BallinaARTIKUJGruaja dhe FamiljaSI T'IA FITOSH ZEMRËN VJEHRRËS?

SI T’IA FITOSH ZEMRËN VJEHRRËS?

SI T’IA FITOSH ZEMRËN VJEHRRËS?

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon vetëm Allahut, paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka më profetë të tjerë, Muhamedin, familjen e tij shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre deri në Ditën e Kiametit.

Është e mbjellë në shpirtrat e shumë prej njerëzve se vjehrra është diçka e urryer, e cila e shikon nusen që futet në shtëpinë bashkëshortore. Nusja e re duhet të kujdeset të bashkëpunojë me vjehrrën në mënyre që t’i ruhet sherrit të saj, sepse shpesh ndodh që nusja e shikon çdo fjalë që nxjerr vjehrra apo çdo lëvizje që ajo bën, pastaj fillon e thur ngjarje e histori mbas saj, e nga këtu fillojnë të urrejnë njëra-tjetrën, zhduket këtu respektimi ndaj prindërve, e në të njëjtën kohë zhduket bereqeti e shumë të mira në këtë shtëpi.

Allahu e mëshiroftë atë grua të devotshme, e cila e nxit burrin e saj në bindjen ndaj nënës së tij duke i thënë: “Të betohem në Allahun, të mos e fitosh rrëskun tënd vetëm se në hallall, të betohem në Allahun të mos futesh në zjarr për shkakun tim, respekto nënën tënde, vizito të afërmit, mos i ndërpre marrëdhëniet me ta, që Allahu i madhëruar mos t’i ndërpresë marrëdhëniet me ty”.

Në rast se doni të ruheni ju dhe bashkëshorti juaj nga zjarri i xhehenemit, të shkoni dorë për dore bashkë për në xhenet, të siguroni për shtëpinë e saj lumturi e bereqet, ja disa këshilla:

Duhet ta flakësh nga mendja atë pamje të frikshme të vjehrrës dhe në vend të saj të vendosësh atë se vjehrra jote është sikur nëna jote, e në rast se ajo gabon ndonjë ditë sillu me të sikur të ishte nëna jote.

Kurrë mos e mendo vjehrrën pjesë jo të jetës tënde, sepse ajo është pjesë e bashkëshortit tënd dhe patjetër që ai ka obligime për nënën e tij, gjë që s’ia ndalon as ti askush tjetër, sepse e ka urdhëruar Allahu i Madhëruar.

Imagjinoje veten tënde një ditë vjehërr!

Mos i trego bashkëshortit tënd çdo gjë që ndodh ndërmjet teje dhe vjehrrës duke u ankuar e duke qarë në mënyrë që zemra e tij të kthehet nga ti, e në këtë mënyrë shejtani ia paraqet nënën e tij si zullumqare.

Nëse shikon ndonjë mangësi nga bashkëshorti yt kundrejt nënës se tij, le të jesh ti përkujtuese e tij e ta nxitësh atë ta vizitojë nënën më shpesh.

Bashkëshortja e mençur nuk ndërhyn në dhuratat që bashkëshorti i saj i dhuron nënës së tij, por përkundrazi e shtyn atë që t’i japë nënës së tij sa më shumë, edhe ajo të mundohet t’i dhurojë asaj dhurata të vlefshme e të bukura herë pas here.

Nëse shkon për vizitë tek vjehrra jote, mundohu ta ndihmosh atë në punët e shtëpisë, e mos rri mysafire e rëndë.

Bashkëshorte e zgjuar është ajo, e cila ia fiton zemrën vjehrrës së saj me sjelljen dhe moralin e mirë.

Bashkëshortja e sinqertë është e kujdesshme në edukimin e fëmijëve për respektimin dhe bindjen ndaj gjyshes së tyre. Po ashtu, ajo mbjell në zemrat e tyre dashuri dhe sjellje të mirë ndaj saj, i mëson ata të vizitojnë gjyshen e tyre, e të mos jetë sebep për ndarjen ndërmjet tyre.

Kujdesu, gjithashtu, në mësimin e fëmijëve, edukatën e vizitës së gjyshes së tyre, veçanërisht nëse është e moshuar, mos i lejo fëmijët ta bezdisin atë me zërat dhe lëvizjet e tyre. T’i mësosh gjithashtu të mos bëjnë rrëmujë, e mos lejo të dalin nga shtëpia, derisa të sistemojnë gjithçka që e kanë prishur, e të pastrojnë vendin ku kanë ndenjur. Me këtë dëshiron vjehrra vizitën tuaj çdo ditë, e ju lutet atyre që të vijnë përsëri.

Nëse bashkëshortit tënd i dalin përpara dy kërkesa, një e jotja dhe tjetra e vjehrrës çfarë do të bëje ti? A do të pranoje që shtëpia jote të shndërrohej në xhehenem të padurueshëm, derisa të kryente kërkesën tënde përpara kërkesës së saj? Apo do t’i jepje përparësi kërkesës së saj ndaj tëndes?

Nëse je me të vërtetë e zgjuar, jepi përparësi kërkesës së saj përpara tëndes me zemër të mirë e pa u mërzitur.

Ki kujdes e mos ndiz zjarrin e zemërimit në mënyrë që të prishësh marrëdhëniet ndërmjet teje dhe bashkëshortit tënd për shkak të kësaj. Me të vërtetë vjehrra jote nëse shikon prej teje këtë sjellje e këtë nderim, dije se ajo pa dyshim do të tolerojëshumë gjëra më pas.

Burimi:
Përgatiti: F. Gurra
Burimijetes.info

Must Read