DHJETË HAPAT PËR T’I REALIZUAR ËNDRRAT E TUA DREJT SUKSESIT
Ekziston mundësia të ndryshojë definicioni i suksesit te çdo njeri, mirëpo prapëseprapë ai mbetet gjëja e vetme ku të gjithë e shpresojnë, pa marrë parasysh pozitave të tyre dhe bindjeve të tyre. Të suksesshmit mbeten nën shënjestrën e njerëzve dhe sytë e njerëzve gjithmonë janë të drejtuar drejt pyetjeve se si ata patën sukses dhe si u bënë të tillë dhe si i realizuan ëndrrat e tyre?!
Në vazhdim po i përmendi dhjetë gjëra që i bëjnë të suksesshmit për t’i realizuar ëndrrat e tyre:
1. Të bërit dobi të tjerëve: Ata që patën sukses të vërtetë në jetën e tyre ndihmuan të ndryshohen edhe jetët e të tjerëve. Ata nuk patën sukses vetëm se në jetën e tyre, po edhe ndihmuan që edhe të tjerët të kenë sukses.
2. Puna e palodhshme: Ata që e duan suksesin dhe dëshirojnë ta realizojnë qëllimin e tyre punojnë natë e ditë dhe nuk ndalen derisa ta realizojnë synimin e tyre. Ata natën i gjen zgjuar duke punuar për ta realizuar ëndrrën e tyre, kurse herët në mëngjes i sheh se e vazhdojnë punën për të arritur deri te qëllimi i tyre.
3. Energjia e lartë: Nëse hulumton nëpër histori do të gjesh se për të gjitha shpikjet ishte harxhuar fuqi në të gjitha kohët, gjë që u ndihmoi të suksesshmëve t’u afrohen qëllimeve të tyre.
4. Parimet: Pas gjithë atij suksesi që e arritën të suksesshmit, qëndrojnë parimet e tyre. Parimet janë argumenti yt, që të shtyjnë përpara dhe të ndihmojnë që të arrish deri te caku.
5. Besimi i palëkundshëm: Të suksesshmit gjatë punës së tyre janë ballafaquar me dyshime, kritika dhe probleme të tjera edhe më të mëdha, mirëpo u ndihmoi besimi i tyre që të mos thyhen dhe të punojnë me zell në vazhdimësi për ta realizuar ëndrrën e tyre.
6. Pas suksesit qëndron një sebep: Ata që arritën suksese pas tyre kishte sebep. Kjo ishte ajo që ua ndriçonte mendjet, zemrën dhe shpirtin që të shpikin dhe të ballafaqohen të gjitha vështirësitë. Te ne si myslimanë sebepi është të fituarit e kënaqësisë së Allahut dhe të shpresuarit e fitimit të Xhenetit.
7. Përcaktimi i kritereve: E jotja mbetet që t’i përcaktosh kriteret në rrugën tënde drejt suksesit, që të mos dëshpërohesh apo të dobësohet vullneti yt dhe të mos ballafaqohesh me atë që është e rëndë e të largon nga rruga.
8. Studimi i thellë: Të suksesshmit e studiojnë mirë atë që duan ta arrijnë deri tek ajo, me qëllim që ta arrijnë sa më lehtë.
9. Tejkalimi i rreziqeve dhe pengesave: Të suksesshmit i tejkalojnë rreziqet me lehtësi, nuk ndalen tek ato dhe nuk lejojnë që ato rreziqe dhe pengesa t’i ndalojnë në rrugëtimin e tyre drejt suksesit.
10. Suksesi i tëri varet nga Allahu: Mos harro se suksesi i tëri varet nga Allahu, kurse e jotja mbetet t’i marrësh sebepet. Nëse arrin deri te suksesi mos u mahnit me veten, po falënderoje Allahun për atë që e realizove, se pa vullnetin dhe lejen e Tij asnjëherë nuk do të kishe mundësi ta arrish atë që e arrite. Zaten për të arritur deri te suksesi patjetër nevojiten duaja dhe mbështetja në Allahun dhe marrja e sebepeve.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU