BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiMeditimi në ajetet e Kuranit famëlartë

Meditimi në ajetet e Kuranit famëlartë

Meditimi në ajetet e Kuranit famëlartë

Kush thellohet me mendje dhe me zemër në
dënimin dhe shpërblimin e Allahut, në urdhëresat dhe ndalesat e Tij të mbushura plot urtësi, padyshim do t’i përloten sytë, patjetër do t’i frikësohet zemra dhe do t’i rrezëllijë besimi i pastër në thellësitë e labirinteve të shpirtit i cili kërkon të ec përpara në rrugën e Allahut. Sa herë që robi lexon Kuranin, ose dëgjon ajetet e Tij, i fërgëllon zemra, i rrënqethet mishi nga frika e Krijuesit.

Thotë Allahu i Madhëruar në Kuran:
“Allahu e zbriti fjalën më të mirë (Kuranin), librin, ajetet e të cilit janë të ngjashme dhe të përsëritura herë pas here. Rrënqethen lëkurët e atyre që i frikësohen Allahut. E më pas zemrat dhe lëkurat qetësohen me përmendjen e Allahut. Ky është udhëzim i Allahut. Udhëzon me të kë të dojë prej robërve të Tij. Atë që e humb Allahu nuk ka kush ta udhëzojë.
[Suretu Ez-Zumer, ajeti.23]

Burimi:
Libri: “Përse janë ngurtësuar zemra”

Must Read