BallinaPraktikaFikhuA lejohet përdorimi i barnave që përmbajnë alkool?

A lejohet përdorimi i barnave që përmbajnë alkool?

A lejohet përdorimi i barnave që përmbajnë alkool?
Pyetje: A është e lejuar të lyejmë fytyren me ilaçet që kanë përmbajtje me alkool, sepse e shumica e ilaçeve per puçrat në fytyrë janë me alkool. A ka ndonje zgjidhje tjetër nse nuk eshte e lejuar?

Përgjigje:
Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi
familjen dhe mbi shokët e tij.
Përdorimi i alkoolit është i ndaluar në Islam, qoftë për pirje, apo për shërim. Ka thënë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Allahu nuk e ka bërë shërimin tuaj, në atë që ua ka ndaluar”. (Transmeton Buhariu)
Ndërsa sa u përket barnave të cilat janë të përziera me alkool, varet sa është sasia e alkoolit në to. Nëse shumica e tij (barit apo kremit) është alkool, atëherë është i ndaluar përdorimi i tij. Ndërsa nëse pakica e tij është alkool, dhe alkooli e humb ndikimin e tij që e ka, atëherë lejohet përdorimi i tij.
Thotë Shejh Ibn Uthejmin: Sa u përket barnave të cilat përmbajnë alkool, nëse vërehen shenjat e alkoolit në të, apo nëse e pi njeriu atë dehet (nëse prej barnave që pihen), atëherë përdorimi i tij është i ndaluar, ndërsa nëse nuk vërehen shenjat e alkoolit, dhe nuk të deh pirja e tij, atëherë përdorimi i tij është i lejuar, ngase më alkooli në të nuk ka kurrfar ndikimi.
(Lika’at babil meftuh 3/231)

Kështuqë përfundimisht themi se kremi apo masti i cili përdoret në fytyrë,
dhe ka sasi të vogël të alkoolit në të, lejohet përdorimi i tij.

Allahu e di më së miri.

Must Read