BallinaSpikasimIslami nxit për bashkëpunim

Islami nxit për bashkëpunim

ISLAMI NXIT PER BASHKEPUNIM

Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe pasuesit e tij!

Islami ka nxitur për bashkëpunim në ajete të shumta kur’anore, të cilat do t’i përmendim më poshtëë. Thotë Allahu:

…Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë”. (el-Maide, 2)
Kur të prezentojnë në pjesëtimin e pasurisë që ka lënë i vdekuri të afërmë, bonjak dhe varfnjak (që nuk janë pjestarë në trashëgim), jepuani nga ajo (pasuri e lënë) dhe atyre thuajuni fjalë të mira”. (en-Nisa, 8)
Kur ndonjërit prej jush i është afruar vdekja, nëse lë pasuri pas vete, testamenti (vasijeti) për prindërit dhe për të afërmit u është bërë juve obligim, por ashtu siç është drejt. Për ata që janë të devotshëm kjo është detyrë që lypet kryer”. (el-Bekare, 180)
Po në qoftë se ai (borxhliu) është në gjendje të vështirë, atëherë bëni një pritje derisa të vijë në një çlirim. E t’ia falni (borxhin) në emër të lëmoshës, ajo, nëse e dini, është shumë më e mirë për ju”. (el-Bekare, 280)

Bashkëpunim dhe ndihmë reciproke konsiderohet edhe ndalimi i kamatës, e cila dëmton të varfrit, dhe ligjësimin e borxhëdhënies. Thotë Allahu:

O ju të cilët besuat, mos e hani kamatën që po e shumëfishoni dhe kini frikë (dënimin e) All-llahut ashtu që të gjeni shpëtim”. (Ali Imran, 130)
O ju që besuat, kini frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqert , hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata”. (el-Bekare, 278)
O besimtarë, kur merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë. Dhe nga gjiu juaj le të shkruajë një shkrues i drejtë dhe të mos ngurrojë nga të shkruarit ashtu siç e ka mësuar All-llahu. Le të shkruajë, e atij le t’i diktojë ai që pranon borxhin, le t’i frikësohet All-llahut, Zotit të tij e të mos lëre mangut asnjë send nga ai. E në qoftë se ai që ngarkohet me borxh është i paaftë mentalisht, është i mitur ose nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë drejt kujdestari i tij. Kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj, e në qoftë se nuk janë dy burra, atëherë një burrë e dy gra, nga dëshmitarët që i pëlqeni. (Dy gra në vend të një burri) Për atë se nëse njëra prej tyre gabon, t’ia përkujtojë tjetra. Dëshmitarët të mos refuzojnë kur të thirren. Dhe mos përtoni për ta shkruar atë dhe afatin e tij, i vogël qoftë ose i madh, sepse kjo është më e drejtë tek All-llahu, më e fortë për dëshmi dhe më afër mosdyshimit. Vetëm nëse është tregti e menjëhershme (dora-doras) që e praktikoni midis jush, atëherë nuk është ndonjë mëkat të mos e shënoni. Por, kur bëni shitblerje, dëshmojnie. E ai (pronari i pasurisë) nuk dëmton as shkruesit as dëshmitarët, e nëse bëni (dëmtimin), ai është mosrespekt juaji (ndaj dispozitave të All-llahut). Kini frikë All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (të jashtëzakonshme), All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send”. (el-Bekare, 282)

Bashkëpunim konsiderohet edhe ndalimi i çdo gjëje që dëmton tjetrin dhe shkatërron lidhjet vëllazërore. Thotë Allahu:

Ata që e hanë pa të drejtë pasurinë e jetimëve, në të vërtetë ata hanë atë që mbush barkun e tyre zjarr dhe do të futen në zjarrin e xhehennemit”. (en-Nisa, 10)
O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar…”. (en-Nisa, 29)
Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjykatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve, kur ju e dini (se pa të drejtë po e hani atë)”. (el-Bekare, 188)
Bonjakëve (jetimëve) jepuani pasurinë e tyre (kur të rriten), dhe mos e ndërroni të pastërtin (mallin tuaj që e keni hallall) me të ndytin (me haramin) edhe mos e hani pasurinë e tyre (të përzier) me pasurinë tuaj, se ky është mëkat i madh”. (en-Nisa, 2)
Mos iu afroni pasurisë së jetimit derisa ai të arrijë pjekurinë, (mund t’i afroheni) vetëm në mënyrë më të mirë…”. (el-En’am, 152)

