Homoseksualizmi tmerri që rrezikon rininë tonë
Homoseksualizmi është një problem shumë serioz, problem që i tejkalon të gjitha natyrshmëritë. Ajo që e shton të keqen edhe më shumë është edhe çështja se në kohën tonë në disa shoqëri është bërë fenomen më i shpeshte se sa me heret dhe për fat të keq edhe muslimanët po ndikohen nga ata. Prandaj ne do të mundohemi ta trajtojmë këtë çështje në disa pika të rëndësishme, e ato janë:
1.Homoseksualizmi është vepër e shëmtuar dhe e keqe.
2.Rreziqet shëndetësore nga kjo vepër.
3.Sqarimi i gjërësisë së mëshirës së Allahut ndaj penduesve nga kjo vepër.
4.Format dhe mënyrat e shërimit.
1. Homoseksualizmi është vepër e shëmtuar dhe e keqe.
Kurani flet në disa vende për këtë vepër të shëmtuar. Kjo çështje më së shumti ceket kur flet për profetin Lut (alejhi selam), pasi te populli i tij ishte i përhapur ky ves.
Populli i Lutit kishte banuar në qytetin Sodoma dhe rethinën e tij, në tokën e rrugës për në Sham, në vendin ku sot ndodhet deti i vdekur. Ishte një popull jobesimtar, popull më i shfrenuar në mesin e njerëzve. Sipas shumë historianëve ata ishin të parët që praktikuan këtë punë të shëmtuar.
Ibën Kajimi, kur flet për popullin e Lutit (alejhi selam) thotë:
“Përmendet nga shumë prej dijetarëve të umetit dhe shumë nga ata transmetojnë se ka konsensus (ixhma) se nuk ekziston nga të gjitha mëkatet gjë më të shëmtuar se homoseksualizmi. Ky mëkat e ka vendin menjëherë pas kufrit (pabesimit), e ndoshta e tejkalon edhe mëkatin e vrasjes. Për këtë do të sqarojmë më poshtë, inshAllah.
Ata kanë thënë: Allahu i Lartësuar nuk e sprovoi me këtë mëkat të madh dikë para popullit të Lutit (alejhi selam), prandaj i dënoi me një dënim që nuk dënoi më herët ndonjë popull. Në dënimin e tyre Ai (Allahu) bashkoi disa forma të torturave: shkatërrimin e tyre, rrotulloi shtëpitë e tyre mbi ta, i përmbysi në tokë, u lëshoi gurë nga qielli, verbërimin e syve të tyre, i dënoi ata dhe e bëri këtë dënim të vazhdueshëm dhe i torturoi ata me një torturë që nuk i ka paraprirë ndonjë popull më heret. E tërë kjo për shkak të madhësisë së mëkatit që kishin bërë dhe dëmeve të shumta të këtij krimi, ku bënë që toka të tundet (luhatet) nga të gjitha anët nga kjo vepër e shëmtuar (kur praktikohet). Edhe engjëjt ikin në qiejt e lartë kur ndodh kjo, nga frika e zbritjes së dënimit mbi ata që e bëjnë këtë fëlliqësirë. Toka vlon para Zotit të saj dhe kërkon strehim tek Ai, kurse malet duan të lëvizin nga vendet e tyre.”
Shokët e Resulullahut (salallahu alejhi ue selem) janë të pajtimit të gjithë se ai duhet të vritet. Në këtë gjë, nuk kanë rënë në mospajtim asnjëri nga ata, por ata janë në mospajtim në formën e ekzekutimit. Disa nga njerëzit menduan se ata kanë mospajtim se a duhet të vritet personi i tillë, apo jo? Prandaj ata kanë thënë se në këtë kanë mospajtim, kurse në realitet tek ata ka konsensus (ixhma) në këtë çështje.
