BallinaARTIKUJGruaja dhe FamiljaMBULESA BESIM, PASTERTI, DEVOTSHMERI, TURP DHE NDER

MBULESA BESIM, PASTERTI, DEVOTSHMERI, TURP DHE NDER

MBULESA BESIM, PASTERTI, DEVOTSHMERI, TURP DHE NDER

Falënderimet i takojnë Allahut të Vetëm ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, pas të cilit nuk ka të dërguar, mbi familjen, shokët dhe tërë pasuesit e tij gjer në amshim!
Legjislacioni (sheriati) islam femrës i ka kushtuar rëndësi te madhe, qe bën te ruhet nderi i saj, te ketë pozite te larte, dhe se obligueshmëria e mbulimit te saj nuk është bërë për tjetër përveçse për mbylljen e dyerve të së keqes. Kjo, assesi, nuk do te thotë kushtëzim apo përkufizim i lirisë se saj, jo, përkundrazi, kjo do te thotë mbrojtje e saj qe te mos rrezohet ne gropat e nënçmimit, apo qe te mos jete teatër i syve te pangopur te moralprishurve.

Vlerat e mbulesës

Hixhabi apo mbulesa është respekt ndaj Allahut dhe te dërguarit te Tij,
e qe respektimi i tyre është i obliguar. Thotë Allahu:
“Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës”. (Ahzab, 36)
Allahu ka urdhëruar gratë qe te mbulohen, e ka thënë:
“Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme”. (Nur, 31)
Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme”. (Ahzab, 33)
O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre”. (Ahzab, 59)
Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë:
“Gruaja është avret (e turpshme)”, pra duhet mbuluar atë.
Hixhabi është nder
Allahu i Madhëruar bartjen e hixhabit e cilësoi si shenje e nderit dhe pastërtisë morale te gruas. Thotë Allahu:
“O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le t’i vënë shamitë (mbulojë) e veta mbi trupin e tyre, pse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen”. (Ahzab, 59)…
Hixhabi është pastërti
Ka thënë Allahu:
“E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes, kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre”. (Ahzab, 53)
Hixhabi u përshkrua si pastërti për zemrat e besimtareve dhe besimtareve ngase syri nëse nuk sheh as zemra nuk mund te dëshiroje, dhe nisur nga këtu, nëse zemra nuk shef, atëherë ajo është e pastër, dhe se mundësitë e shfaqjes se sprovave janë me te pakta, ngase hixhabi prenë lakmitë dhe shpresat e atyre qe kane zemra te sëmura. Thotë Allahu:
“andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij”. (Ahzab, 32)
Hixhabi është mbulesë
Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:
Me te vërtetë, Allahu është i turpshëm dhe i mbuluar kështu qe e do turpin dhe mbulimin”.
Po ashtu ka thënë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:
“Nuk ka grua, e cila zhvesh rrobat e saja ne shtëpi te huaj e Allahu te mos ia grise perden (te mos zbulohet)”.
Hixhabi është devotshmëri
Thotë Allahu i Madhëruar:
O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri”. (A’raf, 26)
Hixhabi është besim
Allahu kur flet për mbulesën iu drejtohet vetëm besimtareve e thotë:
“thuaju besimtareve”, pastaj: ” grave te besimtarëve”.
Kur disa gra te fisit Beni Temim tek nena e besimtareve, Aisheja, kishin patur disa rroba te holla, ndërsa ajo iu tha:
“Nëse jeni besimtare këto nuk janë rrobat e besimtareve ndërsa nëse nuk jeni atëherë dëfrehuni me to”.
Hixhabi është turp
Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:
Vërtet, çdo fe ka moral ndërsa morali i fesë islame është turpi”.
Turpi është pjese e besimit ndërsa besimi është ne Xhennet”.
Turpi dhe besimi janë shoke, nëse humbe njeri humb edhe tjetri”.
Hixhabi është xhelozi
Hixhabi po ashtu i përshtatët natyrshmërisë se njeriut te drejte, i cili urren te shtrihen shikimet kah gruaja apo vajzat e tij. Sa lufta është bere shkaku i grave dhe mbrojtjes se nderit te tyre. Ka thënë Aliu:
“Jam informuar se gratë e jomuslimaneve përzihen me burra neper tregje, a nuk jeni xheloz? Nuk ka hajr ne atë, qe nuk bën xhelozi”.

