BallinaSpikasimMiti i Bredhit dhe esenca e tij

Miti i Bredhit dhe esenca e tij

Miti i Bredhit dhe esenca e tij
Bredhi, zakonisht, bëhet për qejf të fëmijëve, dhe nisur nga injoranca, ai mendohet si diç dekoruese e kësaj nate, edhe pse ai në vete bart një histori pagane. Bazuar edhe në disa të dhëna germanët e vjetër, të parët e gjermanëve të tanishëm, fuqishëm kanë besuar se druri i bredhit është mbrojtësi i natyrës dhe në vetë posedon “shpirtin e malit”, andaj, luftëtarët trima të asaj kohe, në mbrëmjen e ndërrimit të mot moteve, shkonin në mal dhe me rituale të caktuara, e bekonin dhe e lavdëronin këtë trung.
Pema e krishtlindjeve, tash aq i rëndomtë në mjediset tona, ka qenë i zakonshëm në Romën pagane dhe Egjiptin pagan. Në Egjipt, ky ka qenë druri i palmës; në Romë, ky ka qenë bredhi – druri i palmës që paraqiste Mesinë pagane, si Bal-Temer; bredhi që i referohej atij si Bal-Berith. Nëna e Adonisit, zotit-diell dhe hyjnisë madhështore të ndërmjetshme, thuhet të ketë qenë shndërruar në një pemë në mënyrë mistike dhe atëherë, në këtë gjendje, të ketë lindur të birin e saj hyjnor. Nëse nëna ka qenë një pemë, i biri duhet të ketë qenë pranuar si njeri-degë. Kjo plotësisht shpjegon vendosjen e cungut në zjarr, në natën krishtlindjeve, dhe shfaqjen e pemës/bredhit të krishtlindjeve në mëngjesin e nesërm.

Burimi:
sedatislami.com

Must Read