Të ndryshuarit e së keqes me zemër
Transmetohet nga Ebij Seijd elhuderij se ka thënë: “Kam dëgjuar, Pejgamberin salallahu alejhi ue selem duke thënë: “Kush sheh nga ju ndonjë te keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij. E, nëse nuk mundet, me gjuhën e tij; e nëse nuk mundet, me zemrën e tij, e ky është imani më i dobët.” Shënon Muslimi (kapitulli i imanit \49)
Këta janë tre faktorë për t’i bërë rezistencë të keqes dhe fesadit në shoqëri, më e larta është ajo praktike për atë që e ka mundësinë. Kjo në esencë është detyrë e pushtetit islam, I cili fuqinë e vet e vë në shërbim të drejtësisë dhe ligjit moral. Kjo gjithashtu është edhe për individë apo institucione, nëse kanë mundësi, por që ky ndryshim i tillë të mos jetë shkak që shpie tek një e keqe edhe më e madhe.
Pas këtij ndryshim vjen ai me gjuhë, që është përgjegjësi e dijetarëve, thirrësve, mendimtarëve dhe e të gjithë atyre që kanë influencë për shkak të shkathtësive të tyre. Faktori i fundit dhe me i ulëti është ai me zemër, ku patjetër duhet të sqarohet gabimi që është te të kuptuarit e ndryshimit me zemër, ku shumica e njerëzve mendojnë se të ndryshuarit me zemër është që njeriu ta urrejë të keqen, që e sheh vetëm mes tij dhe vetvetes, dhe të thotë “O Zot, kjo është e keqe nuk e dua”, pa lënë gjurmë një urrejtje e tillë tek ai. E, nëse një gjë e tillë ndodh, ai ka humbur edhe imanin më të dobët.
Thotë shejh Derazi, Allahu e mëshiroftë, rreth kuptimit të gabuar të ndryshimit me zemër: “Realiteti është se një kuptim i tillë është shtrembërim i kuptimit të fjalive në gjuhën arabe dhe i objektivave të sheriatit, ngase urrejtja me zemër pa pasur ndryshim pozitiv apo negativ nuk quhet ndryshim i së keqes, por quhet pëlqim i heshtur dhe nxitje për të. E sa I përket shtrembërimit të objektivave të sheriatit, qëndron në atë se komunikimi me fytyrë të qeshur, mikpritja dhe përshëndetjet e ngrohta që i bëhen atij që ka bërë vepra të këqija nuk është ndryshim me zemër ndaj tij, po syfaqësi e kulluar.
Thotë Allahu i Lartësuar: “Kur sheh ata se janë thelluar (me tallje) në çështjet Tona, largohu prej tyre derisa të kalojnë në bisedë tjetër. Nëse djalli të bën të harrosh (e rri me ta), pasi të bie ndër mend, mos rri me popullin mizor.” (El-Anam: 68)
Ajo që më së paku mund të bëjë njeriu, e të mos marrë pjesë në mëkat, është që t’ua kthejë shpinën vepërkëqijve dhe t’i bojkotojë mexhliset e tyre ( Studime islame \64).
Fjala “munker” në përgjithësi, pa përmendur detaje të tjera rreth saj, është argument se ka për qëllim të keqen, qoftë e vogël apo e madhe, mizorinë, veprat e këqija…
Imam ibn Hazmi, kur ka folur për veprat e këqija që janë përhapur në kohën e tij dhe në vendin e tij, Andaluzi, ka thënë për shumicën e njerëzve: “Sikur të gjithë ata që kanë urrejtje me zemër të ishin bashkuara, nuk kishin pasur mundësi të mposhten.” (Resail ibn Hazm/3).
Ky është dijetari i famshëm, i cili përjetoi kohën e përçarjeve të muslimanëve në Andaulzi. Shpresoj që muslimanët të jenë të bashkuar në urrejtjen e të këqijave. Kush aludon për qëndrimin dhe refuzimin e gjendjes, atëherë nuk do të ishte e mundur të mposhteshin dhe do të ndryshonte gjendja e tyre.
Burimi:
Autor: Dr. Muhamed Abdu
Përshtati: Rashit Zylfiu