BallinaAKTUALEOpinioneFestat dhe datat si parametra të matjes së kulturës moderne

Festat dhe datat si parametra të matjes së kulturës moderne


Festat dhe datat si parametra të matjes së kulturës moderne

Dr. Shefqet Krasniqi



Dje, derisa isha duke lexuar diç, papritur mora një telefonatë, që, duke pasur parasysh personin që më kontaktoi, e mora për serioze, dhe rrjedhimisht, meqë telefonatë bënte fjalë për një lajm paksa të hidhur, u mërzita shumë. E mbylla telefonin, por kur sytë më shkuan në kalendar dhe pashë datën 1 prill, thashë në vete ndoshta ka qenë shaka, ani pse për të paskrupullt e cilësova, ngase myslimani nuk gënjen e aq më shumë të festojë datat e gënjeshtrës. E mora prapë në telefon dhe, edhe pse kuptova se bëhej fjalë për shaka të marrë, mërzia fare nuk mu hoq. Paska edhe në vendin tonë të atillë që po shënuakan këtë datën e rrenës, apo po ia bëkan vetit të lejuar rrenën apo gënjeshtrën. Subhanallah! Kur ka qenë e lejuar gënjeshtra që të jetë e tillë me 1 Prill?! Gënjeshtra, që nga dita që Zoti krijoi qiellin dhe tokën është bërë e ndaluar, duke u vërtetuar për të tillë nëpërmjet të gjithë të dërguarve të Zotit dhe librave të shenjta. Gjithmonë gënjeshtra ka qenë veti e keqe dhe shumë e ultë e njerëzve. Asnjëherë nuk është cilësuar si diçka e lëvdueshme apo e mirë. E nëse është kështu, dhe besoj fuqishëm se një i mençur nuk mendon ndryshe, atëherë –ju lutem- më thoni pse në kohën e sodit të lejohet gënjeshtra, bile edhe të veçohet një ditë vjetore për të? Vallë, a duhet të ecim drejt përmirësimit të moralit dhe etikës, drejt formimit të një shoqërie të sinqertë e të drejt, e cila flet drejt dhe punon drejt, e do të drejtën dhe e përkrah atë, apo me rëndësi është të relaksohemi qoftë edhe në dëm të kulturës apo moralit?!

Nuk është vetëm 1 prilli si “festë” negative në shoqëri, por të tilla, apo që ndikojnë negativisht në shoqëri ka edhe shumë të tjera, si fjala vjen “viti i ri”, e cila në thelb dhe sfond është vetëm kundërmuese. Kush mund të mohojë celebrimet degjeneruese dhe tërësisht të shthurura që bëhen me rastin e kësaj feste?! Madje edhe atu festa të cilat sipërfaqësisht dukën të mira, të dëshpërojnë kur mëson realitetin e tyre. 8 marsi merret si festa e gruas, e me theks të veçantë e nënës, por në praktikë po shohim se qëllimet e tyre kanë devijuar. Ato me grua nënkuptojnë vetëm bashkëshorten ndërsa,e dhe po të themi se i kushtohet nënës, athua vallë me një ditë në vit ne do ta kryejmë obligimin tonë ndaj nënës?! Nënës, si rezultat i kulturës në trend, nuk i ka mbetur shumë vend në shoqëritë bashkëkohore. Këto ditë, si rast i freskët, mediat publikuan lajme për ish-zonjën e hekurt, Margaret Thatcher, e cila për një periudhë shërbeu si kryeministre e Anglisë. Ishte e zonja, kishte pushtet, pasuri dhe famë, por sot, në kohën kur ka mbushur 86 vjet, është e dëshpëruar për këtë. Shkak është koha e paktë për familjen e saj që kishte, e që siç shihet i është kthyer në dëshpërim. Ka mbetur e vetme, burri i ka vdekur ndërsa fëmijët rrallë e vizitojnë. Në një takim me Lord Spajser në prill të vitit 1995, ajo ishte shprehur: “Nëse do të kisha shansin të kthehesha pas, unë nuk do t’i hyja politikës, për shkak të asaj që i bën ajo familjes.” Kështu e ka kultura perëndimore.

