16 Hadithe motivuese mbi vleren e agjërimit!
Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem na thotë për Ramazanin
1. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kur të jetë nata e parë e Ramazanit burgosen shejtanët dhe xhinët, mbyllen dyert e zjarrit dhe nuk hapet asnjëra prej tyre dhe hapen dyert e xhenetit dhe nuk mbyllet asnjëra prej tyre dhe thërret një thirrës: “O kërkues i së mirës, përgatitu! O kërkues i së keqes, ndalohu prej saj, sepse me të vërtet, Allahu shpëton nga zjarri; e kjo në çdo natë të këtij muaji.” [Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe]
2. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush agjëron një ditë në rrugë të Allahut, ia largon Allahu fytyrën e tij me këtë ditë nga zjarri shtatëdhjetë vjet.” [Transmeton Muslimi]
3. Abdullah bin Abasi radijalahu anhu ka thënë: “Pejgamberi salallahu alejhi ue selem në Ramazan kur takonte Xhibrilin tregonte një bujari që nuk e kishte në muajt e tjerë. Ai, Xhibrili e takonte atë për çdo natë të Ramazanit dhe e përsërisnin së bashku Kur’anin. Kështu, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem këtë muaj ka qenë për njerëzit më i dobishëm se era pas së cilës vjen shiu.” [Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi]
4. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kur hyn Ramazani hapen dyert e xhenetit dhe mbyllen dyert e xhehenemit dhe në të prangosen djajtë (shejtanët).” [Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi
5. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Vërtet, në xhenet është një derë, e cila quhet Rejan, nëpër të cilën do të hyjnë Ditën e Gjykimit vetëm ata që agjërojnë, nëpër atë derë të tjerët nuk do të hyjnë. Do të thirret në atë derë ku janë agjëruesit. Do të çohen agjëruesit dhe nuk do të mund tjetërkush të hyjë nga kjo derë, e pasi të hyjnë ata, dera do të mbyllet e nuk do të mund të hyjë askush tjetër.” [Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi
6. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit, duke qenë i bindur në besimin islam dhe duke i kryer obligimet islame, do t’i falen gabimet e tij të mëparshme.” [Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi]
7. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Agjërimi dhe Kur’ani ndërmjetësojnë për besimtarin Ditën e Gjykimit. Agjërimi do të thotë: ‘O Zot, ia ndalova robit ushqimin dhe epshet, prandaj më bëj ndërmjetësues!’ Kur’ani do të thotë: ‘O Zot, e kam ndaluar robin tënd nga gjumi i natës, prandaj më bëj për të ndërmjetësues!’ Dhe ndërmjetësojnë.” [Transmeton Ahmedi]
8. Ibn Omeri radijallahu anhu thotë se Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Islami është ngritur mbi pesë (shtylla): dëshminë se nuk ka zot tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguar i Allahut, kryerjen e namazit, dhënien e zekatit, vizitën e Qabesë dhe agjërimin e Ramazanit.” [Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi ]
9. Ebu Hurejre se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Tre personave nuk i kthehet lutja mbrapsht: prijësit të drejtë, agjëruesit kur çel iftarin, dhe atij të cilit i është bërë padrejtësi”. Ahmedi, Tirmidhiu dhe Ibnu Maxha. Këtë hadith e ka saktësuar Shejh Albani.
10. Aishja –Allahu qoftë i kënaqur me të-, pyeti Profetin salallahu alejhi ue selem: “Nëse mësoj se është nata e Kadrit çfar lutje të them? Ai tha: “Tuaj: O Allah vërtet Ti je Falës, e do faljen, prandaj më fal mua”. Ahmedi dhe Tirmidhiu.
11. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Ka dështuar dhe ka humbur ai rob që e arrin muajin e Ramazanit dhe nuk i janë falur mëkatet”. Ahmedi dhe Ibnu Maxheh.
12. Ebu Hurejre, radijallahu anhu, tregon se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “U ka ardhur Ramazani, muaj i bekuar. Allahu ua ka obliguar agjërimin e këtij muaji. Në këtë muaj hapen dyert e qiellit, mbyllen dyert e xhehenemit, lidhen në pranga shejtanët e inatosur. Allahu në këtë muaj ka një natë, e cila është më e mirë se një mijë muaj. Ai që privohet nga të mirat e kësaj nate, është privuar nga çdo e mirë”. (Nesaiu, sahih).
13. Aisheja, radijallahu anha, tregon se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kërkonie natën e Kadrit në netët tek të dhjetshit të fundit të Ramazanit”. (Buhariu).
14. Muhammedi salallahu alejhi ue selem i ka urdhëruar muslimanët që të pajisen me moral të lartë, e posaçërisht agjëruesit, duke thënë: “Kush nuk largohet nga fjalët e kota (shpifjet, fjalët e rrejshme, thashethemet), Allahu nuk ka nevojë për përmbajtjen e tij nga ngrënia dhe pirja.”
15. Trasmetohet nga Ebu Hurejre se Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka thene: ” Pese namazet, prej xhumase ne xhuma dhe prej Ramazanit ne Ramazan falen (mekatet) pos atyre qe jane te medha (kebair)”. (Muslimi)
16. Transmentohet nga Ebu Hurejra se Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka thene: “Çdo veper e njeriut shtohet , e mira prej dhjete deri ne shtateqinde here. Zoti i Madheruar thote: “Pervec agjerimit, sepse ai eshte per Mua dhe une e shperblej, sepse ai braktis kenaqesine dhe ushqimin per Mua. Per agjeruesin ka dy gezime: gezimi I pare ne iftar, kurse i dyti ne takimi me Zotin e tij. Era e keqe nga goja e agjeruesit eshte me e mire te Zoti se aroma e miskut.” Bukhari & Muslim
Burimi: http://profetiislam.com/
http://www.islamifejaevertete.com/