Dëmet e largimit të mbulesës

Largimi i mbulesës është mëkat ndaj Allahut dhe Pejgamberit, alejhi’s selam

Le ta dije se ai, qe e kundërshton Allahun dhe te dërguarin e Tij, ai, përveç vetes se vet, askujt nuk mund t’i bej dem. Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:
“Tere ummeti im do te hyjnë ne Xhennet, përveç atyre qe refuzojnë. Thane: O i dërguari i Allahut! Po kush refuzon? Tha: Kush me respekton mua, hyn ne Xhennet ndërsa kush me kundërshton, ai ka refuzuar hyrjen ne Xhennet”.
Largimi i hixhabit shkak për mallkimin dhe largimin nga mëshira e Allahut
Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:
“Ne fund te ummetit tim, do te ketë gra te veshura port e zhveshura, ne koke te bëjnë (frizura) sikurse gungat e deveve, mallkoni ato ngase ato janë te mallkuara “.
Zhveshja është nga cilësitë e banoreve te Xhehennemit
Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:
“Dy lloje njerëzish janë nga banoret e Xhehennemit, te cilët nuk i kam pare: një grup njerëzish me kamxhik ne dore sikurse bishta te lopëve, me te cilët i godasin njerëzit, dhe gra, te veshura port e zhveshura (gjysmëlakuriqe)”. (Muslimi)
Zhveshja te sjell errësira ne Ditën e Kiametit
Eshtë transmetuar nga Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam një hadith i dobët por me kuptim te mire se: “Gruaja e cila shfaq bukurinë e saj jashtë shtëpie është sikurse errësira ne Ditën e Kiametit, qe nuk ka drite”. Hadithi edhe pse është i dobët, megjithatë ka domethënie te mire ngase dëfrimi ne mëkate është ndëshkim, aroma e mëkatit është ere e ndotur, drita është errësirë…
Zhveshja është hipokrizi
Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:
“Gratë tuaja me te mira janë ato, qe janë te dashura dhe qe lindin shume, janë konsultuese dhe te përshtatshme, dhe këtë nëse ia kane friken Allahut, ndërsa gratë me te këqija janë gratë e zhveshura dhe mendjemadhe; ato janë hipokrite, dhe nuk do te hyjnë ne Xhennet përveç se sa ka sorra me sqep dhe këmbë te kuqe (te cilat shume pak ekzistojnë) “.
Zhveshja do te thotë zbulim i sekreteve
Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:
“Nuk ka grua, e cila zhvishet ne ndonjë shtëpi, jashtë shtëpisë se saj, e qe te mos shkatërrohet perdja ne mes saj dhe Allahut”.
Zhveshja është fëlliqësire
Gruaja është avret dhe nëse ajo e zbulon fshehtësinë apo stolinë e saj te brendshme, atëherë ajo ka bere vepër te fëlliqtë. Ka thënë Allahu:
“Kur punojnë ata (idhujtarët) diçka të shëmtuar, thonë: “Ne i gjetëm që kështu prindërit tanë, edhe All-llahu na urdhëroi këtë (vizitën reth Qabes lakuriq). Thuaju: “All-llahu nuk urdhëron të shëmtuarën”. (A’raf, 28)
Shejtani është ai, qe i shtyn ne këtë fëlliqësire. Thotë Allahu:
“Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija”. (Bekare, 268)
Zhveshja është tradite djallëzore
Tregimi i Ademit, alejhi’s salatu ve’s selam me iblisin e ve ne shesh ambicien e djallit te mallkuar për zbulimin e vendeve te turpshme dhe se kjo është qellim parësor i tij. Thotë Allahu:
“O bijtë e Ademit, të mos ju mashtrojë kurrsesi shejtani sikurse i nxori prindërit tuaj nga xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre që t’ju dalë në shesh lakuriqësia e tyre”. (A’raf, 27)
Pra, Iblisi qenka lider i motos për zhveshje e kështu edhe i lëvizjes për “çlirimin” e femrës.
Zhveshja është tradite çifute
?ifutet kane përvojë te madhe ne shkatërrimin e popujve nëpërmjet femrave. Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam, :
“Keni frike dynjanë dhe keni frike gratë, ngase sprova e pare e izraeliteve ka qene ne gra”.
Zhveshja është injorance e keqe
Ka thënë Allahu:
“Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj si shfaqej në injorancën e hershme”. (Ahzab, 33)
Zhveshja është prapambeturi dhe dekadence
Mbulimi dhe veshja janë gjera te natyrshmërisë se njeriut dhe prej këtu, zhveshja konsiderohet si shkelje e kësaj natyrshmërie…
Zhveshja është dere e hapur e sherrit
Ai, qe kupton tekstet fetare dhe shikon faqet e historisë, bindet për te këqijat e zhveshjes dhe demet e saj, si në aspektin fetar po ashtu edhe ne atë te kësaj bote, e sidomos kur te përzihen burra dhe gra se bashku. Nga këto dëme te këqija veçojmë:
Garimi i grave te pambuluara ne gara bukurie, qe te kthehen shikimet kah ajo, gjë qe e bën gruan si një artikull te pavlere.
Prishja e moralit te meshkujve, e ne veçanti te te rinjve si dhe nxitja për ne këtë gjë te keqe.
Tregtia me femër, si mjet i përhapjes se prostitucionit, etj.
