BallinaARTIKUJTema dhe ArtikujVetëm ti je pozitiv

Vetëm ti je pozitiv

 

Vetëm ti je pozitiv


Tregohet se një perandor Kinez kishte vendosur një guri të madh (shkëmb) në rrugën kryesore, ajo njerëzve ua bllokoi rrugën plotësisht, dhe aty vendosi një roje që të vëzhgojë sjelljet e njerëzve, e më pas, pastaj, ta njoftoj atë (perandorin)!

Kaloi personi i parë dhe ishte një tregtar i madh në vend, shikoi gurin (shkëmbin) dhe u nevrikos duke kritikuar atë që kishte hedhur atë, pa e ditur se ai ishte Perandori, u soll tregtari prapa gurit (shkëmbit) duke bërtitur: “do të shkoj të ankohem për këtë çështje, dhe do ta dënojmë atë që e ka vendosur këtë”.

Kaloi personi i dytë dhe ishte një ndërtues godinash. Edhe ai, veproi njëjtë sikurse tregtari, por zëri i tij ishte më i ulet, sepse ai ishte me më pak peshë në vend se sa i pari.

Pastaj kaluan tre shokë nga të rinjtë që ende nuk e kishin gjetur veten dhe po kërkonin personalitetin në jetë, qëndruan në një anë të gurit (shkëmbit) dhe filluan të talleshin me vendin e tyre, dhe atë që e kishte vendosur gurin e cilësonin si injorant, ahmak dhe kaotik, e pastaj u larguan drejt shtëpive të tyre.

Pasi kaluan dy ditë, në atë rrugë kaloi një bujk i varfër, nuk foli asgjë i përvjeli mangat e tij dhe u përpoq ta largoj. Kërkoi ndihmë nga kalimtarët që vinin dhe ata e ndihmuan, e kështu e larguan gurin (shkëmbin) nga rruga.
Kur bujku largoi gurin (shkëmbin), në rrugë (prapa shkëmbit) gjeti një qyp ku aty kishte ari dhe një letër në të cilën thuhej: “nga Perandori, tek ai i cili e largon gurin (shkëmbin), kjo dhuratë është për ty sepse ti je njeri pozitiv. U angazhove në zgjidhjen e problemit në vend se të fillosh të ankohesh.”

Çdo njëri prej nesh le të shikoj se me çfarë probleme ballafaqohet, dhe a mund t’i zgjidhim ato me lehtësi para se të fillojmë të mendojmë për ankesa.

 

Përktheu: Valdet Kamberi

Burimi:www.islamifejaevertete.com

 

Must Read