Në kuadër të kësaj hyjnë edhe tregimet e të parëve të rrëfyera në Kur’an. Krimi i popullit të Shuajbit ishte mashtrimi në peshore. Mashtrim i tillë konsiderohet nëse njeriu shet diç me shumicë, pemë apo perime qofshin ato duke vënë përmbi të mirat ndërsa nën to të dëmtuarat apo prishurat. Kjo konsiderohet mashtrim ashtu siç konsiderohet edhe mbështjellja (ambalazhi) i artikujve te konservuar qoftë në pako letreje apo tjera që prodhohen në fabrika por që fshehin nën to të metat e artikullit, qumësht, ëmbëlsira apo çka do tjetër qoftë. Thotë Allahu:

Mos iu afroni pasurisë së jetimit derisa ai të arrijë pjekurinë, (mund t’i afroheni) vetëm në mënyrë më të mirë, zbatoni me drejtësi masën dhe peshojën…“. (el-En’am, 152)
Masën mbusheni kur matni (me enë) dhe peshoni me peshojë të drejtë (precize). Kjo është më e dobishme dhe ka përfundim më të mirë“. (el-Isra, 35)
Të mjerët ata që mangu masin e peshojnë. 2. Ata që kur matin prej njerëzve, për vete e plotësojnë, 3. E kur u matin të tjerëve ose u peshojnë, u lënë mangu“. (el-Mutaffifine, 1-3)
Edhe Medjenit (i dërguam) vëllain e tyre Shuajbin që ju tha: “O popull im, adhurojeni All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, mos matni as mos peshoni mangut, unë po shoh se jeni në gjendje të mirë jetësore, pra unë po frikësohem për ju nga dënimi që do t’ju përfshijë një ditë!” 85. O populli im, veproni drejt gjatë matjes dhe peshimit, e mos i dëmtoni njerëzit në asgjë dhe mos shkaktoni rrëmujë në tokë!” 86. Atë pjesë që ua lejoi All-llahu është shumë më e mirë për ju, nëse jeni besimtarë, e unë nuk jamë roje juaj!” 87. Ata thanë: “O Shuajb, a namazi yt po të thotë të na urdhërosh që ta braktisim atë që e adhuruan prindërit tanë, ose (po të urdhëron) për të punuar në pasurinë tonë ashtu si të dëshirojmë? Vërtet, ti qenke i butë e i mençur”. (Kjo ishte tallje e tyre). 88. “O populli im, më thuani pra nëse unë kam argumenta të sigurta nga Zoti im dhe nga ana e Tij, Ai më furnizoi mua me të mira (si mund të mos ju udhëzoj në rrugë të drejtë?) Unë nuk dua t’ju kundërshtoj (duke punuar) për atë nga e cila po ju ndaloj, unë nuk dua tjetër vetëm të përmirësoj aq sa mundem, por këtë mund ta arrij vetëm me ndihmën e All-llahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm te Ai jam i drejtuar!” 89. O populli im, kundërshtimi ndaj meje të mos u shpie (në mosbesim) që të ju gjejë ajo që e gjeti popullin e Nuhut, popullin e Hudit ose popullin e Salihut. E populli i Lutit nuk është larg prej jush. 90. Kërkoni falje Zotit tuaj dhe sinqerisht pendohuni ndaj Tij. Vërtet, Zoti im është mëshirues, shumë i dashur. 91. Ata thanë: “O Shuajb, ne nuk po e kuptojmë shumicën nga ajo që thua dhe ne të konsiderojmë ty të dobët në mesin tonë, dhe sikur të mos ishte ai grup yti, ne do të gurëzonim ty, ngase ti nuk je i çmuar ndër ne”. 92. Ai tha: “O populli im, a është më i çmuar te ju farefisi im se All-llahu, që e keni hedhur Atë pas shpine? Nuk ka dyshim, Zoti im i di të gjitha ato që veproni”. 93. “O populli im, veproni sa të mundeni, unë veproj, e më vonë do ta kuptoni se kush do ta pësojë atë dënim që e poshtëëron dhe kush është ai rrenacak. Pritni se edhe unë së bashku me ju jam duke pritur”. 94. E kur erdhi urdhri Ynë, Ne me mëshirën tonë e shpëtuam Shuajbin dhe bashkë me të edhe ata që besuan, ndërsa zullumqarët i kapi britma e tmerri, duke gëdhirë në vendin e tyre kufoma të gjunjëzuara“. (Hud, 84-94)
…Kur të flitni (të dëshmoni), duhet të jeni të drejtë edhe nëse është çështja për (kundër) të afërmit…“. (el-En’am, 152)
… dhe njerëzve u thuani fjalë të mira…“. (el-Bekare, 83)
Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet“. (Taha, 44)
… e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje…“. (Ali Imran, 159)
E ti robve të Mi thuaju: “Le ta thonë atë që është më e mira, pse djalli ndërsen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriut“. (el-Isra, 53)
E të jeshë i butë ndaj besimtarëve që të pranuan ty“. (esh-Shuara, 215)
Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt“. (Fussilet, 34)
E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: “Paqe!”.“ (el-Furkan, 63)
(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë të keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet“. (el-Furkan, 72)
Dhe kur e dëgjojnë ndonjë llomotitje marrëzie, i kthejnë shpinën dhe thonë: “Ne kemi veprat tona e ju tuajat, qofshit larg nesh, ne nuk na duhen injorantët!“. (el-Kasas, 55)
Ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë a punë)“. (el-Mu’minune, 3)
…dhe u thoni fjalë të mira“. (en-Nisa, 5)
Një fjalë e mirë dhe një lehtësim (që i bëhet lypësit) është më e dobishme se një lëmoshë që përcillet me të keqe…“. (el-Bekare, 263)
Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve…“. (en-Nisa, 114)
O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të drejta“. (el-Ahzab, 70)
…andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thuani fjalë të matura“. (el-Ahzab, 32)
Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese)“. (el-Isra, 23)
Nëse detyrohesh t’ua kthesh shpinën atyre (të afërmve etj.), duke kërkuar mëshirën të cilën e shpreson nga Zoti yt (furnizim për t’i ndihmuar ata), atëherë thuaju atyre fjalë të mira (të lehta)“. (el-Isra, 28)
Ti (Muhammed) merre të lehtën, urdhëro për mirë dhe hiqu prej të padijshmëve“. (el-A’rafe, 199)
…Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi…“. (el-Bekare, 228)
Lëshimi (pas të cilit mund të bëhet rikthimi) është dy herë, e (pastaj) ose jetë e njerëzishme (bashkëshortore) ose shkurorëzim me mirëkuptim…“. (el-Bekare, 229)
E kur t’i keni lëshuar gratë dhe ato i afrohen afatit të tyre, atëherë ose mbani si duhet ose i lëni si duhet (të kryejnë afatin…“. (el-Bekare, 231)
… I ati i fëmijës është i obliguar për furnizimin dhe veshmbathjen e tyre (gruas) ashtu si është rregull…“. (el-Bekare, 233)
Për të devotshmit është obligim që edhe për gratë e lëshuara të bëjnë një furnizim të zakonshëm“. (el-Bekare, 241)
…Coni jetë të mirë me to…“. (en-Nisa, 19)

Bamirësia ndaj prindërve dhe të afërmeve. Thotë Allahu:

Adhurojeni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve…”. (en-Nisa, 36)
Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). 24. Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”. (el-Isra, 23-24)
Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfërit, edhe atij në gurbet…”. (el-Isra, 26)
Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (E porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj. 15. E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj botë të keshë mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, mandej kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni punuar”. (Llukman, 14-15)
Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet….”. (el-Ankebut, 8)
Ne e urdhëruam njeriun t’u bëjë mirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridhjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë) derisa ta arrijë pjekurinë e vet dhe kur t’i mbush dyzet vjet ai thotë: “Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën Tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mij…”. (el-Ahkaf, 15)

