BallinaTEZKIJEAmbiciet dhe SuksesiNjë provë praktike mbi mundësinë e organizimit dhe administrimit të kohës

Një provë praktike mbi mundësinë e organizimit dhe administrimit të kohës

Një provë praktike mbi mundësinë e organizimit dhe administrimit të kohës

Një profesor në sektorin për administrim të punës ligjëroi mbi rëndësinë e organizmit dhe administrimit të kohës, duke sjellur një shembull praktik para studentëve, që më mirë të kuptjnë atë qe e tregon…
Ky shembull ishte edhe një provim i shkurtër.
Proferosi solli një kovë dhe e vëndoi mbi tavolinë. Pastaj solli disa gurë të mëdhenjë dhe i vëndoi në këtë kovë me kujdes. Kur u mbush kova i pyeti studentët dhe u tha: a është mbushur kova?
Disa studentë thanë: po.
I pyeti përsëri: a jeni të sigurtë?
Pastaj e solli një qese përplot me gurë të vegjël dhe filloi ta mbush kovën me këto guraleca, derisa u mbushën boshllëqet që ishin mes gurëve të mëdhenj…
Sërish i pyeti studentët: a është mbushur kjo kovë?
Njëri u përgjegj: ndoshta jo…
Profesorit i pëlqeu kjo përgjigje dhe nxori një qese tjetër me rërë, pastaj e derdhi në këtë kovë, derisa u mbushën tërë boshllëqet që gjindeshin mes gurëve..
Sërish pyeti: a është mbushur tani kjo kovë?
Të gjithë studentët thanë: jo, nuk është mbushur.
Pastaj profesori solli një enë me ujë dhe filloi ta derdhë mbi këtë kovë, derisa u mbush.
Në fund i pyeti: çka përfitojmë nga kjo provë?
Një student i entuziazmuar tha: sadoqë programi i njeriut është i mbushur me punë, ka mundësi të bëjë edhe ma tepër, nëse tenton me seriozitet.
Profesori tha: ashtu është… Mirëpo kjo nuk është qëllimi kryesor..Ky shembull na tregon se po mos t’i vëndonim gurët e mëdhenj në fillim, nuk do të kishim mundësi t’i vëndojmë më vonë.
Pastaj tha: disa mund të parashtrojnë pyetje se çka paraqesin këto gurë të mëdhenj? Ato janë synimi yt në këtë jetë ose një projekt të cilin dëshiron ta realizosh, siç është studimi yt, aspiratat e tuaja, futja lumturi në zemrën e atij që e do, ose ndonjë gjë tjetër që paraqet gjë të rëndësishme në jetën tënde.
Vazhdmisht përkujtoni se gurët e mëdhenj duhet të vëndohen fillimisht, përndryshe kurrë nuk do të keni mundësi t’i vëndoni.
Vëlla i dashur, pyete vetveten sonte ose nesër në mëngjesë…cilat janë gurët e mëdhenjë në jetën tonë? Dhe filloi ti vëndosh që tani.

Burimi:
Albislam.Com

Must Read