Pse duhet të agjërohen 30 ditë?
Në Islam, agjërimi është obliguar për një muaj të plotë që është muaji Ramazan, i cili është muaji i nëntë sipas kalendarit hënor.
Në kalendarin hënor muajt kanë nga 29 apo nga 30 ditë. Muslimanët e agjërojnë tërë muajin Ramazan dhe ndonjëherë u bie të agjërojnë 29 ditë e ndonjëherë 30 ditë, varësisht se sa ditë ia ka muaji Ramazan atë vit. Të agjërohet një muaj nuk është ngarkesë e rëndë.
Shumë terapi mjekësore zgjasin më shumë, por prapë se prapë janë të përballueshme, ndërsa me agjërim synohet shpërblimi i Zotit dhe agjërimi është i përballueshëm për çdo besimtar.
Autor: Llokman Hoxha
Titulli: 30 Pyetje rreth agjërimit
Formati: 4.6 x 4.6
Faqe: 33
Botues: Privat
Viti: 2017
Vendi: Prishtinë