Dëshmimi i së vërtetës. Thotë Allahu:

(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë të keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet”. (el-Furkan, 72)
… dhe dëshminë zbatojeni për hirë të All-llahut…”. (et-Talak, 2)
O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hirëë të All-llahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfnjak, pse All-llahu di më mirë për ta. Mos ndiqni pra emocionin e t’i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrëmbëroni ose tërhiqeni, All-llahu hollësisht di ç’ka punoni”. (en-Nisa, 135)
O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hirë të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini dro All-llahun se All-llahu di hollësisht për atë që veproni”. (el-Maide, 8)
… Kush është më mizor se ai, që e ka dëshminë e All-llahut pranë vetes dhe e fshehë. All-llahu nuk është i panjoftuar me veprimet tuaja”. (el-Bekare, 140)
… Mos e fshehni dëshminë, sepse ai që e fsheh atë, ai është mëkatar me zemrën e vet…”. (el-Bekare, 283)
Edhe ata që dëshminë e vet e zbatojnë (nuk e mohojnë, nuk e fshehin)”. (el-Mearixh, 33)
Jo, (nuk është ashtu si thonë ata) po kush e përmbush amanetin e vet (është besnik) dhe ruhet nga mëkatet, s’ka dyshim, All-llahu i do ata që ruhen”. (Ali Imran, 76)
…e kush e zbaton atë që i është zotuar All-llahut, Ai do t’i japë atij shpërblim të madh”. (el-Fet’h, 10)
…dhe zbatoni premtimin që ma keni dhënë Mua. Unë e zbatoj atë që u premtova dhe të më keni frikë vetëm Mua”. (el-Bekare, 40)
Pastaj le ta heqin papastërtinë e tyre, le t’i zbatojnë premtimet e veta dhe le të sillen (bëjnë tavaf) rreth shtëpisë së lashtë”. (el-Haxh-xh, 29)
Ata janë që i zbatojnë premtimet e tyre dhe i frikësohen një ditë dëmi i së cilës ka përmasa të mëdha”. (el-Insan, 7)
…Vetëm njerëzit e arsyeshëm që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën. 20. Ata janë, të cilët e zbatojnë besën e dhënë All-llahut dhe nuk e thyejnë zotimin”. (err-Rra’du, 19-20)
O ju që besuat! Zbatoni premtimet (obligimet)…”. (el-Maide, 1)
…zbatoni me drejtësi masën dhe peshojën…”. (el-En’am, 152)
… Kur të flitni (të dëshmoni), duhet të jeni të drejtë edhe nëse është çështja për (kundër) të afërmit, dhe zotimin e dhënë All-llahut plotësonie…”. (el-En’am, 152)
… pra zbatojeni premtimin e dhënë ndaj All-llahut, e mos i prishni betimet pasi i keni vërtetuar ato…”. (en-Nahl, 91)
…Premtimin zbatonie, pse për premtimin ka përgjegjësi”. (el-Isra, 34)
… dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë…”. (el-Bekare, 177)
Ata që për një vlerë të paktë e shesin besën e dhënë All-llahut, ndryshojnë edhe zotimet e tyre, të tillët nuk kanë pjesë (mëshirë) në botën tjetër, dhe në ditën e kijametit All-llahu nuk u flet atyre, nuk i shikon ata dhe nuk i pastron (prej barrës së gabimeve), ata kanë një dënim të dhembshëm”. (Ali Imran, 77)
Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
Shenjat e munafikut (hipokritit) janë tri: kur flet, gënjen; kur premton, ndryshon dhe kur i besohet diçka, tradhton”. (Buhariu)
Në versionin e Muslimit është edhe kjo shtesë:
Edhe nëse falet, agjëron dhe pretendon se është musliman“.
Imam Muslimi ka shënuar në sahihun e tij rrëfimin e Ibni Mes’udit, i cili thotë se ka dëgjuar Pejgamberin, alejhi’s selam duke thënë:
Kush betohet rrejshëm për marrjen e pasurisë së muslimanit pa të drejtë do ta takojë Allahun duke qenë Allahu i hidhëruar në të.
Pastaj Abdullahu tha se Pejgamberi, alejhi’s selam, si vërtetim të thënies së tij, na lexoi nga Kur’ani këtë ajet:
Ata që për një vlerë të paktë e shesin besën e dhënë All-llahut, ndryshojnë edhe zotimet e tyre, të tillët nuk kanë pjesë (mëshirë) në botën tjetër, dhe në ditën e kijametit All-llahu nuk u flet atyre, nuk i shikon ata dhe nuk i pastron (prej barrës së gabimeve), ata kanë një dënim të dhembshëm”. (Ali Imran, 77)
Pasojat e shpifjes:
– Humbja e besës ndërmjet vete,
– Lindja e paragjykimeve dhe supozimeve,
– Njerëzit sillen ndërmjet vete me metodë të njëjtë; e mashtron e të mashtron, pra hakmerren,
– Shkelen të drejtat elementare të njeriut, derdhen gjaqe dhe paralizohen një sërë rregullash e vendimesh.

