BallinaARTIKUJHistori dhe TregimeIntervistë e shkëlqyer (Filipinezi krenohet me fenë Islame)

Intervistë e shkëlqyer (Filipinezi krenohet me fenë Islame)

Intervistë e shkëlqyer

Një mysliman na tregon:

Isha në Dubai për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare e cila fliste për zhvillimin e resurseve njerëzore, mbjelljen e vetëbesimit tek nëpunësit, etj.

Mes tjerash ishte edhe një seancë me titull: “Besimi në parime dhe fe mënyrë e zhvillimit të personalitetit”, të cilën e ligjëroi një studiues britanik.

Ai foli shumë në aspektin teorik dhe mes tjerash tha se njeriu që ka parim të cilit i beson dhe e zbaton në jetën e tij pa dyshim se do të jetë i dalluar edhe nëse parimi i tij bie ndesh me të gjithë njerëzit.

Mes tjerash e tregoi edhe një tregim shumë të bukur, të cilin e kishte përjetuar vet.

Ai tha: unë punoj si drejtor i punësimit në kompaninë në të cilën punoj. Para dy viteve hapëm konkurs për pranim të punëtorëve në një detyrë të caktuar. Na erdhën mbi pesëqind kërkesa për punësim. Të gjithë kishin diploma dhe përvoja që i bënin meritor për tu pranuar, andaj komisioni për pranim solli vendim që me secilin të zhvillohet një intervistë personale.

E ndamë orarin për takim me secilin që kishte aplikuar për pranim dhe kështu filloi intervistimi i aplikantëve. Një ditë për intervistë na erdhi një aplikant, i cili ishte me nënshtetësi filipineze. Ai sapo u ul në karrige i tha komisionit: I kam disa kushte nëse më pranoni në punë e pastaj ju tregoni çka të doni dhe ju vendosni në fund.

Të gjithë u habitën nga kjo kërkesë. Ai do të vendon kushte edhe pse ai ka nevojë për punë e jo komisioni. Kjo i bëri këta njerëz shumë kurioz e i thanë: urdhëro na i trego kushtet e tuaja.

Tha: në kartën e identifikimit quhem Xhimi, mirëpo Allahu më begatoi dhe më bëri mysliman para tre javëve, andaj e kam ndërruar emrin dhe tani quhem Xhemil Muhamet.

Ne si mysliman falemi pesë herë në ditë, andaj duhet të më jepni kohë të lirë në kohët e namazit, të cilat ua kompensoj me punë edhe pas orarit të punës.

Ligjëruesi thotë: Është interesant se prej të gjithë aplikantëve vetëm ky ishte mysliman, kurse të gjithë ne tjerët ishim të krishterë. Mirëpo komisioni e pranoi mu këtë mysliman.

A thua vallë pse ndodhi kjo?

Për shkak të guximit, besimit në parimet e veta, fenë e cila i shihej edhe në personalitetin e tij… ky personalitet do të fiton besimin e të gjithëve dhe do të jetë i sinqertë në punën e tij, sepse dëshiron ta fitojë kafshatën e gojës me hallall…

Paraqitja e fesë Islame nga Xhimit apo Xhemil Muhametit ishte shkak që edhe unë të futem në fenë Islame. Kur pashë tek ai tolerancën dhe fuqinë e fesë Islame…

Ishte një tregim i shkëlqyeshëm, i cili i shtyu të qajnë të gjithë të pranishmit në atë sallë. U ndikuan edhe të krishterët edhe hindusët edhe budistët edhe myslimanët, sepse ai që e tregoi këtë tregim e tregoi me emocione dhe me të gjitha gjymtyrët dhe e ndërlidhi me realitetin dhe praktikën e jetës.

Lexues i nderuar! Filipinezi krenohet me fenë Islame, i cili veç para tre javëve ka hyrë në fenë Islame, e çka na mbetet neve?!

 

Përktheu: Bekir Halimi

Must Read