Tarikati Sulejmani
(Cikli: Të njohim tarikatet sufiste të devijuara në Turqi)
Këtë tarikat e ka themeluar një nga shejlerët nakshebandi që quhet Sulejman Hilmi Tonhani. Ky tarikat u dallua për ashpërsinë dhe radikalizmin e tij kundër Ataturkut dhe reformave të tij dhe kundër regjimit sekularist në përgjithësi dhe kundër jetës perëndimore drejtë të cilës dëshironin ta orientonin popullin turk. Ky tarikat është përhapur brenda Turiqisë dhe jashtë saj në Evropën perëndimore, sidomos në Gjermani. Që në themelimin e tyre tarikati Sulejmani është futur në një konflikt të vazhdueshëm me Bashkësinë Islame, të cilën ata nuk e konsiderojnë si përfaqësuese të Islamit. Ndjekësit e këtij tarikati dhe shejlerët e tyre deklarojnë se janë të ndërgjegjshëm për realitetin e këtij konflikti, prandaj i bëjnë thirrje shtresave të ndryshme të shoqërisë që të t’i bashkohen xhematit të tyre.
Drejtuesit e këtij xhemati i japin rëndësi fushës kulturore dhe si rrjedhojë ata janë pronarë të shumë qëndrave kulturore në shumë qytete të Turqisë. Gjithashtu ata kanë punuar për të ngritur institucione paralele me Bashkësinë Islame të Turqisë që varet nga shteti.
Xhemati Sulejmani dallohet për disiplinën e rreptë që zbatohen ndaj ndjekësve të tarikatit. Në kundërshtim me nakshebanditë dhe nurxhitë ata lëviznin si një trup i vetëm në shumë fusha të jetës dhe shpeshherë kanë përdorur dhunë për të realizuar qëllimet e tyre. Përgjithësisht ky tarikat i konsideron jobesimtarët politikanët turq dhe se ata duhet të luftohen. Ky tarikat është përqendruar në qytetin e Adanasë, por edhe në Stamboll ka shumë ndjekës së tij.
Përsa i përket anës ekonomike ky xhamat dallohet për burimet dhe të ardhurat të rëndësishme ekonomike që vijnë si pasojë e projekteve tregtare të shumta. Kjo është një veçori e të gjithë tarikteve sufiste në përgjithësi.
Përsa i përket përkatësive poltike ky xhemat nuk është përqendruar në një linjë të vetme, por është i përhapur në një grup partish që i përkasin krahut të djathtë.
Pas grushtit të shtetit në vitin 1980 ky tarikat mbështeti “Partinë Kombëtare”. Fillimsiht bindjet e këtij tarikati janë përhapur përmes kurseve të Kuranit dhe në vitin 1970 sulejmanitë u shfaqën si një rrymë fetare-politike, e cila pas vdekjes së themeluesit udhëheqet nga dhëndri i Sueljman Hilmit, që quhet Kemal Kaxhar. Ky i fundi është zgjedhur edhe si përfaqësues i “Partisë së Drejtësisë” në Këshillim e madh Kombëtar. Kjo lëvizje ka mbështetur edhe Turgut Ozalin dhe ruan lidhje me rryma të tjera fetare në Turqi. Disa anëtarë të këtij tarikati kanë ndikimin e tyre në gazetën e madhe “Turkiye” e cila ka mbështetur fuqimisht partinë e Ozalit në vitet tetëdhjetë.
Në Shqipëri aktiviteti i tyre është përqëndruar më shumë në qytetin e Shkodrës dhe deri diku edhe në Tiranë, sidomos përmes institucioneve arsimore, kurseve, qëndrave kulturore dhe botimeve periodike në formë librash dhe revistash.
Së fundmi, bindjet e sulejmanive nuk ndryshojnë shumë nga ato të nakshebendive -të cilat i kemi përmendur më parë- përderisa rrjedhin nga i njëjta rrënjë.
Burimi: www.IslamiFejaeVertete.com