Mu për këtë, Islami gënjeshtrën e bërë shprehi, mos përmbushjen e premtimit dhe tradhtinë e amanetit i ka cilësuar hipokrizi. Kjo për faktin se ai që ushtron këto tipare ai shpreh atë që nuk e ka në zemër, dhe në ditën e kiametit, sikur që nuk do t’i bëjnë dobi prejardhja, farefisi e miqtë, po kështu nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, pushteti dhe djemtë. Thotë Allahu:

O ju njerëz, kini kujdes ndaj Zotit tuaj dhe kini frikë ditës kur prindi nuk mund t’i bëjë dobi fëmijës së vet, e as fëmija nuk mund t’i bëjë dobi asnjë send prindit të vet…“. (Llukman, 33)

Pasuria e madhe dhe djemtë e shumtë njeriut që nuk ka besim nuk i shtojnë gjë tjetër pos largimit nga Allahu i madhëruar. Thotë Allahu:

…ata shkuan pas atyre (pasanikëve), të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre vetëm ua shtuan dëshpërimin“. (Nuh, 21)
Nuk është as pasuria juaj, e as fëmijët tuaj ajo që ju afron pranë Nesh…“. (Sebe’, 37)
…e nuk do t’ju bëjnë dobi as të afërmit tuaj e as fëmijët tuaj…“. (el-Mumtehine, 3)
Eshtë e vërtetë se atyre që nuk besuan nuk do t’u vlejë asgjë para All-llahut, as pasuria e as fëmijët e tyre…“. (Ali Imran, 10)
Atyre nuk do t’u bëjë kurrfarë dobie pasuria e tyre e as fëmijët e tyre para All-llahut…“. (el-Muxhadele, 17)
Robërve të Mi, të cilët besuan thuaju: “Ta falin rregullisht namazin dhe me atë që i furnizuam ata, të japin fshehtas e haptas, para se të vijë një ditë që në te nuk ka as kompensim as miqësi“. (Ibrahim, 31)
O ju që keni besuar, para se të vijë një ditë kur nuk do të ketë as shitblerje, as miqësi, e as ndërmjetësim, jepni nga ajo me çka Ne u furnizuam juve. Pabesimtarët janë mizorë“. (el-Bekare, 254)

Dëshpërimi i njeriut nga pasuesit e tij të cilëve ua humbi rrugën e drejtë dhe armiqësia e tyre ndaj tij atë ditë. Thotë Allahu:

Atë ditë zullumqari do t’i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!” 28. O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik! 29. Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar“. (el-Furkan, 27-29)
Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi“. (ez-Zuhruf, 67)

Lidhjet në baza tjera përveç asaj të besimit në Ditën e Kiametit marrin fund. Thotë Allahu:

