BallinaPraktikaFikhuA është abdesi në rregull nëse nuk thua bismilah?!

A është abdesi në rregull nëse nuk thua bismilah?!

Pyetje: Selamun alejkum. Nëse nuk bënë Bismilah para se me marr abdes, a është Abdesi në rregull?!
Përgjigje:
Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi
familjen dhe mbi shokët e tij.
Shumica e dijetarëve janë të mendimit se besmeleja para abdesit është gjë e pëlgyer, siç është e pëlqyer të thuhet para shumë gjërave të mira apo të lejuara.
Ndërsa disa nga dijetarët, janë të mendimit se thënia e besmelesë para abdesit është obligim, duke u bazuar në hadithin i cili thotë: “Nuk ka abdes ai i cili nuk e përmend emrin e Allahut”. Por, shumica e dijetarëve janë të mendimit se ky hadith dhe hadithet e ngjashëm me këtē, janë prej haditheve të dobëta, të cilat nuk merren për argument.
Ndërsa hadithet e vërteta, të cilat përshkruajnë mënyrën e marrjes së abdesit nga Pejgamberi (salallahualejhiveselem), asnjë prej tyre nuk përmend thënien e besmelesë në fillim.
Andaj, përfundimisht themi se nëse njeriu merr abdes duke mos përmendur emrin e Allahut në fillim, abdesi i tij është në rregull dhe i saktë.
Allahu e di më së miri.

Burimi:
Pyetje dhe Përgjigje
nga Hoxhë Omer Bajrami
Përmblodhi: Hetem Ibrahimi

Must Read