Hagë, padi Papës për abuzimet seksuale
Avokatët e të drejtave të njeriut kanë ngritur një padi në emër të viktimave të abuzimit seksuale nga ana e priftërinjve. Ata kanë kërkuar nga Gjykata e Hagës të nisë një hetim ndaj Papa Benediktit XVI dhe tre nga zyrtarët më të lartë të Vatikanit.
Akt- akuza përbëhet nga 80 faqe dhe është përpiluar nga dy zyra amerikane avokatie. Kjo është akuza më e rëndë që është bërë deri tani dhe është e para herë që Papa dhe zyrtarët më të lartë të Vatikanit kërkohet të paraqiten para një trupi gjykues.
Zëdhënësi i Hagës Florenc Ohara tha se gjykata do të veproj me këtë rast si me të gjitha padit e tjera që janë ngritur pranë saj, në fillim do të shqyrtohet dosja dhe do të vendoset nëse akuzat i përkasin juridiksionit të kësaj Gjykate.
“Asnjë detaj në lidhje me këtë çështje nuk do të bëhet publik deri në vendimin që do të marr gjykata për ndjekjen e çështjes”, tha zëdhënësi.
Bashkë me Papa Benediktin XVI do të hetohen dhe Kardinali Tarcisio Bertone, sekretari i shtetit të Vatikanit; Kardinali Angelo Sodano, ish sekretari i shtetit dhe Kardinalin Uilliam Levada./shekulli/