BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeVËLLAZËRIA PËR HIR TË ALLAHUT DHE VLERA E SAJ

VËLLAZËRIA PËR HIR TË ALLAHUT DHE VLERA E SAJ

VËLLAZËRIA PËR HIR TË ALLAHUT DHE VLERA E SAJ
Pyetja: Hoxhë i nderuar, pak më parë folët për vlerën e dashurisë për Allahun andaj tani a do të kishe mundësi të na folësh për vëllazërinë për hire të Allahut dhe vlerën e saj?

Përgjigja: Vëllazëria për hire të Allahut është pjesë e dashurisë për Allahun ngase në Islam vëllazërimi nuk bëhet në baza tjera dhe askush, përveç të dashurve të Allahut, nuk vëllazërohet. Parim i kësaj është: “Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi”. ([1])
Mu për këtë, transmetohet se ka thënë Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të,: Përfitoni vëllezër ngase ata janë ndihmë për dynja dhe ahiret. Për dynja po e dimë po si për ahiret?- e pyetën disa. Po a nuk thotë Allahu: “Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi”. ([2])…u përgjigj Aliu.
Pejgamberi, alejhi’s selam pjesë të vëllazërisë e bëri dashurinë për hire të Allahut dhe brejtjen për hire të Tij. Vëllezërit duhet t’i duash për hire të devotshmërisë dhe respektit të tyre. Ne e duam adhuruesin për hire të adhurimit të tij dhe e urrejmë mëkatarin për shkak të mëkatit të tij, dhe atë në bazë të madhësisë së mëkatit që bën, ngase nuk urrehet ai që bën mëkate të vogla siç urrehet ai që bën mëkate të mëdha sikurse që nuk duhen njëjtë ata që bëjnë adhurim shumë dhe ata që bëjnë më pak adhurim. Allahu ka thënë: “…All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin)”. ([3])

[1] ez-Zuhruf, 67
[2] ez-Zuhruf, 67
[3] et-Talak, 3

Myftiu: Aid el-Karni
Burimi: www.islamweb. net
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI
Data: 5-2-2008, e martë, Vushtrri, Kosovë

Must Read