BallinaAKTUALEZbulime ShkencoreStudim: Të ushqyerit me spinaq forcon muskujt

Studim: Të ushqyerit me spinaq forcon muskujt


Studim: Të ushqyerit me spinaq forcon muskujt

 

Tanimë spinaqi është i njohur si burim i shkëlqyeshëm i acidit folik dhe të kemikalieve protektive (mbrojtëse) që janë të dobishme për shikim dhe për një sërë gjendjesh tjera të lidhura për syrin, dhe gjithashtu është i njohur edhe për praninë e veçorive antikarcinogjene. Në fakt, hulumtimi i mëhershëm ka identifikuar më së paku 13 komponime flavonoide në spinaq që funksionojnë si antioksidantë dhe si agjentë anti-kancerozë.

Hulumtuesit tani kanë zbuluar se të ngrënit e një pjate me spinaq në ditë bën që muskujt të jenë ‘’thellësisht’’ më efektivë.

Ata gjetën se të ngrënit e 300gr të kësaj perime ka reduktuar sasinë e oksigjenit të nevojshme për fuqinë e muskujve gjatë ushtrimeve edhe atë deri në 5% . Efekti ishte aq i fuqishëm saqë u shfaq vetëm pas tre ditëve.

Detajet e studimit

Hulumtuesit ushqyen njerëzit me shtesa të nitratit të pastër që është ekuivalente (barabartë) me sasinë në një pjate me spinaq- çdo ditë për tre ditë me radhë.

Në fillim dhe në fund të eksperimentit ata u udhëzuan që të rrotullojnë pedalet e një biçiklete për ushtrime dhe njëkohësisht nëpërmjet një tubi të vendosur në gojë është bërë matja e konsumit të oksigjenit me që rast është gjetur se dallimi në konsumin e energjisë ishte midis 3% dhe 5%- një e dhënë sinjifikante.

Spinaqi si super ushqim

Shkencëtarët thanë se rezultatet mundë të ofrojnë një shpjegim për dobitë e mirë-njohura në shëndet të pemëve dhe perimeve, dhe të perimeve jeshile në veçanti .

‘’Ne jemi duke folur për një sasi të nitratit të barabartë me atë të gjetur në dy apo tre pangjarë të kuqe apo në një pjatë spinaq,’’

‘’Ne e kemi të ditur se dietat e pasura me pemë dhe perime mundë të ndihmojnë në prevenimin (parandalimin) e sëmundjeve kardiovaskulare (zemrës dhe mushkërive) dhe të diabetit (sëmundja e sheqerit) por përbërësit aktivë përgjegjës për këtë veprim nuk janë qartësuar. Kjo e shfaq nitratin inorganik si kandidat në shpjegimin e këtyre dobive.’’

Shkencëtarët kanë zbuluar se këto dobi nuk kanë të bëjnë më hekurin mirëpo me nitratet të cilat janë të pranishme në spinaq dhe që janë përgjegjëse për këto ndikime pozitive. Ata gjetën se këto substanca kimike bëjnë që mitokondriet – dhoma motorike e çdo qelize – të jenë më efikase.

‘’Është si një karburant shtesë për muskujt tuaj- mundëson që muskujt të punojnë shumë më mirë dhe më efikase,’’ tha autori kryesor i studimit.

Oksidi nitrik është një molekulë e rëndësishme e cila bën zgjerimin e enëve të gjakut, e ulë shtypjen e gjakut, dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Mitokondria, ngjashëm me motorët e tjerë, humbë shumë energji nëpërmjet humbjes së nxehtësisë. Me sa duket nitratet e ndalojnë këtë humbje dhe bëjnë që qeliza – në këtë rastë muskujt – të veprojë në mënyrë më efikase.

Spinaqi është një prej perimeve me përdorim të shumanshëm. Gjethet e imta të spinaqit mundë të hahen të papërpunuara në sallatë, apo mundë të grimcohen apo të zihen, dhe të shërbehet rreth pjatës me gjalpë dhe erëza.

Detajet e dokumentit hulumtues:

Larsen FJ, Schiffer TA, Borniquel S, et al. Dietary Inorganic Nitrate Improves Mitochondrial Efficiency in Humans. Cell metabolism, 2011; 13 (2): 149-159.

 

Përktheu dhe përshtati: Abdurrezak MD

Burimi: http://www.islamifejaevertete.com/

Referencë: http://www.healthymuslim.com

Must Read