O ju njerëz, ruajuni dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe. 2. Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjiri dhe secila shtatëzënë e hedh para kohe barrën e vet, ndërsa njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i All-llahut është i ashpër“. (el-Haxh-xh, 1-2)
Dhe (sikur të shihnin) kur do të largohen ata që u prinin prej atyre që i ndiqnin (paria largohet prej atyre që u shkuan pas), e të gjithë e shohin dënimin dhe këputen lidhjet e tyre. 167. E Ata, të cilët u patën shkuar pas do të thonë: “Ah, sikur të na lejohej një kthim (në Dunja) e të largohemi prej tyre (prijësve) siç u larguan ata tash prej nesh”! Kështu All-llahu do t’ju paraqesë veprat që janë dëshpërim për ta, e ata nuk kanë të dalë prej zjarrit“. (el-Bekare, 166-167)
E të gjithë (njerëzit) sheshas i paraqiten All-llahut. Ata të dobëtit (masa e nënshtruar) i thonë parisë (udhëheqëse): “Ne ishim pasuesit tuaj, andaj a mund të na lehtësoni diç nga dënimi i All-llahut?”. Ata (paria) thonë: “Sukur të na kishte udhëzuar All-llahu, ne do t’ju udhëzonim juve. Për ne tash është njësoj, u pikëlluam thellë ose duruam, për ne nuk ka ikje (shpëtim)”. 22. E pasi të kryhet çështja (të hyjnë ata të xhennetit dhe të xhehennemit në të, xhehennemlinjve) djalli (u mban ligjëratën e shëmtuar), dhe u thotë: “Vërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe, qe, nuk e zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t’ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m’u përgjigjët; atëherë pra mos më qortoni mua, po qortojeni veten. Unë nuk mund t’ju shpëtoj juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që ma bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit)”. S’ka dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm“. (Ibrahim, 21-22)

Familja dhe fëmijët pa devotshmëri dhe vepër të mirë nuk janë tjetër veçse një kënaqësi kalimtare e kësaj botë të shkurtër. Thotë Allahu:

Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj botë, po tek All-llahu është e ardhmja më e mirë“. (Ali Imran, 14)

Allahu ka tërhequr vërejtjen që të mos mashtrohemi me pasuri dhe fëmijë të shumtë deri në atë masë saqë të largohemi nga adhurimi për Allahun. Thotë Allahu:

Ata thoshin: “Ne kemi më shumë pasuri e fëmijë, e ne nuk do të jemi të ndëshkuar”. 36. Thuaj: “All-llahu ia shumon begatinë atij që do, e edhe ia pakëson, por shumica e njerëzve nuk e dinë”. 37. Nuk është as pasuria juaj, e as fëmijët tuaj ajo që ju afron pranë Nesh, është vetëm besimi dhe veprat e mira; të tillët shpërblehen shumëfish për atë që vepruan dhe ata janë në dhoma të larta të shpëtuar“. (Sebe’, 35-37)

Allahu ka lajmëruar se ajo me çka sprovohet njeriu në këtë botë është që të dallohet sinqeriteti i besimit të tij është pasuria dhe fëmijët. Thotë Allahu:

Dhe, dijeni se pasuria e juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm një sprovë, dhe se te All-llahu është shpërblimi i madh“. (el-Enfale, 28)
O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të All-llahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të humburit“. (el-Munafikune, 9)

Besimtari nuk duhet të mahnitet nga pasuria dhe dhuntitë që ua janë dhënë jobesimtarëve ngase kjo gjë bëhet që vetëm t’iu shtohet dëshpërimi dhe sprova si dhe mashtrimi me këtë botë. Thotë Allahu:

Prandaj, mos të mahnitë (mos e shih të mirë) pasuria e tyre e as fëmijët e tyre, All-llahu do vetëm t’i dënojë me to në jetën e kësaj botë e t’ua nxjerrë shpirtrat duke qenë ashtu qafira“. (et-Teubeh, 55)
E ty të mos shkojnë kurrësesi sytë në atë me çka Ne i pajisëm disa prej tyre, as mos u brengos për ta (pse nuk besuan), kurse ndaj besimtarëve jij i përulur e i butë“. (el-Hixhr, 88)
Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jetë me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për t’i sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm. 132. Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të furnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që ruhet“. (Taha, 131-132)
Të mos mashtrojë bredhja nëpër qytete e atyre që nuk besuan“. (Ali Imran, 196)
A mos mendojnë ata se me atë që jemi duke u dhënë atyre nga pasuria dhe fëmijët, 56. Nxitojmë t’ua ofrojmë atyre të mirat? Jo, kurrësesi, por ata nuk janë kah e kuptojnë“. (el-Mu’minune, 55-56)
Të mosmendojnë ata që nuk besuan se afatin që u dhamë Ne atyre të jetojnë, është në dobi të tyre. Ne i lamë të jetojnë vetëm që shtojnë edhe më shumë mëkate, se ata i pret dënim nënçmues“. (Ali Imran, 178)

