BallinaPraktikaFikhuA bënë femra të falet kur lyen fytyren me krem gjatë ditës?

A bënë femra të falet kur lyen fytyren me krem gjatë ditës?

A mund të falet kur është lyer?

Pyetja: A ben femra te falet kur lyn suratin me krem gjate dites?

Përgjigjja: Kjo pytje kërkon përgjigje në dy drejtime:

E para: Nëse kremi është nga ato lloje që pengon arritjen e ujit në lëkurë, duhet që kremi të lahet dhe të hiqet kur të marrësh abdes, sepse përndryshe abdesi nuk flen dhe rrjedhimisht edhe namazi.

E dyta: Nuk i lejohet muslimanes që të vendosë krem në fytyrën e saj kur del jashtë shtëpisë së saj, sepse kjo është nga zbukurimi që është e ndaluar shfaqja e tij. Allahu ka thënë: “… Dhe të mos shfaqin stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme …” Nur, 31.

Kurse vendosja e kremit në një ambient ku të shikon vetëm burri apo edhe të tjerët që nuk lejohet të martohesh me ta, s’ka problem dhe lejohet. Allahu e di më së miri.

Irfan Tota

Must Read