotë:
Zoti ynë dërgon erën që dridhë balluket e palëvizshme
Që shkaktojnë zëra që prekin të dëgjuarit e njeriut
Sikur tingujt e peshuar
Oj kënaqësi e dëgjimit mos u adapto me kënaqësinë e dalë nga telat dhe lahuta për të dëmtuar dëgjimin ashtu siç zemrën e dëmtojnë të kënduarit dhe sikletipastroje të dëgjuarit tënd nëse dëshiron të dëgjosh zërin e tyre (hyrive) se në zemrën e robit asnjëherë nuk bëhen bashkë dashuria e Kur’anit me dashurinë e melodisë së këngës. Vallahi dëgjimi i tyre për zemrën dhe imanin është sikur helmi për trupin

Dikush nga ju mund të pyes si të largohem prej muzikës, duke pasur parasysh se unë e kam bërë shprehi që të dëgjoj muzikë e nuk mund të largohem lehtë? Atëherë ndiqi këto këshilla – e nëse do Allahu – do të fitosh:
1.Të bëhesh i sinqertë në pendim dhe qëllime të pastra si dhe të kesh trimëri, sepse ky vendim kërkon edhe trimëri
2.T`i shkatërrosh të gjitha kasetat që i posedon
3.Nëse epshi të nxit që të dëgjosh muzikë atëherë shpejto dhe merre mus`hafin dhe lexo që ta qetësosh shpirtin, e nëse nuk mundesh atëherë dëgjo ndonjë kasetë Kur`an apo ndonjë ligjëratë të inçizuar nga ndonjë hoxhë.
4.Nëse dikush tallet me ju se nuk po dëgjoni muzikë mos iu kundërvë por thuaj: “Allahu të shpërbleftë“ apo “Allahu të udhëzoftë“, etj. sepse kjo fjalë e lë pa tekst atë, ndërsa juve ju qetëson.
5.E nëse dikush nga familja juaj dëgjon muzikë sqarohu atyre në mënyrë të edukuar duke u dhuruar ndonjë libër apo kasetë qoftë Kur`an apo ligjëratë dhe ua bën me dije se dëgjimi i tyre edhe ty të pengon, sepse e ndien veten i vetmuar dhe larg prej tyre.

Vëlla e motër!
Dijeni se, nëse jeni të sinqertë në pendim dhe ia mbyllni të gjitha shtigjet shejtanit është shumë lehtë që të largoheni nga kjo sëmundje. E mos të thotë dikush do të pendohem pas kësaj kasete, e dikush pas disa ditësh, e dikush pas disa muajsh, sepse iblisi një ditë ta bënë dy, një muaj dy, një vit dy e kështu me radhë. Sa e sa vëllezër e motra janë të pavetëdijshëm ndërsa buzët e tyre rregullisht i përsërisin këngët që i kanë dëgjuar dhe gjuhët e tyre nuk mundin ta përmendin Allahun.
Kush e len një gjë vetëm për hir të Allahut, Allahu ia zëvendëson me diçka më të mirë se ajo.

Vëlla e motër!
Nëse dikush nga farefisi juaj dëgjon muzikë këshillojeni atë. E nëse nuk ju përgjigjet atëherë duhet të largoheni nga ai ambient. Dhe mos të thotë dikush më mjafton mua të pendohem e nuk ndikon ai tek unë. Ruajeni veten tuaj prej vendeve të ndyra dhe degjeneruese dhe shpejtoni me teube nga momenti kur ta lexoni këtë artikull dhe mos thoni “Pastaj“ sepse fjala pastaj është nga armët e shejtanit.

 

 

Përktheu dhe përshtati: Abdurrezak MD, Preshevë.

Referencë:
http://www.medscape.com/viewarticle/740516
http://archpedi.ama-assn.org/cgi/content/abstract/165/4/360?maxtoshow=&hits=10&RESULTFORMAT=&fulltext=primack&searchid=1&FIRSTINDEX=0&resourcetype=HWCIT
http://www.medscape.com/viewarticle/587896
http://www.albislam.com/index.php?option=com_content&view=article&id=573:cka-te-pelqen-te-muzika&catid=106:zgjodhem-per-ju&Itemid=396

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read