Feja jonë nuk ka nevojë për gënjeshtra
Vëllezër të nderuar!
Më rastisi të hyj në një forum sekularist, që urren Islamin. Lexova një postim që më pas u pendova dhe ndjeva keqardhje pse e lexova atë. Të rinj që përqeshin rininë islame që frekuenton këto forume. Storia e tyre përmblidhet në shkrimin e temave të fabrikuara dhe apokrife, të cilave më pas iu japin ngjyrë islame, si:
· Zbulimi i mrekullisë shkencore në Kur’an: Një pemë e madhëron Allahun.
· Një femër është tallur me Kur’anin dhe më pas është transformuar në dhi.
· Majkëll Xheksoni ka pranuar Islamin.
· Një të vdekur e nxirrën nga varri për ekspertizë dhe panë në trupin e tij shenjat e ndëshkimit me zjarrë (Dënimi i varrit).
Pastaj, i marrin këto gënjeshtra dhe i përhapin në forumet islame. Anëtarët e forumeve islame, duke mos e ditur rrezikun e tyre, i vendosin në forumet e tyre të cilat në mënyrë marramendëse përhapen në forumet e tyre dhe lexohen nga mijëra e mijëra muslimanë…
Pastaj, këta shpifës sa nuk vdesin nga të qeshurit me mendjelehtësinë e myslimanëve ngase ato nuk janë asgjë tjetër vetëm se një gënjeshtër e kulluar, e prodhuar për tallje e përqeshje me fenë tonë, në njërën anë, dhe prezantimin e keq para botës me synim të largimit të tyre nga Islami, në anën tjetër.
E pastaj, pas një kohe, zbulohen se këto ishin vetëm gënjeshtra por vetëm pasi që më parë armiqtë tanë na përqeshën e u tallën me ne.
Ja disa shembuj të gënjeshtrave që u zbuluan:
***
Gënjeshtra: Tregimi i një vajzë ummanase, e cila qe tallur me Kur’anin dhe më pas qe shndërruar në dhi.
Realiteti: Fotoja është një punim artistik i një artiste franceze.
***
Gënjeshtra: Storia e djaloshit, varrin e të cilit e hapen për obduksion të kufomës pas tri orësh dhe të cilin e gjetën të djegur nga zjarri i varrit.
Realiteti: Në realitet, fotoja ishte e një kufome të një vajzë e cila qe djegur në një aksident.
***
Gënjeshtra: Fotoja e një xhini, të cilin një i ri nga Emiratet e Bashkuara Arabe e kishte fotografuar në një shpellë, me ç’rast kishte vdekur menjëherë pas këtij fotografimi.
Realiteti: Xhini, i përshkruar në foto, në realitet ishte një skulpturë e gdhendur në një shpellë, sytë e së cilës (skulpturë) ishin të lidhura me një çelës elektrik për ndriçimin e syve me poç elektrik të kuq.
***
Gënjeshtra: Fotoja e një kopshti gjerman ku rrënjët e pemëve ishin lidhur e formësuar në të dy anët si dëshmia: La ilahe il-la Allah Muhammedun Resulullah!, duke mos fshehur edhe atë se kopshti nga autoritetet gjermane është mbyllur.
Realiteti: Fotoja ishte një pikturë e një artisti, emri i të cilit qe fshirë nga piktura.
***
Gënjeshtra: Në një spital amerikan një aparat kishte fotografuar zemrën e një pacienti në të cilën shkruante emri ALLAH!.
Realiteti: Fotoja është përhapur nga një forum çifut që të përqeshet Islami.
***
Gënjeshtra: Majkëll Xheksoni bëhet musliman.
Realiteti: Majkëll Xheksoni ka shpallur se ka respekt për këtë fe dhe mohon se është musliman, e: “All-llahu nuk është i nevojshëm për njerëzit”. (Ali Imran, 97)
***
Gënjeshtra: Fotot e dy haremeve, Qabesë dhe Xhamisë së Pejgamberit, alejhi’s selam, të cilat nga incizimet e bëra me satelite shndrisin gjatë natës.
Realiteti: Fotoja është punuar me Fotoshop (program). ثshtë marrë fotoja gjatë ditës, i janë fshirë objektet që i rrethojnë, e me pas është bërë punim artistik me të. Ndryshe, nuk ka të vërtetë këtu.
***
Gënjeshtra: Një foto nga NASA që paraqet hënën me një vijë në mes duke vërtetuar kështu faktin e çarjes së hënës nga Muhammedi, alejhi’s selam.
Realiteti: Edhe kjo foto është prodhim i Fotoshop-it. Pra, nuk është e vërtetë ngase këtë lajm askund nuk e kemi hasur në burimet e NASA-s.
***
Gënjeshtra: Pema e bekuar, e zbuluar në Egjipt, në të cilën është gdhendur emri më i madh i Allahut.
Realiteti: Gdhendja është bërë nga dora e njeriut dhe nuk bëhet fjalë për tjetër gjë.
***
Të nderuar vëllezër!
Feja Islame është plotësuar me vdekjen e Muhammedit, alejhi’s selam andaj nuk ka nevojë për tregime të tilla të fabrikuara për t’i bindur njerëzit për ta përqafuar Islamin.
Kërkojmë nga vëllezërit e motrat, që nëse iu arrijnë gjëra të tilla, le të mos i përhapin pa u dëshmuar vërtetësia e tyre.
E lusim Allahun që të vërtetën të na e rrëfejë si të vërtetë dhe të na mundësojë ta pasojmë atë, dhe të kotën si të kotë e të na mundësojë që t’i shmangemi asaj!
Ejmen Salih
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI – sedatislami.wordpress.com
27.03.2008