Tetë marsi këtë vit nuk u ndal me kaq. Ai shpalosi edhe detaje tjera të egërsisë së tij. Na solli imazhe të esencës dhe shpirtit që ka. Ai më së miri foli për vetën dhe misionin e tij. Përderisa gjatë ditës na bombarduan me atë fjalorin neveritës për kinse të drejtat e grave, madje duke u ankuar edhe në nivel parlamentesh, në mbrëmje “të drejtat” u dhanë dhe u realizuan ekstremisht apo skajshmërisht. Kryeqyteti shqiptar, Tirana, ishte ai që kishte marrë përsipër demonstrimin e këtyre “të drejtave.” Më qartë, në disa lokale nate, tashmë tradicionalisht, 8 marsi është shndërruar në mundësi për të kaluar orë të “shfrenuara”, mes femrash që në rreth kanë disa djem të rinj, me fizik të shkëlqyer dhe plot energji për t’u dhënë sa më shumë argëtim. Dukuria po përqafohet nga shumë femra të moshës nga 20 deri në 50 vjeç, kryesisht nëpunëse në institucione shtetërore dhe private, nga bota e medias, biznesit, etj. Në bar “Mumja” prenotimet për 8 marsin ishin bërë prej ditësh duke mos mbetur asnjë biletë pa shitur. Ashtu si atje, edhe tek disa lokale të tjera në Tiranë, janë organizuar evenimente të posaçme për femra. Janë ftuar meshkuj, djem në moshat 20 deri 30 vjeç, të bardhë dhe me ngjyrë, shqiptarë dhe të huaj, të veshur herë si ushtarakë, herë si policë, herë si marinarë dhe ide të tjera të “çmendura.” Skema funksionon njësoj si tek bar-striptiz ku shkojnë meshkujt dhe soditin femra që zhvishen tërësisht. Edhe në këto lokale për 8 mars, zhveshja është elementi kryesor i festës, por janë meshkuj që zhvishen dhe “shesin” pamjen e trupit të tyre për femrat.

Këto janë disa nga festat e çuditshme të cilat ndikojnë negativisht në shoqëri. Çfarë nënash janë ato që shfrenohen në atë mënyrë, apo çfarë nënash do të bëhen nesër ato vajza! Çfarë edukate do ua japin ato fëmijëve të tyre! Çfarë kontributi bëjnë ato për shoqëri e për shtet!? A këtyre iu thonë të drejta dhe a për të drejta si këto po punuaka klasa jonë politike? Çështjen më rrëqethëse e bën edhe lajmi, tashmë i konfirmuar, për paradën e mallkuar të të mallkuarve, homoseksualëve, në Tiranë, dhe atë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. Vërtetë, çudi!!!

Këto janë festat që na kanë ardhur nga perëndimi dhe të cilat na flasin për kulturën e tyre, që pa as dyshimin më të vogël, është në perëndim e sipër. Vlerave të mirëfillta nuk iu ka mbetur vend ndërsa ne, konsideroj se nuk kemi nevojë për të. Përkundrazi, ne kemi kulturën që besojmë se është zgjidhja e vetme për këto shoqëri perëndimore. Andaj konsideroj se duhet të bëjmë përpjekje që sa më shumë njerëzit t’i largojmë nga ato dukuri, pasojat e të cilave do t’i vuajnë në një të ardhme të afërt, e t’i kthejmë drejt traditës sonë krenare, në Islam të shëndosh, ku secili është i lumtur, secili ndihet krenar me atë që është. Allahu mos na dënoftë për mëkatet e mëkatarëve dhe na përmirësoftë gjendjen shpirtërore dhe atë reale, amin dhe deri javën e ardhshme me një temë tjetër selam alejkum.

 

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin doemos edhe opinionin e redaksisë së Iniciativës IslamiFejaeVertete.com

Must Read