Shqetësimi i femrës duke e llogaritur zhveshjen si argument te nijetit te saj te keq, gjë qe ia ekspozon veten e saj edhe njerëzve te këqij.
Përhapja e sëmundjeve, siç ka thënë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam: Nuk ndodhe te përhapet ne një popull prostitucioni haptas e te mos përhapet ne mesin e tyre murtaja dhe sëmundje tjera, te cilat paraardhësit e tyre nuk i kane njohur”.
Lehtësimi i zinasë me sy. Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam: Zinaja e dy syve është shikimi”.
Vështirësia e uljes se shikimit. Ka thënë Allahu i Lartësuar: Kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e atyhit (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht”. (Isra, 16) Ne një hadith qëndron: Kur njerëzit ta shohin ndonjë te keqe e nuk e largojnë atë ka gjasa qe e keqja t’i kaploje te gjithë”.
Oj motër muslimane! A e ke medituar ndonjëherë fjalën e Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam: “largoje te keqen nga rruga e besimtareve”. Nëse largimi i se keqes qenka dege besimi atëherë mendo se cila është me e vështirë: largimi i një guri apo i një sprove, e cila shkatërron zemrat, dobëson mendjet dhe përhap te keqen?! Me fjale tjera, nëse largimi i një ferre apo guri nga rruga është pjese e besimit, atëherë edhe largimi i sprovave te njerëzve, respektivisht shpëtimi i zemrave duke u mbuluar, gjithsesi se është pjese e besimit.
Nuk ka i ri, i cili shkaku yt devijon nga rruga e drejte, e qe ti ke patur mundësi ta largoje këtë duke vënë mbulesën, e të mos dënohesh nesër tek Allahu për këtë.
Nxito qe te respektosh Allahun, largohu nga kritikat e njerëzve dhe qortimet e tyre ngase llogaria e Allahut nesër është shumëfish me e madhe.
Kushtet e përgjithshme te mbulesës se femrës
Mbulimi i tërë trupit
Qe hixhabi te mos jete vetvetiu stoli
Te mos jete i tejdukshëm
Te mos jete i ngushte por i gjere
Te mos jete i parfymosur, ne mënyrë qe te mos ta ndiejnë erën meshkujt
Te mos iu ngjaje rrobave te pabesimtareve
Te mos iu ngjaje rrobave te meshkujve
Te mos e ketë për qellim fitimin e popullaritetit tek njerëzit
Nëse i mediton këto kushte atëherë shume lehte do te vish ne përfundim se shume muslimane te sodit qe vejnë shami nuk kane shami sipas urdhëresave islame dhe se te tillat mëkatet i quajnë me emra tjerë, zbulimin e quajnë hixhab, mëkatin respekt…
Armiqtë e Islamit u munduan qe nëpërmjet hixhabit modern ta shkatërrojnë shoqërinë islame…por jo edhe muslimanin e devotshëm, i cili nxiton qe urdhëresat e Allahut ti zbatoj ne praktike menjëherë, si dashuri dhe nder për islamin, ne njërën ane, dhe si krenari dhe mburrje me legjislacionin islam, ne anën tjetër. Kjo po kështu do te thotë edhe si respekt ndaj sunnetit te Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam.
Allahu ia ka mohuar besimin atyre qe nuk respektojnë Allahun dhe te dërguarin e Tij, e ka thënë:
“Ata (hipokritët) thonë: “Ne i kemi besuar All-llahut, të dërguarit të Tij, dhe u jemi bindur. Por pas asaj, një grup prej tyre zbrapsën. Të tillët nuk janë besimtarë.
48. E kur thirren që ndërmjet tyre të gjykojë All-llahu dhe i dërguari i Tij, një grup prej tyre nuk i përgjigjen asaj”. (Nur, 47-48)
“Kur thirren besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: “Dëgjuam dhe respektuam!” Të tillët janë ata të shpëtuarit.
52. Kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ia ka frikën All-llahut dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, të tillët janë ata që do ta arrijnë atë që dëshirojnë”. (Nur, 51-52)
Safijje bint Shejbe rrëfen: “Ne ishim duke ndejtur tek Aisheja kështu qe u përmenden gratë e kurejshëve dhe vlera e tyre. Tha Aisheja: Vërtet gratë e kurejshëve kane vlere, por unë nuk kam pare gra me më vlere dhe me te sinqerta ne raport me librin e Allahut se gratë e medinasve, dhe as me besimtare se sa ato ne Kur’an. Kur u zbrit ajeti: “… le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre”, (Nur, 31), shkuan burrat e tyre tek ato dhe ua lexonin atyre atë qe kishte zbritur ne lidhje me to. Ai lexonte gruas, vajzës, motrës dhe çdo te afërmeje, dhe nuk pat grua qe nuk shkoi ne shtëpi e te mbulohet, si vërtetim dhe besim ne atë, qe e zbriti Allahu ne librin e Tij, Ato, me mbulesa, u bën pas Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam sikurse mbi to kishte korba”.
Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe tere neve pasuesit e tij gjer ne amshim!!!

Burimi:
sedatislami.com
www.emanway.com
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami

Must Read