Kush thellohet në domethënien e këtyre dy ajeteve që do t’i përmendim më poshtë, në njërin kur Allahu flet për zinanë (imoralitetin) ku thotë:
“Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ajo është një vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.” (Isra, 32)
Dhe në ajetin tjetër për homoseksualizmin ku thotë:
“A punoni të shëmtuarën, që asnjë nga popujt e botës nuk e bëri para jush.”(Araf, 80) do të vërejë dallimin ndërmjet këtyre dy veprave; në ajetin e zinasë e përmend atë si një nga veprat e shëmtuara (pra të pashquar), kurse në ajetin ku flet për homoseksualizmin e identifikoi atë si e shëmtuar në trajtën e shquar që i jep kuptimin gjithëpërfshirës të kësaj fjale.
Pastaj vërtetoi se sa është e shëmtuar kur tha se këtë nuk e ka bërë askush nga njerëzit më heret, ku thotë:“…që asnjë nga popujt e botës nuk e bëri para jush”. (Araf, 80) Pastaj i shtoi vërtetimin se sa shumë është e fëlliqur ku sqarohet forma e kësaj vepre me atë që rrënqethen zemrat, vriten veshët e ajo është: “… u afroheni burrave duke i lënë gratë. Po ju jeni popull i shfrenuar.”
Pastaj Allahu i Lartësuar vërteton se homoseksualizmi është ndryshim i natyrshmërisë që Ai i krijoi njerëzit. Kanë kthyer në të kundërtën atë që Allahu e ndërtoi në natyrën e njerëzve, prandaj Ai ua përmbysi vendbanimet e tyre dhe lëshoi mbi ta gurë siç thotë: “Kur erdhi urdhëri ynë, Ne përmbysëm të gjitha ato (fshatrat e tyre) duke kthyer çdo gjë nga lart poshtë, dhe mbi ta reshëm gurë të fortë pa ndalur.”( Hud, 84)
Në fund tregoi përmasat e kësaj të keqe, ku gjykoi mbi ta se janë popull që tejkaluan të gjitha kufinjtë ku thotë:“Ju jeni popull i shfrenuar.”
Shikoje këtu se a ka ardhur në ajetin e zinasë diçka e afërt si kjo që ka ardhur në ajetet ku flitet për homoseksualizmin e që ne këtu nuk dëshirojmë që ta lehtësojmë veprën e zinasë, ajo, pa dyshim, është mëkat i madh dhe për të pason dënimi, por homoseksualizmi është edhe më i keq dhe i shëmtuar.
Prandaj, Allahu i Lartësuar thotë për këtë punë se është e ndytë, kur flet për Lutin (alejhi selam) se si e shpëtoi atë nga dënimi që i kaploi popullin e tij, ku thotë:
“… Andaj edhe e shpëtuam prej atij fshati (vendbanimi) që bënte punë të ndyra…” (Enbija 74) Pastaj i cilëson ata se janë popull i dëmshëm dhe fasikë, kur thotë: “…Ata ishin popull i dëmshëm.” (Enbija, 74)
Pastaj i quan ata të prishur me gjuhën e pejgamberit të Tij ku thotë: “Ai (Luti) tha: ‘O Zoti im! Më ndihmo kundër popullit të prishur!’” (Ankebut, 30)
Pastaj i quan ata se janë popull mizorë në dialogun që bëhet ndërmjet Ibrahimit (alejhi selam) dhe engjëjve, të cilët ishin dërguar te populli i Lutit për t’i shkatrruar ata. Allahu i Lartësuar thotë:
“E kur të dërguarit tanë (engjëjt) i erdhën me myzhde Ibrahimit, i thanë: “Ne jemi shkatërrues të banorëve të këtij qyteti, sepse banorët e tij janë mizorë.”(Ankebut, 31)
Vëlla i nderuar! Ki parasysh domethënien e këtyre ajeteve dhe ajeteve të tjera të shumta që tregojnë rreth kësaj pune të shëmtuar. Dëshira dhe urtësia e Allahut deshi që fshatrat dhe qytetet e popullit të Lutit të mbesin deri sot, e ky është vendi që quhet Deti i Vdekur dhe ky është mesazhi për ne. Allahu i Lartësuar thotë: “Në atë ngjarje, vërtetë ka argumente për ata që mendojnë.” (Hixhër, 75)
Pastaj thotë: “Dhe se ato (vendbanime të shkatërruara) ende janë të dukshme pranë rrugës.” (Hixhër,75) Imam Sheukani thotë: “Fjala është për fshatërat e popullit të Lutit, respektivisht pranë rrugës, e kjo është rruga që të dërgon prej Medinës në Sham, dhe vërtet udhëtari duke kaluar nëpër këtë rrugë kalon pranë këtyre fshatërave.”
