BallinaARTIKUJGruaja dhe FamiljaNËNTË MENDIME PËR TË RUAJTUR BUXHETIN FAMILJAR

NËNTË MENDIME PËR TË RUAJTUR BUXHETIN FAMILJAR

NËNTË MENDIME PËR TË RUAJTUR BUXHETIN FAMILJAR

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij salallahu alejhi ue selem.Nuk është me rëndësi që të grumbullojmë pasuri, porse me rëndësi është si ta ruajmë këtë pasuri të grumbulluar e si të dimë ta shpenzojmë me mençuri e aq sa duhet.

Njëri nga të pasurit u pyet se si e ke grumbulluar gjithë këtë pasuri?! E ai u përgjigj: “Duke shpenzuar pak, e në vendin e duhur.”

Pra çështja nuk është në grumbullimin e pasurisë, sepse secili do ta marrë rrizkun e vet të cilin ia ka përcaktuar Allahu i madhëruar, por çështja është në planifikimin e drejtimin e kësaj pasurie.

Ne do t’ju paraqesim 9 mendime të cilat ndihmojnë çiftin bashkëshortor në ruajtjen e buxhetit të familjes dhe kursimin e tij.

1. Vënien detyrë dikujt për t’u kujdesur për këtë çështje.

Duhet patjetër që çifti të ngarkojë dikë të kujdeset për shpenzimet e kërkesat familjare. Mund ta bëjë këtë bashkëshorti apo bashkëshortja apo çdokush tjetër nga pjesëtarët e familjes. Rëndësi ka që kjo çështje mos të lihet ashtu pa asnjë farë komandimi.

Nuk vjen bereqeti vetëm se atëherë kur njeriu i studion shkaqet e tij e i ndjek ato.

2. Shkrimi.

Duhet patjetër që të shkruhen të gjitha të ardhurat e familjes, qofshin këto të ardhura, rrogë mujore, shpërblim vjetor, pasuri trashëgimie, apo fitim biznesi etj.

Gjithashtu, gjithçka shpenzojnë bashkëshortët çdo ditë, në restaurant, pije, rroba, ilaçe, shkolla, mjete të komunikimit e çdo gjë tjetër.

3. Vendosja e një blloku të veçantë për këtë çështje.

Duhet që bashkëshortët të vendosin një bllok të veçantë për shënimin e llogarive familjare. Rëndësi ka të jetë i qartë, në të ardhurat, shpenzimet e kursimin e pasurisë, nuk ka problem mënyra se si llogaritet. Nëse dikush nga bashkëshortët dëshiron ta bëjë këtë me kompjuter në të ka programe të posaçme për ndjekjen e buxhetit personal.

4. Zhvillimi i sistemit të kontabilitetit (llogarisë).

Mbas një farë kohe shkrimi e kontrolli mundet që çifti të zhvillojnë sistemin e tyre llogaritar, të përfitojnë nga eksperienca e tyre e mëparshme e të vendosin program të veçantë për ta për sa i përket shpenzimeve e të ardhurave të tyre.

5. Të qenët fleksibël.

Duhet patjetër që çifti të merret me planet dhe buxhetet e vendosura me fleksibilitet. Duke llogaritur rastet e papritura ku mund të ketë nevojë familja. Pra të jetë i përgatitur për të tilla raste, duke bërë që buxheti të përballojë të papritura.

6. Mësimi i fëmijëve.

Duhet patjetër që bashkëshortët të ulen me fëmijët e tyre për të biseduar për buxhetin familjar, e shkrimin e llogarive familjare, në mënyrë që të mësojë fëmija se prindërit e tyre i planifikojnë çështjet familjare e i japin rëndësi shpenzimeve. Në këtë mënyrë mësohet fëmija që jo sa herë dëshiron, blen, vetëm nëse lejon buxheti për këtë. Gjithashtu, ata mësojnë nga kjo, mënyrën e drejtimit të shpenzimeve gjatë jetës së tyre në të ardhmen.

7. Planifiko për të ardhmen.

Padyshim se ruajtja e buxhetit kërkon prej prindërve të dinë planin e ardhshëm të familjes. Si p.sh: ndërtim të shtëpisë, martesën e fëmijëve, shpenzimet e tyre shëndetësore në pleqëri etj.

8. Përgatitje për verë.

Ka familje të cilat në verë udhëtojnë për pushime në shtete të tjera. Ajo e cila bën një person që unë e njoh, mbasi mbaron përgatitjen e buxhetit mujor e përfundon të gjitha shpenzimet, dërgon në numrin e llogarisë që ka në këtë shtet çdo muaj 100 dollarë. Kur vjen vera ai ka futur në llogari të tij afërsisht 1000 dollarë. E përdor këtë në pushime e argëtimin e familjes. Pra siç ishte qëllimi i tij i qartë, ashtu edhe buxheti doli i mjaftueshëm në kërkesat e familjes.

9. Mënyrë e veçantë në të kursyer.

Duhet që çifti të përdorë mënyrë të veçantë në të kursyer, derisa të bëhet buxheti i fortë.

P.sh.: Një javë ta quajnë “java e pakësimit” e mundohen që të pakësojnë sa të kenë mundësi shpenzimet. Ose p.sh.: të fusin në llogarinë e shpenzimeve një shumë e cila mos të preket, i cili llogaritet prej shpenzimeve mujore por mos të preket. E njoh një person i cili ka 4 numra llogarie në bankë. Një herë e pyeta për shkakun, e më tha: numri i parë për shpenzimet familjare, numri i dytë për shpenzimet e papritura, numri i tretë, kursej për pleqërinë, ndërsa në të katërtin për pushimet verore. Thash: për Allah, kjo është mënyrë e veçantë në kursim.

Në përfundim themi se këto ishin 9 mendime të cilat e ndihmojnë lexuesin për ruajtjen e buxhetit familjar.

Unë e këshilloj bashkëshortin që të kontrollojë llogarinë e tij herë pas here e mos ta lejë pas dore deri në fund të muajit ku mund të befasohet nga shpenzimet e nuk di si të veprojë pastaj.

Burimi:
Përktheu: F. Gurra
Burimijetes.info

Must Read