BallinaARTIKUJTema dhe ArtikujI kaloi namazi, e dënoi veten dhe fitoi

I kaloi namazi, e dënoi veten dhe fitoi

 

I kaloi namazi, e dënoi veten dhe fitoi

Ishte mësuar që mos t’i kalonte namazi dhe një ditë prej ditëve i kaloi namazi pa dëshirën e saj.
Ishte merakosur shumë, sa që ka ndjerë dhimbje dhe shtrëngim nga meraku!
Mes anëve të saj kalonte zjarr, nga pikëllimi që i kaloi ky ritual madhështor, kështu që vendosi ta dënojë nefsin e saj!
Vendosi të qëndrojë mbi sexhaden e saj gjatë gjithë ditës.
Burri i saj shkoi në punë dhe atë e la të përkulur në faltoren e sajë, dhe pasi u kthye nga puna, ajo ende po qëndronte në të njëjtin vend, po qante dhe po lutej.

Burri kishte rënë për të pushuar dhe pasi ishte zgjuar, gruaja e tij ende ishte në faltoren e sajë në të njëjtin vend, pa lëvizur fare, e frikësuar dhe e përulur para Zotit të saj!

E vizitoi pas namazit të akshamit dhe nxitoi drejt sajë, e puthi dhe e përqafoi duke bërtitur:
Pasha Allahun nuk do të kthehem te ajo!
Pasha Allahun nuk do të kthehem te ajo!

Burri e kishte fejuar një grua tjetër pa dijen e kësaj (të parës), dhe po atë ditë kishte vendosur të bënte kurorë, dhe kur e pa se gruaja e tij po vuante, duke mos e ditur shkakun, mendoi se ajo po mërzitej për afrimin e kohës së martesës me gruan dytë, iu zbut zemra dhe u betua se nuk do të martohet më te dytën (grua) asnjëherë!


Pasi e dëgjoi këtë tregim të vërtetë, u çudit!


E kujtova : “Kush e ka dert ahiretin, Allahu do t’ia mbledhë problemet e kësaj dynjaje dhe do ta bëjë të pasur në zemër, dhe kurrë nuk do ta sheh varfërinë dhe do t’i vijë dynjaja që Allahu, azze ve xhel, ia ka shkruar. (Hadith Sahih)


Namazi është shtylla e fesë, nuk bënë përveç se me atë!


Sa të nevojshëm jemi që zemrat tona t’i ujisim me iman-besim.
Vallahi sikur t’i mbushim zemrat tona me dashuri ndaj Allahut, nuk do ta braktisim Atë, dhe as që po të na turbullonin brengat.


Fillimi i përmirësimit tonë duhet të jetë në këtë mënyrë: Përmirësimi i gjendjes sonë me Namaz, kemi nevojë për frikërespekt ndaj Allahut, duke medituar Kur’anin dhe vlerësuar të drejtat e Allahut.


O Zoti im, më bën mua dhe ata nga pasardhësit e mi të kryejmë faljen. (Ibrahim 40)

Përktheu: Valdet Kamberi

 

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

Must Read