Viti i Ri (poezi)

 

Viti i Ri (poezi)

O vëllai im, Ti je musliman dhe me Islam jeton,
Çka të shtyen o rob i Zotit festat e huaja t’i feston?

 

Pse zemra t’u ka mbyllur e këshilla nuk dëgjon?
Pse je zhytur në mëkate, a e di kujt po i mëkaton?

 

Sa i vogël je dhe për Lartmadhërinë e Allahut s’mendon?
Pse mëkatin e nënçmon, kur ai bëhet shkaktar e në xhehennem të dërgon.

 

A i ke festat tua, pse festat pagane kërkon?
A nuk kënaqesh me atë që Allahu të ka dhënë?

 

Allahu ty ta ka bërë obligim që t’iu lutesh Atij për udhëzim!
Por ti si mund të pranosh atij populli t’i bësh përngjasim?

 

A nuk e kemi ne shembull të dëguarin tonë?
A nuk është festa e tij edhe festa jonë?

 

Ai që e hidhëron Allahun, atë e merr yrnek?
Prej kësaj feste çfarë të mira pret…?

 

Ai që ta kundërshton atë qe më së shumti ti e do
Për kë e bën atë sexhde, të lutem më trego?

 

Kujt i lutesh kur je në vështërsi?
Kujt i mbështetesh kur ke ndonjë ligësi?

 

Pse po e feston këtë festë kur të tërhiqet vërejtja?
Kush të garanton se atë natë nuk do të të zë vdekja?

 

Nëse e do pak Zotin, mos i përkrah armiqtë e Tij!
Se mos po bëhesh prej tyre e pastaj shpresa më nuk ki!

 

Përgatiti stafi i faqes: “Jeto me Islam”

http://www.facebook.com/JetomeISLAM

Për: www.islamifejaevertete.com


Must Read