BallinaARTIKUJTema dhe ArtikujPasha Allahun, po e shoh vendin tim në Xhenet!

Pasha Allahun, po e shoh vendin tim në Xhenet!

 

Pasha Allahun, po e shoh vendin tim në Xhenet!

Një djalosh i ri, vetëm 16 vjeç, ishte në xhami duke lexuar Kur’an dhe priste ikametin për namazin e sabahut, dhe pasi u thirr ikameti e ktheu mus’hafin në vendin e tij dhe u ngrit të rreshtohet në saf, kur pa pritur, bie i alivanosur për tokë, dhe disa prej namazlive e dërguan në spital.
Doktori Halid el-Xhubejr, i cili e kishte marrë përsipër gjendjen e tij thotë, na kanë sjellë këtë djalosh duke e bartur sikur të ishte xhenaze, dhe pas ekzaminimit vërejta se ai kishte infarkt në zemër, e njëjta sikur ta kishte goditur devenë do ta kishte mbytur.
Shikova djaloshin ndërsa ai luftonte vdekjen, dhe po përcillte frymëmarrjet e fundit të jetës.
Shpejtuam ta shpëtojmë dhe t’i aktivizojmë zemrën, kurse mjeku i ndihmës së parë po vëzhgonte gjendjen e tij. Shkova t’i sjell disa mjete për ta shëruar, dhe duke u kthyer me shpejtësi drejt atij, pashë se djaloshi ishte kapur për dorën e mjekut, e ky i fundit kishte afruar veshin e tij tek goja e djaloshit i cili po i pëshpëriste diçka, u ndala dhe po i shikoja të dy, për një çast.

Për një moment, djaloshi lëshoi dorën e mjekut, dhe u përpoq të kthehet në anën e tij të djathtë, pastaj me gjuhën e tij tha: Eshhedu en La ilahe ilaAllah ve eshhedu ene Muhameden abduhu ve resuluhu, dhe këtë e përsëriti pandërprerë, gjersa të rrahurat e zemrës po humbnin ritmin, ne po mundoheshim ta shpëtojmë, mirëpo caktimi i Allahut ishte më i fortë dhe kështu djaloshi vdiq.

Mjeku i ndihmës së shpejtë filloi të qajë sa që nuk mundë të qëndronte në këmbët e veta. U çuditëm dhe i thamë: “O filan, çka ke që po qanë, kjo nuk është hera e parë qe ti po sheh të vdekur”, ndërsa mjeku vazhdonte të qajë, dhe kur u qetësua pak, nga të qajturit e pyetëm: “çka të tha djaloshi ty, O doktor Halid?” Tha: “Kur të shihte djaloshi se po shkon dhe po kthehesh, po urdhëron dhe ndalon, e morri vesh se ti je specialisti-kardiologu, dhe më tha: “O doktor, thuaj shokut tënd kardiolog të mos lodhet kot, unë po vdes dhe nuk kam shpëtim. Pasha Allahu, unë tash po e shoh vendin tim në Xhenet.” Allahu Ekber.

Allahu ka thënë: “Atyre që thonë, Zoti ynë është Allahu”, e pastaj qëndrojnë në këtë, u vijnë engjëjt duke u thënë: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni, por gëzohuni Xhenetit që u është premtuar”. Fusilet 30

Ky është dallimi mes nënshtruesit ndaj Allahut dhe mos nënshtruesit.

E lus Allahun që përfundimin tonë ta bëjë me punë të mira.

Përktheu dhe përshtati: Valdet Kamberi

Burimi: www.islamifejaevertete.com

Must Read