Edhe njohuritë e reja arkeologjike vërtetojnë një gjë të tillë, se andej ka gërmadha të popullit që janë shkatërruar.
Mendoj se mjafton kjo të kuptojmë se sa është e shëmtuar kjo vepër.
2.Rreziqet shëndetsore nga kjo vepër.
Për t’u trajtuar ky fenomen në aspektin mjeksor apo edhe në fusha të tjera, atë psikologjik e social, duhet të posedojmë një profesionalizëm në këto fusha, prandaj unë nuk do të ndalem shumë në këtë pikë, por vetëm dëshiroj të theksoj se homoseksualizmi është i rrezikshëm për njeriun, si për veten e tij, por edhe për shoqërinë. Shumë mjekë dhe studiues, kur flasin për këtë fenomen, tregojnë se homoseksualizmi është bartës dhe shkaktar i shumë semundjeve. E themi këtë përkundër atyre thirrjeve që ndoshta i dëgjojmë aty e këtu se homoseksualizmi është një natyrshmëri që njeriu me të lind dhe duhet të trajtohet si fenomen normal. Ne e dimë se Allahu i Lartësuar nuk e ndalon një punë e që në atë punë mos të ketë dëmë për njeriun. Kurse përgjigje e këtyre thirrjeve të devijuara që pretendohen se janë studioze e të argumentuara, themi se peshoja me të cilën ata i peshojnë gjërat, gjithashtu, është e shtrembëruar, si rezultat i shoqërive nga të cilat rrjedhin ata që e thonë këtë.
Për të kuptuar më mirë rrezikshmërinë që e ka homoseksualizmi e sjellim këtë informatë se në vitin 1983 u zbulua HIV që është përgjegjës për SIDA-n, sindromin e imuno-deficiencës së fituar.
Kjo sëmundje, që tanimë pothuajse e njohur te të gjthë sa e rrezikshme është dhe e pashërueshme për momentin, për herë të parë është indentifikuar tek burrat homoseksualë në Amerikë.
Dr. Muamed Hixhazi në librin e tij me titull “Sëmundjet seksuale” vërteton se si homoseksualizmi është shkaktar i dhjetra sëmundjeve, ndër to: Sida, Gonorea, Sifilisi, Triperi, Herpesi gjenital, Kankroidi, Trikomoniaza, Granuloma inguinale, e sëmundje të tjera. Pastaj edhe në aspektin psiqik ai person ka propleme të shumta për të cilat flasin psikologë të shumtë.
3. Pendimi nga kjo vepër e shëmtuar.
Vëlla i nderuar! Allahu i Lartësuar mbi ty zbriti begatinë e Islamit, qetësi, siguri, pastaj pastroi trupin tënd nga të metat dhe sëmundjet, të dha sy, vesh, gjuhë, kurse ti…!
Ti e di se kjo vepër e hidhëron Atë, i Cili bëri që gjaku yt të lëvizë në trupin tënd. Paramendoje veten si do të jetë gjendja jote kur Allahu i Lartësuar ta dërgojë engjëllin e vdekjes për ta marrë shpirtin, kurse ti me këtë vepër! Apo, paramendoje veten si do të jetë gjendja jote kur të thirresh në mesin e të gjitha krijesave Ditën e Gjykimit, kurse ti me vete e bartë këtë mëkat!
Vëlla i nderuar! Ti e kuptove dëmin e kësaj vepre të shëmtuar dhe sa është e urryer tek Allahu kjo, pastaj sa është e dëmshme kjo për ty dhe shoqërinë tënde, prandaj nxito dhe pendohu para se të bëhet vonë. Dera e kthimit është e hapur për penduesit dhe Allahu i Lartësuar gëzohet me pendimin e tyre./klubikulturor