BallinaARTIKUJTema dhe ArtikujDITA E GJYKIMIT (poezi)

DITA E GJYKIMIT (poezi)

 

DITA E GJYKIMIT

Përkujto këtë ditë të madhe që secili prej nesh do të gjykohet,
Atë ditë kur i fryhet surit, kush është ai që nuk do të frikesohet ?

Ditën kur vetëm zemra e shëndoshë të bën dobi,
Ditën kur nuk i bie në mend prindit për fëmijë.

Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet,
Prej nënës dhe prej babait të vet (80:34-35)

Atë ditë Xhibrili dhe engjëjt qëndrojnë të rreshtuar,
askush nuk flet se të gjithë nga Zoti i tyre janë të turpëruar.

Atë ditë është shkatërrim për mohuesit…
Atë ditë është mjerim për përgënjeshtuesit.

Atë ditë qielli do të çahet dhe premtimi i Tij do të realizohet,
Atë ditë kur pabesimtari shumë do të pendohet !

Përkujto ditën kur gjendja shumë ashpërsohet
kur Xhehennemi i ndezur fortë atyre ju afrohet !

Çfarë do të thonë ata, a thua?
Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua.

Ndërsa gjendja e besimtarëve si do të jetë?
Padyshim shumë e ndritur dhe e lehtë !

Atë ditë Xhenneti u afrohet atyre që Allahut i’u frikësuan,
Atyre që nuk thyen ligjet e Allahut dhe me drejtësi punuan,

Atyre që për mirësi u urdhëruan, dhe ata çfarë thanë ?
Thanë dëgjuam dhe u nënshtruam !

Atyre që në këtë dunja vetëm kënaqësinë e Allahut synuan,
Atyre që me Kur’an u frymëzuan dhe me ISLAM jetuan.

Xhennetet për ta Allahu i ka garantuar !
Vallë a do të ketë prej tyre ndonjë te dëshpëruar ?

 

Burimi: JETO ME ISLAM

http://www.facebook.com/JetomeISLAM

 

Must Read