BallinaPraktikaFikhuA amnistohet nga agjërimi ai që kryen punë të rënda?

A amnistohet nga agjërimi ai që kryen punë të rënda?

A amnistohet nga agjërimi ai që kryen punë të rënda?

Ai person që ka ndonjë punë të rëndë fizike ose që shpenzon energji të madhe të trupit si zjarrfikësi, apo që ka ndonjë punë të madhe nga përgjegjësia si mjeku i cili bën operacione etj., i tilli bën pjesë në grupin e besimtarëve të cilët nuk amnistohen nga agjërimi dhe duhet të bëjnë nijetin e agjërimit si dhe të fillojnë agjërimin.

Nëse gjatë ndonjë dite, lodhja është e tepërt ose puna është shumë e rëndë dhe vazhdimi i agjërimit mund ta rrezikojë keq shëndetin (sidomos kur dita është e gja- të); këta njerëz arsyetohen për shkak të dëmtimit të shëndetit dhe amnistohen nga agjërimi i kësaj dite, duke u obliguar që ta kompensojnë më vonë këtë ditë.

Autor:       Llokman Hoxha
Titulli:       30 Pyetje rreth agjërimit
Formati:    4.6 x 4.6
Faqe:        33
Botues:     Privat
Viti:          2017
Vendi:       Prishtinë

Must Read