Ai që pos Allahut merr për zot dikë tjetër, në Ditën e Kiametit do të dëshpërohet shumë kur shef se lidhjet ndërpriten. Thotë Allahu:

S’ka dyshim se dita e kijametit ku kryhet gjykimi, është caktim i të gjithë atyre. 41. Në atë ditë nuk bën dobi asgjë miku për mikun, e as nuk mund të ndihmohen. 42. Përjashtim bën ai që e mëshiron All-llahu, se Ai është ngadhënjyesi, i mëshirshmi“. (ed-Duhan, 40-42)
Eshtë dita kur askush, askujt nuk do të mund t’i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm All-llahut!“. (el-Infitar, 19)
(Përkujto) Ditën që vjen kur secili njeri do të përpiqet për vetveten dhe secilit njeri do t’i plotësohet ajo që e meriton, e nuk u bëhet padrejt“. (en-Nahl, 111)
Ditën kur fytyrat e tyre do të përmbysen në zjarr e thonë: “Të mjerët ne, ta kishim adhuruar All-llahun e respektuar të dërguarin!” 67. Dhe thonë: “Zoti ynë, ne i dëgjuam udhëheqësit tanë dhe të parët tanë, por ata na shmangën nga rruga e drejtë”. 68. Zoti ynë, jepu atyre dënim të dyfishtë dhe mallkoi ata si është më së keqi!“. (el-Ahzab, 66-68)
Kur punojnë ata (idhujtarët) diçka të shëmtuar, thonë: “Ne i gjetëm që kështu prindërit tanë, edhe All-llahu na urdhëroi këtë (vizitën reth Qabes lakuriq). Thuaju: “All-llahu nuk urdhëron të shëmtuarën, a thoni për All-llahun çka nuk dini?” 29. Thuaj: “All-llahu ma urdhëroi mua drejtësinë dhe në tërësi kthejuni Atij në çdo namaz (lutje) dhe adhurojeni Atë duke qenë të sinqertë në lutje vetëm për të. Ashtu sikur që ju filloi (krijoi) së pari, do të ktheheni te Ai“. (el-A’rafe, 28-29)
Ata që nuk besuan u thanë atyre që besuan: “Ejani në rrugën (në fenë) tonë, e ne po i bartim mëkatet tuaja (po qe se është mëkat rruga jonë). Po ata nuk do të bartin asgjë nga mëkatet e tyre, në të vërtetë ata janë gënjeshtarë. 13. Ata patjetër do të bartin barrën e vet, e me atë të veten edhe barrë të tjera, e në ditën e kijametit do të merren në përgjegjësi për atë që kanë trilluar“. (el-Ankebut, 12-13)
(E thonë atë shpifje) Sa për t’i bartur në ditën e gjykimit mëkatet e veta të plota dhe një pjesë të mëkateve të atyre që, pa farë arsye i mashtruan dhe i humbën. Sa e keqe është ajo me çka ngarkohen“. (en-Nahl, 25)
Dhe asnjë mëkatar nuk do ta bartë mëkatin e tjetrit, po edhe nëse mëkatari thërret ndonjë për t’ia bartur atë, ajo nuk do t’i bartet atij, edhe nëse (ai që thërret) është i afërt i tij…“. (Fatir, 18)
Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin ndërsa lutja jonë e parë dhe e fundit është: Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!

Autor: Abdu’l Vehhab b. Lutf ed-Dejlemiu
Recensues: Abdu’l Vehhab Mehjub Murshid esh-SHERIBIJJ
Titulli në origjinal: El-edil-letu ala hath-thi’l islami ala’t teavun
Burimi: http://www.jameataleman.org/msah/delame/delame108.htm
Përgatiti në shqip: Sedat G. ISLAMI
http://sedatislami.com

Must Read